Megjithëse Shqipëria renditej e fundit në rajonin për korrupsionit, ajo është ngjitur disa shkallë më lartë, pra në drejtim pozitiv. Për qeverinë, është një lajm i mirë që duhet të ndahet me qytetarët.
“Sot, Transparency International bëri publik Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015 dhe i dha Shqipërisë një arsye për t’u ndjerë më mirë me vetveten. Sipas këtij vlerësimi prestigjoz, Shqipëria ka fituar pikët më të larta në gjithë historinë që kur Transparency International ka filluar matjen e këtij perceptimi dhe është ngjitur 22 vende më lart për vetëm një vit – nga vendi 110 në vitin 2014, në vendin e 88–të, në 2015 – në përmirësimin e perceptimit publik për korrupsionin”, tha ministri Blendi Çuçi.
Sipas tij, ky rezultat nuk do të thotë se janë arritur të gjitha objektivat në luftën kundër korrupsionit,” por ai dëshmon qartësisht se jemi në drejtimin e duhur për të mposhtur fuqinë e trashëguar të korrupsionit dhe për të fituar, së bashku me çdo shqiptar e shqiptare, luftën për të çliruar shoqërinë tonë nga ky makth që pengon zhvillimin dhe minon demokracinë.” /Dita/
Mos po ja bën shumë qefin vehtes,,,?Si Berisha ,pas Gjermanisë kur ishim të dytët.!,! KUR QELBI I KORRUPSIONIT PËR SHKAK TË DREJTËSlSE E KA MBYTUR KËTË VEND,Gjeni kohë edhe për tu mburrur,,,,,?!