Shqipëria kontributin më të ulët në rajon për ekonominë globale

Elton Tafaruci

Sipas indeksit “ Good Country”, Shqipëria renditet ndër shtetet e fundit në botë, për kontributin që jep në ekonominë globale. Vendi ynë rankohet i 108-ti, nga 163 shtete të ekzaminuara sipas studimit të vitit 2016, me një rënie prej 35 vendesh krahasuar me një vit më parë. Shqipëria, për 2016, gjendej në fund të listës rajonale që kryesohej nga Serbia, e 47-ta në botë…

Ideja e Indeksit “Good Country” është, sipas nismëtarit Simon Anholt, të masë çfarë kontribuon çdo shtet në të mirën e humanitetit të përbashkët, barazisë njerëzore, shëndetit, zhvillimi i teknologjisë etj, përtej rritjes ekonomike, duke përdorur të dhënat e OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Nën indekset që studiohen janë: prosperiteti dhe barazia, për të cilin renditet më mirë në vendin e 49-të, ndërsa performancën më të keqe e shfaq në sigurinë dhe garantimin e paqes, shëndeti dhe zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë, për të cilat jeni në 10 e fundit. Aty ku ne shkëlqenim ishte te nënindeksi i Kulturës, që Shqipërinë e bënte një ndër vendet me kontributin më të kënaqshëm në Botë, e renditur në pozicionin e 48-të.

 

Në rang global, Suedia vlerësohet si vendi me kontributin më të madh në prosperitetin global, në vend të fundit qëndron Libia./MONITOR

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *