Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.
Shqipëria synon të zërë një nga vendet si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë bisedës së Metës me homologun Duda, sipas njoftimit të zyrës së shtypit u vlerësuan mbështetjet reciproke për kandidaturat e të dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët 5 janë të përhershëm (Franca, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia) ndërsa 10 të tjerë zgjidhen me një mandat dy vjeçar (5 vende çdo vit).
Gjithashtu, të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me marrëdhëniet shumë miqësore e të bashkëpunimit prej dekadash mes dy vendeve dhe nevojën e forcimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të tyre në të ardhmen.
Në mënyrë të veçantë vlerësuan rritjen e interesit dhe të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe numrin gjithnjë në rritje të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë.
Presidenti polak pranoi me kënaqësi ftesën për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
o.j/dita

Shkon ne mbledhjen e OKB-es. Dhe takon Polakun. Ik mor qelbanik se le nam, mendon se do mbash parane e vjellur. Mbaje, mbaje, por eshte e pergjakur, nuk te ben hajer. Ke hyr ne fazen e ferrit tokesor, nuk te shpeton sot as polaku, as rusi, as serbi, as ndonje tip si Giuliani qe esht pervete po aq i humbur sa ti. jepi fund ketij teatri makaber qe esht jeta jote! Ik!