Bashkëpunëtori i DITA-s, Bedri Islami i cili është thuajse çdo ditë i pranishëm me analizat e tij, sot vjen me një intervistë ekskluzive që bën një skaner të politikës shqiptare dhe sidomos marrëdhënieve mes dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai i rikthehet dhe njëherë përplasjes Haradinaj-Rama dhe thekson se kjo është gjëja më e pakuptimtë që mund të ndodh në botën shqiptare. Islami thotë se Haradinaj ka sakrifikuar jetën e vëllezërve për Kosovën, ndërsa ironizon kryeministrin shqiptar se kur mori detyrën vëllain e thirri nga SHBA për ta pasur pranë.
Z.Islami pak ditë më parë keni shkruar në DITA rreth debatit të fundit mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haredinaj dhe atij të Shqipërisë Edi Rama për përplasjen që kanë patur për temën e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ky debat tanimë përpos që vazhdon mes Haradinajt e Ramës ka kaluar edhe në gjyq, pas padisë që ka bërë zoti Rama. Si e shihni ju këtë përplasje?
Është përplasja më pa kuptim që ndodh mes dy shefave të qeverive, të cilët i përkasin të njëjtit komb, të ndarë në shtete të ndryshme. Pa dyshim, duam apo nuk duam, do të mbetet si një rast i shëmtuar dhe , në të njëjtën kohë, tragjik! I pamenduar më parë, sherrnaja mes dy shefave qeveritarë tregon se ende në politikën shqiptare mbizotëron ndjenja e tribusë, politika rurale është jo vetëm formë, por edhe përmbajtje.
Mes shefave qeveritarë do të ketë kurdoherë përplasje për ide të ndryshme, vizione, mendime, perceptime politike e historike; do të ketë dallime dhe mirë është që të ketë. Por gjithnjë ata kanë hapësirën e tyre, një shtrirje që zë atë përmasë sa është e perceptueshme dhe nuk kalon në mëritë, përcaktimet dhe, çfarë është më e rëndë, në gjyqet absurde.
Nuk duhej të ndodhte. As Haradinaj dhe as Rama nuk janë tradhtarë, por as Rama dhe as Haradinaj nuk e kanë në dorë të shesin pjesë të Kosovës, të ndryshojnë kufijtë apo të përcaktojnë të ardhmen. Përplasja mes tyre tregon se ende është në botëkuptimin e shfaqur mëria politike, e cila, aq sa ka lidhje me Kosovën, aq ka lidhje edhe me Shqipërinë, që, aq sa ka lidhje me ata personalisht, aq ka të bëjë edhe me aleancat politike në të dy vendet. Kombi nuk trajtohet si politikë, as si pjesore, dhe, dy shefat qeveritarë kanë anashkaluar pikërisht këtë koncept.
Ky raport mes dy kryeministrave sa mund të ndikojë në raportet Kosovë – Shqipëri?
Në fakt, për fat të keq, do të ndikojë. Jo se këto dy shtetarë kanë forcën e ndikimit aq sa të ndryshojnë raportet, por, ata që kanë qenë të gatshëm të keqësojnë këto marrëdhënie janë rizgjuar, kanë ngritur një botë tjetër, e kanë përgjithësuar sherrin mes dy shefave qeveritarë si një sherrnajë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pra, kanë ngritur një stuhi, e cila e ka derdhur kupën e saj dhe, momentalisht, duket se ka ndikuar. Është një gjendja e kalueshme, e përballueshme dhe do të bëjë një ndarje mes atyre që e përballuan këtë sherr si një sherr mes kryeçobanëve dhe atyre që menduan se kjo është zezonë. Në Kosovë këto janë të njohur. E kanë dashur këtë sherr dhe e kanë nxitur edhe para fillimit të një procesi gjyqësor. Për to, pikërisht për to, ky përbën lajm, është tragjedi, kanë vënë kujën dhe do e vazhdojnë këtë kujë. Këto janë njerëz të njohur, më shumë të tubuar rreth disa mediave që kurrë nuk e kanë dashur afrimin e Kosovës me Shqipërinë, se tek njerëzit e politikës. Politika në Kosovë, ndoshta edhe nga momenti i tashëm, u tregua më pragmatike, e heshti këtë përplasje, nuk e bëri pjesë të lojës së saj.
Në Shqipëri klasa politike, njerëzit e politikës e pritën këtë rast për të dëshmuar patriotizmin e tyre dhe për të iu vërsulur edhe një herë njëri-tjetrit. Të gjithë po tundin flamurin e atdhedashurisë , si të jetë monopol i tyre. Është e përkohshme. Përgjithësisht njerëzit e njohin këtë klasë politike që ka uzurpuar shtetin, e dinë se sa atdhetarë kanë qenë e janë. Po të ishin vërtet aq patriotë sa shfaqen tani, apo aq modernë sa duan të dëshmohen, do të kishim pasur një Shqipëri ndryshe, një Kosovë ndryshe, raporte tjetërlloj, do të kishim tregti të përbashkët, politika të përbashkëta arsimore, hapje kufijsh, zhvillime shkencore të përbashkëta. Nuk kemi asnjërën prej tyre. Mentaliteti se “ më mirë i pari në katund, se i dyti në qytet”, duam apo jo, është ende real në politikën shqiptare.
Tjetër ndikim nuk ka dhe nuk do të ketë. Është ngritur një stuhi e përkohshme, e cila nuk do të zgjasë shumë dhe nuk do të ketë pasoja të mëtejshme.
Si e shihni ju kapërcimin e këtij debati, fundin?
Jam i bindur se e gjithë kjo do të shuhet shumë shpejt dhe ata që do të mbeten të rënduar nga kjo histori do të jenë dy shefat qeveritarë. Nuk besoj se do të ketë gjyq. Si shumë gjëra të tjera, do të harrohet. Ata , Rama dhe Haradinaj, kanë gabuar të dy. Asnjëri prej tyre nuk është i fituar. Nëse kjo histori do të vazhdojë, do të jenë të dy të mundur. Faji do të jetë i përbashkët.
Shikoni, është e vërtetë se Rama dhe Haradinaj janë dy njerëz me karaktere të ndryshme, rrugëtim të ndryshëm politik, aq sa kanë qenë miq, aq edhe janë të larguar nga njëri tjetri.
Rama erdhi në politikë nga Parisi, ku ishte i mërguar. Një rast fatkeq i familjes së tij përcaktoi edhe rrugëtimin e tij politik. Nga i djathtë ekstrem u bë drejtuesi i së majtës. Ai ka përcaktimin se “ PS nuk ma la Fatos Nano, por ia mora Fatos Nanos”, duke e trajtuar si një përleshje, e cila, herë është zbutur dhe herë të tjera ka kaluar në grotesk, për të shkuar rishtas drejt përplasjeve. Haradinaj ka qenë pjesë e një lëvizje klandestine çlirimtare, në të cilën ka bërë pjesë e gjithë familja e tij. Rama, në të njëjtën kohë kur pjesë të familjes Haradinaj ishte e burgosur, mes të cilëve shquhej Smajl Haradinaj, ishte pjesë e një nomenklature të nivelit mbi të mesmë, por kundërshtar dhe përtallës i nomenklaturës së lartë, me gjithë sistemin që mishëronte ajo.
Haradinaj hyri në politikë nga lufta, Rama nga vizatimet. I pari humbi dy vëllezër në luftë, i dyti , sapo u bë kryeministër thirri në Shqipëri vëllain e tij në SHBA. Unë kam punuar me Ramush Haradinaj, kemi qenë pjesë të së njëjtës organizatë politike, por edhe më pas; ai është pasionant në punë, nuk e njeh kufirin politik mes së majtës dhe të djathtës, e kërkon dhe e do pushtetin. Rama është më i artikuluar, koha e tij ka rrjedhur ndryshe, pikëpamjet e tij janë të moderuara, por duke shkuar drejt liberalizmit të pafund financiar, ka krijuar tani e, më pas, edhe më shumë, një greminë financiare. Haradinaj si njeri është i besuar, kurrë nuk e kam kthyer kokën, mendoj si njeri i politikës, kur jam ndarë me të, ai ka miq të shumtë që do i ketë edhe kur të mos jetë në politikë. Rama, sipas bindjes sime, nuk ka miq, rënia e tij nga politika do të jetë edhe vetmia e tij njerëzore; oligarkët do e lënë në vetminë e tij, por, edhe ata që sot besojnë verbërisht tek ai, qoftë në Kosovë apo në Shqipëri, një ditë mund të gjenden të larguar nga miqësia e tij.
Kanë edhe të përbashkëta. Që të dy janë njohës të mirë të gjuhëve të huaja. Në gjuhë të huaj merren vesh më mirë se në gjuhën shqipe, kjo figurativisht. Haradinaj flet shumë mirë disa gjuhë, mes të cilave anglisht, gjermanisht, italisht, finlandisht, serbo-kroatisht, ndërsa shqipja e tij është ende vokale, e Rrafshit të Dukagjinit, e po ashtu, edhe Rama flet shkëlqyeshëm mjaft gjuhë të huaja. Unë kam bindjen se të dy e duan Shqipërinë dhe Kosovën, nuk kanë ndër mend as ta shesin dhe as ta copëtojnë, dhe, e gjithë kjo që ndodhi, më shumë se sa mendësi politike e Kosovës, ka fillesën në Tiranë. Sherrnaja e Tiranës zbriti në Prishtinë në këtë formë amorfe, të pabukur dhe të padenjë.
Nëse nuk do të merren vesh në gjuhën shqipe, ku Rama është mjeshtër i vërtetë, një ditë, nëse Haradinaj do të ishte kryeministri i Kosovës, do të ishin marrë vesh në anglisht, pra, një fuqi ndërkombëtare, anglishtfolëse, do i kishte ulur përballë njëri tjetrit, do i kishte mbyllur në një dhomë dhe do u thonte se nuk do të dilnin jashtë saj pa u kuptuar me njëri tjetrin. Ne, shqiptarët, merremi vesh më mirë jo në gjuhën shqipe.
Ku mendoni se duhet të forcohet më shumë bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri?
Kudo mund e duhet të forcohet, në të gjitha fushat. Jemi të vonuar, madje shumë. 20 vite pas çlirimit të Kosovës hapat që janë bërë janë të vogla, pak të dukshme dhe, edhe më pak efektive.
Pas ngjarjeve të vitit 2001, pranverën e këtij viti, shteti serb ngriti një strukturë të posaçme, të përbërë nga pak politikanë, por më të shumtën akademikë, profesorë të njohur, gjeologë, ekspertë të njohur të sigurisë, hartografë etj për të shkundur shtetin e Kosovës që po vinte në hartën politike të Europës. Programi i tyre është aq i detajuar, sa nuk janë harruar as imtësitë më të vogla. Për shembull, njëri prej tyre është dhe çmitizimi i familjes Jashari, vendi ku nisi rrokullisja e tyre.
Kosova dhe Shqipëria nuk kanë ende një platformë të përbashkët, kur kjo duhej të kishte filluar të ngrihej që në vitin 2000. Nuk kemi një platformë të përbashkët politike, ekonomike zhvillimore, arsimore, të kulturës, energjisë, të financave, të tregtisë. Akademikët tanë, duke risjellë ndër mend një thënie të Hamzë Jasharit, i kanë futur veshët në lesh.
Ne një kohë jo të largët në Kosovë ishin idhuj të atdhedashurisë akademikë të shquar si Çabej, Buda, Kostallari, Uçi, Kadare, Agolli, Demiraj, Mejdani, etj, në Shqipëri njerëzit vraponin për të takuar Idriz Ajetin, Anton Çetën, Rexhep Qosjen, Ali Hadri ishte një shëmbëlltyrë politike dhe atdhedashurie; megjithë ndarjen politike përsëri kishte programe të përbashkëta.
Sot, pak vetë i njohin akademikët e Shqipërisë në Prishtinë dhe aq më pak akademikët e Kosovës në Tiranë.
Duhen përmbysur këto raporte. Më së pari , duhet krijuar një Komitet i përbashkët, që të ndërtojë strategji të përbashkëta, të detyrueshme për t’u zbatuar nga dy qeveritë. Nëse ndodh kjo, atëherë shefat qeveritarë nuk do të kenë kohë të zihen me njëri tjetrin dhe të kënaqen duke gjetur epitete të pahijshme.
Dalim pak edhe tek situata e fundit në Kosovë, zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar dhe mundësia për krijimin e institucioneve në Kosovë. Sipas jush pse gjithë kjo vonesë në krijimin e qeverisë së re, kur kemi parasysh zotimet e LV dhe të LDK-së se menjëherë pas 6 tetorit do të formojnë institucionet. A mundet të arrihet një koalicion mes këtyre dy partive apo opsion shihni një qeveri teknike apo shkuarje në zgjedhje të reja?
Në politikë, më shumë se kudo, hesapet e shtëpisë nuk dalin në Pazar. Përbetimet parazgjedhore harrohen. Fillojnë llogaritë e ftohta, duke synuar secila të jetë në rolin e luanit. Por, askush nuk dëshiron të jetë nën këmbët e tij, aq më tepër LDK-ja, një forcë politike që është mësuar të bëjë llogari të ftohte dhe mungesën e një lideri si Rugova ta zëvendësojë me krijimin e forcave të tjera. LDK-ja bën dhe ka bërë gjithnjë llogari gjakftohta. Ajo nuk të jep gishtin pa e ditur se të merr krahun.
Nga ana tjetër, nuk e kam menduar se edhe LV do të jetë kaq naive, e përciptë dhe mpomentale.Jam prirur gjithnjë të besoj se lideri i saj i padiskutueshëm, në fakt lideri më i lexuar që është në Kosovë, do të dijë të gjejë mesoren e artë, pa e dëmtuar Lëvizjen e tij, por , mbi të gjitha, pa e dëmtuar Kosovën.
Bashkimi mes LV dhe LDK-së do të jetë i vështirë, por, edhe nëse bëhet, do të jetë i mundimshëm. Ëndërrimtarët e LV nuk mund të jenë në një kohë të gjatë dhe të suksesshme me pragmatikët e LDK-së, kur kjo e fundit ka një fillesë krejt ndryshe politike nga ajo e LV.
Kam besuar se Albin Kurti do të dalë nga stanjacioni, jo përmes një loje të lexuar dhe të pabukur politike, por, si kam pritur, përmes arsyes së duhur, qëndrimit të fortë dhe mendimit racional. LDK-ja, por edhe ai vetë, e futën në një lojë, me dhimbje e them këtë, që nuk është e denjë për figurën e tij, sidomos për figurën e pritur.
Unë , personalisht, do të isha për një qeveri teknike, gjithë përfshirëse, të kufizuar në kohë, të themi një vjeçare, që do të përgatiste zgjedhjet e reja, por, në të cilën të mos përfshihej PDK-ja, , e cila ka zgjedhur rrugën e qëndrimit në opozitë dhe mendoj se duhet të jetë në opozitë. Ajo duhet të shërojë veten,për të qenë pjesë e shërimit të plagëve të Kosovës.
Dhe një pyetje për fund. Këto ditë qe për vizitë në Kosovë dhe Serbi, i dërguari i posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë – Beograd, e cila mori përkrahje nga liderët në Kosovë, por që u kundërshtua nga shoqëria civile për mungesë transparence. Kjo vizitë e Grenellit a mund të cilësohet si presion për arritjen e shpejtë të marrëveshjes finale Kosovë – Serbi?
Së pari, marrëveshja finale Kosovë – Serbi është ende larg. Më larg nga sa mund të mendohet, pasi problemet mes dy shteteve janë të shumta, të rënda dhe që ende nuk kanë filluar të kenë kahun e zgjidhjes. Histori tragjike qëndrojnë ende pezull dhe, si duket, qeveria serbe, as që mundohet të ketë zgjidhje. Në të kundërtën, ajo po bën gjithçka është e mundur për të përmbysur realitetin e shtetit të Kosovës.Nga ana tjetër, së dyti, nuk është thjeshtë presion, është dëshirë e SHBA për të gjetur një zgjidhje dhe çdo administratë e lartë amerikane, edhe kjo e sotmja, kërkon të ketë një sukses, zgjidhje.
Mendoj se është një fillesë e re e qëndrimit të njohur amerikan. Nga ana tjetër, e gjithë kjo marrëveshja ishte në një tis të thellë fshehtësie, sikur të kishte një ndjenjë frike se do të pengohej. Ende nuk dihet asgjë rreth negociatave për të, ashtu si nuk dihet asgjë për një marrëveshje të re në ndërlidhjen hekurudhore.
Kosova është një moment kyç, ndoshta nga më të rëndësishmit në periudhën pas pavarësimit të saj. Së shpejti, mendoj, do të ketë ngjarje që mund të tronditin skenën politike. A do të përballohet ajo?- këtë do e dëshmojnë muajt në vazhdim, por unë jam i bindur se, po.
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Kush ka mendje te kuptoje, i thone kesaj,… shume I kriptuar dhe mund ta kuptoj… nuk mund te thuhen te gjitha se nuk eshte intervista e jetes… Megjithate ne vija te pergjithshme jam dakort
Lum si ti o D qe paske mendje dhe qe qenke shume i kriptuar.
Mendoj se kjo grindje midis Rames dhe Haradinajt nuk ka ndikim ne marredheniet midis dy popujve pasi Rama ka paditur Haradinajn per shpifje dhe jo Kosoven ,kur dhe ne zgjedhje PAK e Haradinajt kaloi ne opozite pra nuk e votoi populli per t’i besuar qeverisjen.Se dyti nqs duam te hyjme ne Europe pra te levizim pa viza ,te drejte pune,bisnese te pa tatuara e plot marreveshje te ndryshme detyrimisht keto do te jene te vlefshme edhe per Serbine edhe kjo si anetare e BE-se (ne te ardhmen)pra shpejt a vone minishengeni do te behet bigshengeni.Per linje ajrore Serbi-Kosove apo hekurudhore askush nuk flet per tradheti…Mjaft me teori komuniste apo tradhetira izolimi …Shqiperia nuk ka kohe per te humbur.
Shkrimi ka me shume synim dhe karakter paqtues midis dy sherrxhnjve por nuk nxjerr ne pah shkakun perse arriti perplasja deri ne kete pike….
C`mund te na thote z.Islami per aleancen Haradinaj, Berisha e sidomos per dashurine me Meten….?????
Jo se Rama eshte engjell por ramushi u be “parti pris” me duke provokuar hapur me takimet e tij publike me ata te dy nderkohe qe Rama ishte K/minister dhe tepakten formalisht duhet te ishte takuar me te.
Personalisht nuk mendoj se ka ndonje te keqe qe do perballen ne nje gjyq SHQIPTAR (jo nderkombetar).
Eshte rast I mire per Ramushin t`i a perplasi ne fytyre balle perballe e t`ja vertetoje me fakte akuzen Rames dhe jo te barrikadohen pas faqeve te shtypit apo ekraneve duke corjentuar nje Tirane e nje Prishtine te tere.
Ta kuptoje pastaj publiku se kush genjen dhe perse…
Balle perballe!
Ose do jete mik me Vucicin dhe serbet ose me Haradinajn dhe kosovaret. Dhe Rama nuk e pati te veshtire zgjedhjen…
Vërtet vështirë e ka me kosovarët që sipas statistikave zyrtare serbe mbi 150 000 shqiptarë Kosove që nga pas luta kanë marrë stetësinë e Serbisë dhe ma tepër kērkojnë shërbime sëndetësore në Serbi se në Shqipëri e sa për qarkullimet e njerëzve dhe mallrave Kosovë -Serfi brenda nji viti ho ho miliona
Dhiare e Dules, flet per Kosoven.
Ke gjetur ndonje pale kocka greke sot, apo ke dale bosh dhe do e marresh rrogen nga bodrumi?
Haradinaj ishte faktor m tepër në Kosovë se në Dukagjin ku bashkëluftarët i pati ma tepër nga vise tj. e sidomos nga Drenica kjo u dëshmu që në zgjedhjet e para politike e deri sot se rajoni i Duk. dhe komunat atje edhe sot janë bastionet e Ldk që e penguan me të madhe dhe çka ma interesantë kur u fut në politikë ky mori kahje asimetrike ku me zell të madh lidhi e lidhë partneritet me LDK Prisht. dhe PD-Tiranë se sa me PD Prishtinë e PS Tiranë shkaku është lakmia për pushtet
E lexova intervistën tuaj, z. Bedri, e kuptoj kënd vështrimin tuaj në ”konfliktin” midis Edi Ramës dhe Ramush Hajradinaj, dhe shpreh mendimin se midis tyre nuk ka konflikt, por sulm mediatik i Edi Ramës me ofeza direkte ndaj Ramushit, duke marë si shkak gjoja një deklarim të gënjeshtërt-sipas Ramës, të bërë nga Ramushi në lidhje me ndarjen e Kosovës.
Do të gjykoja se nuk është ky deklarim shkaku i reagimit ofendues të Ramës, por është më i thellë, në karakterin e tyre, të cilin e kanë çfaqur dhe shpërfaqin kudo, në jetën e përditëshme , edhe në politikë. Ramushi vjen nga një familje që e ka vuajtur pushtimin sërb, e kanë pësuar prej tyre me dy jetë- vëllezërit e Ramushit. Nuk ka qënë i përkëdhelur. Ka një respekt të qëndrueshëm karshi familjes, shoqes së jetës, duke u shpërblyer po ashtu.
Ramushi , i gatuar i tillë nga një familje dhe krahinë me cilësi të larta patriotike , në moshën më të bukur rrëmbeu armën për Çlirim . Ky brez të rrinjsh të shkëlqyer, Thaçi, Limaj, e tj morrën përsipër të udhëhiqnin Kosovën e lirë dhe të pavarur. Shumë e vështirë për shpatullat e tyre, por jo aq për shpirtin e tyre, ambicioz për t’ia dalë.
Janë këto cilësi që një djalë i përkëdhelur i Shqipërisë mëmë, nuk mund t’i ketë së brëndëshmi. Por duke u karakterizuar nga ego e sëmurë, për të qënë i përveçëm midis bashkëkombasve, pse jo edhe më tej :(me poture dhe atlete), Ai nuk do që të ketë rivalë. Duket sikur çdo ditë i drejtohet pasqyrës dhe i kërkon çdo mëngjes :
– Pasqyrë, moj pasqyrë, kush është më i ditur, më i suksesshëm dhe më i dashur nga shqiptarët kudo që ata janë.
Dhe pasqyra i thotë disa emra nga Shqipëria dhe Kosova. Në Kosovë, ka disa vjet që ajo i thotë : Ramush Hajradinaj, Albin Kurti e me rradhë.
Me këtë botkuptim i shikon njerëzit përreth Edi Rama, ndaj i do që t’i ketë nën vehte, dhe nuk nguron ta bëj këtë me të gjitha mënyrat. E ka vërtetuar këtë që në krye të lëvizjes për shkatërrimin e Pushtetit Popullor, ku kërkoi të varreshin në litar ata që e ngritën dhe e mbajtën këtë pushtet, baballarët tanë, më pas kërcënoi dhe përdori gjithçka për të pronësuar PS-pjellë e Partise së baballarëve që nuk kishte shumë kohë kur kërkoi kokat e tyre nën litar, luajti me gjithçka për të përmbysur Bandën Berisha, po përdor gjithçka për të mos e lëshuar kreun e qeverisë, me bandën e vet. Ndërsa Ramushi fare thjeshtë deklaroi se e respekton popullin e vet duke mos e përdorur pushtetin si Kryeministër për të vazhduar si i tillë. E tha thjeshtë, qartë, bindshëm. Ndërsa në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Berisha vrau dhe akoma vret, ndërsa Rama përdor gjithçka përveç vrasjeve, për të qënë në pushtet. Edhe në këtë fakt vihet re ndryshimi midis tyre, midis luftëtarëve të UÇK dhe të përkëdhelurve të Shqipërisë.
Ju, z. Bedri , me të drejtë, kërkoni të vendosni ”paqen”, por duke i bërë të dy të fajshëm !!, por mendoj se është më e drejtë që :
Rama të bëjë falje publike.
Ram te beje falje publike.? Po perse. Se Ramushi e akuzoi si tradhetar.!
Ore jeni ne vete apo jo. Edhe kure Rama foli per Kosoven madje mu ne Beugrad atyre nuk u erdhi mire. Ata than Rama nuk duhet te perzihet ne punet tona.! E quditshme.! Jo Rama kurre mos e ndal fjalen per shqiptaret e Kosoves ata jan vllejzerit tane. Ata ne na kan NEN ashtu sice e ke then edhe ti.!
Po edhe kur nuk foli Rama perseri ai u cilesua tradhetar.Eshte fjal per Recakun. E provoj Rama dhe nuk foli e perseri sipas tyre hyp ne lise se te vrav a, “zbrit ne tol se te vrava.”
Mjafte me me keto brockulla. Ramushi e ka akuzuar per Tradhetar dhe si shites se teritorit te Kosoves .Ramushi duhet te pergjigjet Ligjerishte.!
Rama nuk ka asnje arsye qe te kerkoi falje.!
Gjykimi i ceshtjes nuk do te thot se nuk e duan njeri tjeteri, pore ketu duhet te provohet drejtesia e jo mllefet.!
dy gjela ne nje katua nuk ka.Kjo eshte psikologjia e shqiptarit.Haroe bashkimin me kosoven.
Edhe sikure te mos duam qe te bashkohemi(gje qe kjo do te ndodhe pa tjeter) do te na bashkojne te tjeret.
Edhe per luften me shume se gjysma nuk ishin dakoret madje dolen edhe me thirrjen NATO ndalo Bombardimet mbi serbin. Po a i degjoi kush keto klithma te deshtuera.
Kete rruge do te ndiqet perseri.Ata qe jen kunder Bashkimit nuk do te pyeten se sa” pjellesh” jane.?
Bedri Islami: Interviste me vetveten.
As Ramuti e as Ramushi nuk jane tradhetare, por dhe as kufijte nuk kane te drejte ti ndryshojne.
Na e shpjego pak o Bedri kete shprehjen.
Njehere deklaron qe nuk jane tradhetare, dhe me pas u tregon kufirin. Perse luan me kungullishte.
Kush e trazon kufirin, eshte tradhetar apo patriot?’
Di te besh dallimet midis te dyjave apo futen ne te njejten kategori.
Ti i ve pikat: Te dy nuk jane tradhetare.
Po ti i ngre dyshimet: Dikush paska deshire te trazoje kufijte.
Cila nga te dyja qendron, se te dyja bashke nuk mund te qendrojne.
Bythelepirja eshte profesion me vete, por ne moshen tende eshte pak e rende per ta marre persiper.
Mos u trego i peshtire
Sote mesova qe Ramushi paska kulture te madhe madje dika disa gjuhe te huja. Kjo me ngrohu se sa i perket shqipoees ketu stonon.E tha edhe Bedriu.
Po mire me qe ka kaqe kulture perse nuk deperton ne thelbin e problemit.
Ndryshimi i Kufijve, dhe shengeni Ballkanik si thoni juve vertet eshte eori e Rames.?
Kete e dini ju shume mire madje koka ketij problemi i doki pak edhe ne Gjermani ne Takim me Merkelin.
Ateher perse keto probleme qe vijn nga partneret tane strategji ja veshin Rames dhe Hashimit.?
A e dini juve qe Kosova edhe shtet me mkqyrje nderkombetar dhe ata qe na ndihmuan te bejmn shte a duhet ti degjojme ose se paku te mos fajsojme Ramen dhe Hashimin se edhe bufi e din qe ase njeri dhe sae tjetri nuk kan aqe force sa te hapin tema te kesaj natyre.
Kure e dijen nje gje te till perse akuzon me te pa drejte.!?
Ateher Rama ka te drejte. Athere Rama sulmohet pa drejtesishte.
Mos shikoni puturet e Rames, Ase atlete e Rames pore shikoni se si Rama integrohet me partneret tanbe strategjik.
I Tha Ramushit.Po te ishte dakoret me Makroni qe ai mori persiper nje barre te rende sot do te ishin ndryshe gjerat.!
Pra lufta jone duhet te jet e bashkuar me pertneret tane strategjik.
Do zoti dhe at nuk na ecin me hile.! Gje qe eshte e pa mundur.!
Nuk mohohet asp[ak patriotizmi i Ramushit, pore kjo sote eshte e pa mjaftuesh ne kohe paqe .Sote duhet te l;evrohet politika ne interse ta shteti shqiptare te Kosoves pore kjo nuk behet i vetmuar pasi edhe shqipoeri sote politikat madhore i ben bashke me partneret tane strategjik.!
Ne keto Kushte eshte domosdodhem gjykata qe e verteta te dale ne shesh dhe jo te mulohet e vertet dhe te ngelet nje pikpyetje per oponionin shqiptare.!
Bedri ershendetje.
Vetem dicka dua te te pyes.
Kush mund ti ndryshoje kufinjte e Kosoves ? Edi Rama apo parlamenti kosovar ?
Mund te beje per vehte Edi Rama nje parlament te tere qe te votoje deshirat e tij ?
Leri prrallat Bedri e te jesh i drejte ne gjykim. Nje mareveshje deti me Greqine beri qeveria Berisha dhe e rrezoi Gjykata Kushtetuese.
Mos bej kompetentin ne ndarje teritoresh. Ramushi ka dhene shume per Kosoven , e Kosova i dha shume ramushit, duke e zgjedhur Kryeminister, me pakice ne parlament.
Rama morri tepsine ne zgjedhje e qeveris sipas platformes se PS.
Bene mareveshje dy qeverite, e nuk u zbatuan. Ishalla me qeverine e re kosovare, do jete me mire.
Jemi shqiptare e nuk duhet te zihemi.
Ta dinim se do kishte kaq sherr te madh Ram & Ramush do ta hidhnim idene e Jugosllavise Re me pare (d.m.th Minishengenin Ballkanik)
Ju te Dites pa dyshim ne cdo moment jeni kunder Rames.Kur dhe vete Tit Hajvan Vasili tha qe Rama eshte tradhetar ca prisni ju gazeta Dita.
Zoti Bedri ,pergjithsisht beni analiza te mira po lidhur me Ramushin e keni Gabim.Ai eshte Zotnia “DRU ME PRE”.Eshte i Pagdhendur.Po shiko njehere se me ke lidh miqesi me Like hajdutin !!!????..ramushi ben mire te rrije menjane Politikews.Kosoves nuk i duhen njerez qe i nxjerrin vazhdimisht Probleme.Kosova ka shume Djem dhe vajza qe mund ta çojne Perpara zhvillimin e saj.