Pak ditë na ndajnë nga Eurovizioni, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi. Ajo ndodhet prej disa ditësh në Tel Aviv, ku ka bërë dhe provën e parë.
Këngëtarja ka dhënë një përformancë të shkëlqyer. Ajo ka zbuluar dhe veshjen tepër të veçantë, të përbërë nga elementë të traditës shqiptare.
Por ndonëse zëri i Jonidës ishte në përfeksion, paraqitja skenike është kritikuar ashpër. ‘Wiwibloggs’, media që pasqyron paraqitjen e këngëtarëve në Eurovizion, sipas komentatorëve të festivalit nënvizon se skena ishte bosh, e zymtë, shumë e errët dhe e zbrazët.
Jonida vlerësohet si një nga këngëtaret me vokalin më të mirë, por duket se do të penalizohet për paraqitjen e dobët skenike.
Në Eurovizion skenografia është një nga elementët kyç në vlerësimin për shtetet pjesëmarrëse dhe vendi ynë duket se edhe kësaj here do të humbë shumë pikë. ‘Wiwibloggs’ thekson se Shqipëria po përsërit të njëjtin gabim si vitin e kaluar me këngëtarin Eugent Bushpepa.
e.t./dita

E po ç’ti bësh!Kështu jemi. I kuptojmë mbrapsh gjërat. Civilizimin zotërinjtë që mbështesin këngltaren, duan ekstremin, duke nxjerrim në skenë edhe hallatet si të femrave dhe të.meshkujve. Të bësh art dhe të jesh i civilizuar, për këta tipat tanë, kërkohen edhe 100 vjet. Por këngëtarja do bëjë mirë të mënjanojë “artin” e shoqëruesve dhe të përfaqësojë artin me taban shqiptar.
Xha Suloja
Po ku eshte piktori i mrekullueshem, i vetmi ne bote per dekore Edvin Rama. Ketu ku duhet pa tjeter puna e tij ai nuk punon, po merret me ca sumite ku e tallin te gjithe.
Plaku Xhuxhumaku ne pergjithesi je nje rrote trapi, ama ketu ke te drejte.
Aha, ti je ai qe sforcohesh intelektualisht dhe here pas here te del ndonje pordhe nga truri dhe nuk je i zoti te mbash mend as nickun prandaj e ndryshn vazhdimisht, apo e ben qe te dukesh silur ke shume vellezer.
Gjithmone te gjithe kengetaret ne ditet para festivalit, nga shtypi shqiptar thuren e thuren e nuk mbarojne lavderime te supozuara per kenge shqiptare. Ne perfundim te festivakit ne zene, me merite, nje bga vendet me te fundit.