Ka përfunduar me fitoren e Gjeorgjisë miqësorja e mbrëmshme në stadiumin “Qemal Stafa”.
Ndeshja mes dy përfaqësuesve ka përfunduar me rezultatin 2-1, në favor të ekipit gjeorgjian. Ndeshja është zhvilluar nën një shi të lehtë, çka bëri që në stadium të mos kishte shumë tifozë. Goli i parë është shënuar nga Erion Bogdani në minutën e 24-t, ndërsa 16 minuta më pas, ekipi gjeorgjian ka barazuar. Në minutën e 82-të, Gjeorgjia ka kaluar në avantazh, për ta ruajtur këtë rezultat deri në fund të ndeshjes. Pavarësisht humbjes, kjo miqësore i ka shërbyer trajnerit të kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, për të ndërtuar një skuadër nga e cila mund të pritet për takimet në vijim.