Shqipëria- Mars 1997: Shpërbërja e ushtrisë shqiptare

redaktor

Fillimdhjetori i vitit të trazuar 1996. Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në SHBA, kur një zile e zgjatur trazoi qetësinë e apartamentit 141 Eleventh Street, South East Uashington DC. Telefonata vinte nga Shtëpia e Bardhë. Denny nuk e njohu zërin e Richard Schifter-it, këshilltarit të Presidentit Klinton për Sigurinë, i cili u detyrua të prezantohej. Ai iu drejtua Denny-t me fjalët: “Are you crazy?” (Ju jeni I çmendur?” “No!” iu përgjigj thjesht dhe shkurt ish-këshilltari amerikan në Tiranë. Pyetja e çuditshme e Schifter-it buronte prej deklaratës tronditëse të Denny-t disa ditë para largimit nga Shqipëria, kur ishte shprehur se shumë shpejt Ushtria Shqiptare do të shkatërrohej dhe vendi do të zhytej në kaos. Këto fjalë kishin shkaktuar pështjellim në Shtëpinë e Bardhë dhe Schifter e kishte më të thjeshtë që ta kërkonte përgjegjësinë te deklarata e papërmbajtur dhe jodiplomatike e ish-përfaqësuesit amerikan në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë. Për një çast ai u step nga përgjigjja e ftohtë dhe e prerë e Denny-t, që vijoi shpjegimin: “Unë isha luga brenda gjellës që po gatuhej atje…”.

Biseda e tyre u mbyll shpejt, ashtu siç po rrokulliseshin ngjarjet dramatike në Shqipëri. Nuk kishin kaluar veçse dy muaj dhe Shqipëria ishte përfshirë nga flakët e armëve, kur në shtëpinë e Denny-t mbërriti telefonata e dytë e këshilltarit Schifter. Kësaj radhe, zëri dukej më i zbutur: “A mund të pimë një kafe?…”, e ftoi ai ish-këshilltarin e ministrit Zhulali, parashikimi i të cilit kishte rezultuar profetik. “Yes” ishte përgjigjja sërish e prerë e Denny-t…

 

(Pjesë e shkëputur nga hyrja e librit të ri “Këshilltari Amerikan ‘non grata’ në Tiranë”, botuar nga Botart)

 

Nga Dr. Denny Lane*

 

Nga dhjetori 1996 “Demokracia” ishte një iluzion për shqiptarët. Tre muaj më vonë, në mars 1997, ushtria shqiptare u shpërbë në valën e shkatërrimeve të përgjithshme politike e sociale që përfshinë gjithë vendin si rezultat i rënies së skemave piramidale, të cilat e zhytën kombin në anarki. Në fakt shkatërrimi që sollën firmat piramidale ishte vetëm manifestimi vizual i problemeve të thella që shkaktoi udhëheqja e Partisë Demokratike. Rizgjedhja e PD-së në zgjedhjet e majit u pa me shumë dyshim. Pikërisht nga ky fakt filloi edhe procesi i kalbëzimit të qeverisjes. Shumica e personelit në ushtrinë shqiptare në atë periudhe ka shprehur një shqetësim të madh, pasi edhe ata nuk e dëshironin sërish fitoren e PD-së. U krijua një sistem pa minimumin e të drejtave, me kufizime institucionale në pushtetin qendror, një sistem i vetëkufizuar dhe pa bashkëpunimin e popullit. “Një demokraci e tillë kthehet në tirani”, sipas Rosenfeld Stephen. Një demokraci e tillë e shpërfytyruar mund të sjellë vetëm një situatë të ngjashme me atë që ndodhi në Shqipëri në mars 1997, e cila përfshiu erozionin e lirisë, abuzimin e pushtetit, ndarje etnike veri – jug dhe luftën e afërt. Për shumë në Tiranë, të cilët nuk e kuptonin lidhjen mes ushtrisë shqiptare dhe popullit shqiptar, ose për ata që ishin mashtruar nga natyra iluzioniste e “demokracisë” shqiptare, shpërbërja e ushtrisë u duk e gjitha një surprizë. Shumë vonë u kuptua se ushtria ishte e vetmja forcë që i kishte kaluar ndarjet etnike dhe gjeografike dhe e vetmja që mund ta mbante vendin të bashkuar.

 

Ushtria: Në fillim të viteve 90 ushtria shqiptare kishte pamjen e ushtrisë popullore kineze klasike (CPLA). Ajo ishte shtremberuar shumë gjatë kohërave. Nga pamja e jashtme ajo ishte një “Ushtri Popullore” me uniforma kineze, si dhe me një kombinim të pajisjeve të renda ushtarake me inventarin kinez që përfshijnë edhe aeroplanët MIG, tanket më të rëndësishëm luftarakë T-34 dhe T-59, raketa SA- 2, si dhe bombat shpërthyese të tipit Shangai. Në vitin 1990 ushtria kishte rreth 60 000 forca aktive, rrreth 380 000 rezervistë dhe më shume se 200 000 forca territoriale. Ashtu si dhe ushtria kineze, ushtria shqiptare ishte nje sistem i paklasifikuar dhe ishte shumë e integruar brenda popullit shqiptar. Në vitin 1991 buxheti i mbrojtjes ishte 300 milionë dollarë. Ushtria shqiptare tradicionale u rrit si nje porcion i ushqimit të saj, dhe ajo merrej me ato aktivitete dhe në të gjitha mënyrat nuk u ngjante ushtrive profesionale perëndimore. Gjithashtu çdo shqiptar mashkull apo femër, mbi 18 vjeç, bënin stërvitje ushtarake për të pasur një mision specifik nëse do t’i thërriste atdheu. Në zgjedhjet elektorale të marsit 1992, fitoi Partia Demokratike, mbështetësit e së cilës sollën mjaft ndarje etnike, fetare, si dhe ndarje gjyqësore. Kurse Sali Berisha, një mjek kardiolog i specializuar në Francë, u bë president i Shqipërisë. Berisha kontrollonte të gjitha aspektet e jetës politike shqiptare, duke përfshirë edhe mbrojtjen, ai u bë fakt i jetës pasi shumë pak vendime që i përkisnin ushtrisë janë marrë pa urdhërin e drejtpërdrejtë të tij.

Duke pasur parasysh se kushtet për një integrim të mundshëm në NATO kërkonin “një kontroll civil mbi ushtrinë”, Alfred Moisiu, ministri i përkohshëm i Mbrojtjes, një ushtarak i lartë kompetent, i cili e kishte kuptuar rolin e ushtrisë, u zëvendësua me Safet Zhulalin, një civil, i cili deri në momentin e emërimit kishte qenë një mësues i rëndomtë matematike në qytetin verilindor të Shqipërisë, Peshkopi. Nën direktivat e Berishës dhe mbikqyrjen e Zhulalit, procesi i transformimit të ushtrisë filloi, duke flakur tutje çdo gjë të trashëguar nga e kaluara, përfshirë dhe shoqërimin e ushtarakëve me popullsinë, fakte të cilat do të sillnin implikime të mëvonshme. Një vend “demokratik”, u arsyetua nga udhëheqja, duhet të ketë një ushtri të ngjashme me ato të vendeve të tjera me sistem demokratik. Personeli ushtarak u largua nga ushtria, pa marrë kompensim të mjaftueshëm. Njëkohësisht, njësitë ushtarake, të përhapuara në mbi 6000 pika, u grumbulluan në zonat kryesore urbane. Gjithashtu, u ndërmor edhe rishikimi tërësor i kurrikulumeve dhe u morën masa për krijimin e trupave profesionale. Megjithëse në atë kohë nuk u pranua, aty nga dhjetori 1995 ushtria kishte filluar plotësisht rrugën e saj të pakthyeshme drejt dezintegrimit. Arsyeja kryesore për kolapsin e ushtrisë mund t’’ atribuohet dështimit të drejtuesve të saj për të siguruar ushqim, fonde, veshëmbathje, strehim dhe kujdes të përgjithshëm për ushtarakët. Arsye dytësore ishte moskuptimi i mjaftueshëm i bazave dhe natyrës së ushtrive në përgjithësi dhe i ushtrisë shqiptare, në veçanti. Kjo u kombinua edhe me aplikimin autokratik nga ana e qeverisë të “kontrollit civil mbi ushtarakët”. Kaq i ashpër ishte kontrolli qeveritar mbi ushtrinë, saqë komandat ushtarake, tashmë të dobësuara nga largimi i oficerëve të përgatitur, u përjashtuan nga procesi i marrjes së vendimeve. Oficerët thoshin se kishin gëzuar shumë më tepër liri intelektuale në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Fakti që ushtria ishte e paaftë, në kuptimin klasik të fjalës, për të kryer misionin e saj primar, mbrojtjen e vendit, pak kishte të bënte me kolapsin e saj. Ushtria thjesht u shkatërrua nga brenda. Në vend që të përqëndronin dhe rindërtonin ushtrinë nga themelet, duke shfrytëzuar edhe lidhjet e saj me popullsinë, zyrtarët shqiptarë i kushtuan një vëmendje shumë të madhe ruajtjes së paqes dhe përpjekjeve për ta shndërruar atë në një ushtri konvencionale, të tipit të NATO-s. Por ata nuk patën parasysh se një kusht paraprak për ruajtjen e paqes ishte së pari krijimi i ushtrisë. Përpjekjet për të bindur zyrtarët e mbrojtjes se hyrja në NATO ishte në rastin më të mirë një realitet i largët, të cilin sido që të vinte puna, buxheti i mbrojtjes prej 43 milionë dollarësh nuk mund ta financonte dhe sigurimi i stimujve për ushtarakët, siç ishin problemet e moralit, pagave, përfitimeve, strehimit, ushqimit etj., të cilat duhej të kishin përparësi mbi çdo gjë tjetër, u lanë pas dore. Një raport i Ushtrisë Shqiptare i shkruar në shtator 1996, që iu shpërnda zyrtarëve të mbrojtjes, pesë muaj para dezintegrimit të ushtrisë, në mënyrë specifike u drejtohej çeshtjeve që kishin të bënin me personelin dhe moralin.

 

Trupat e oficerëve. Fillimisht, aty nga viti 1992, nevoja dhe shpejtësia e ndryshimeve ishin një shkak për keqcaktimin e oficerëve. Rregullimet e personelit, të cilat pasuan realizimin e demokracisë, bëri që shumë oficerë me përvojë dhe të aftë, për arsye politike, të largoheshin nga ushtria. Si rezultat shumë oficerë kryenin funksione të cilat u përkisnin disa gradave me larta nga ç’ishin përgatitur ata. Ushtarakët u detyruan të përballeshin me detyrën e vështirë psikologjike të ndarjes së gjërave të së kaluarës, të cilat mund të aplikoheshin në ushtrinë “e re” dhe ato që duheshin hedhur poshtë. Njëkohësisht, brenda procesit të “modernizimit dhe oksidentalizimit” të ushtrisë, pati një revolucion social brenda rangjeve të oficerëve, e cila do të çonte në destabilizim. Ushtarakëve do t’ju duhej që të mblidheshin dhe të merrnin vendime, të cilat më parë ishin marrë nga partia. Që nga dhjetori 1995, u vu re një rënie e moralit të ushtarakëve. Kjo i kishte burimet në mungesën e kushteve normale për ushtarakët, si pagat dhe strehimi. Ky raport ishte përpunimi i një raporti të shkruar një vit më parë që kishte qarkulluar brenda ministrisë.

 

Rezervistët dhe rekrutët. Pavarësisht nga fakti nëse ushtria kishte apo jo nevojë për korpuse rezervistësh, një i tillë ishte duke u krijuar. Në dhjetor 1996 kishte 5000 rekrutë që kryenin shërbimin e detyruar ushtarak, të cilët kryenin funksione rezervistësh. Sipas ligjeve shqiptare, fakti që ata ishin rekrutë të detyruar, i ndalonte të kryenin funksione rezervisti. E gjithë çështja e rekrutëve duhet të rishihet urgjentisht. Këta djem të rinj, që janë baza e mbrojtjes së Shqipërisë, vazhdonin të ndiheshin të abuzuar. Një zyrtar i lartë i Mbrojtjes, i cili nuk kishte shërbyer kurrë në ushtri, nënvizoi se shërbimi ushtarak shqiptar ishte i ashpër dhe ushtarët ishin të pakënaqur, dhe se “ata do të rebelohen”. Pa dyshim, shërbimi ushtarak shqiptar ishte i ashpër, por nuk ka arsye pse ai të ishte i lidhur me strehimin e pamjaftueshëm, mungesën e ujit, racioneve ushqimore të pamjaftueshme, pa siguruar asnjë kujdes moral apo mirëqënieje. Me interes ishte propozimi i një grupi intelektualësh të rinj, të cilët kërkuan një fond financiar me të cilin synonin të rregullonin kushtet minimale për ushtarët.

Tjetër gjë, që duket se ka vuajtur për shak të reformave, janë lidhjet midis oficerëve dhe trupave. Sot, koncepti perëndimor se oficeri është përgjegjësi i parë për mbarëvajtjen e ushtarëve të tij, është i huaj për oficerët shqiptarë. Kur një oficer flet për strehim apo për probleme të tjera, ai ka parasysh vetëm oficerët dhe aspak ushtarët. Për të mos iu ngrënë hakun oficerëve, duhet thënë se ata e shohin shkallën e kujdesit social, përfshirë edhe pensionin, dhe janë të alarmuar, duke pasur parasysh se ushtria është karriera që ata kanë zgjedhur në jetë. Nëse për oficerët strehimi është përgjithësisht serioz, kushtet e kazermave janë të tmerrshme. Ushtari mbetet në mënyrë të pamjaftueshme i paushqyer, i paveshur dhe i pastrehuar.

 

Mbi ushtritë. Karakteri, personaliteti dhe zhvillimi mendor i njeriut janë të lidhura ngushtë me mjedisin në të cilin ai jeton. Kulturat ushtarake reflektojnë vlera të ngjashme me shoqërinë, pjesë e së cilës është ushtria. Duke komentuar lidhjet e ndërsjella midis luftës dhe shoqërisë, te libri “Rendi social dhe teoria e përgjithshme e strategjisë”, Alexander Atkinson vë në dukje se “lufta është shtrirje natyrale e thelbit të jetës sociale”. Nëse përvoja e luftës është e ndryshme nga ajo e paqes- dhe Shqipëria ka qenë për 50 vjet në gjendje lufte- kjo nuk do të thote se rendi normal i shoqërisë në luftë shkatërrohet dhe se gjendja e luftës është diçka pa rend. Alternativa e jetës në përputhje me një rend të caktuar, nuk do të thotë domosdoshmërisht jetë pa asnjë rregull, jetë sipas rregullave të ndryshme. Përcaktimi i rregullave ka rëndësi të veçante për kuptimin e vlerave të një ushtrie të veçante. Është pikërisht përcaktimi i rregullave, që jo vetëm të lejon të kuptosh se ku, kur dhe si duhen vënë limitet e kufizimit, por gjithashtu të lë të kuptosh pikën nga e cila fillon një filozofi e veçantë lufte. Akoma më e rëndësishme është se ai jep bazat morale për rregullat e luftës. E gjithë filozofia e këtyre përshkrimeve është se nuk mund të ketë ushtri të pangjashme me asnjë tjetër. Brenda tipareve shqiptare, çdo gjë, përfshirë dhe “rregullat”, janë shumë të ndryshme nga ato me të cilat oficerët e ushtrive profesioniste perëndimore janë familjarizuar. Ndërsa gjatë procesit të transformimit, ushtria shqiptare mund të marrë përvoje nga ushtri të ndryshme, në thelb ushtria “e re” shqiptare duhej të ishte një “shprehje e energjisë totale kombëtare”. Për ta vendosur Ushtrinë Shqiptare në një aspekt të vonshëm historik, njësitë e ndryshme ushtarake shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore u angazhuan në luftë guerile kundër italianëve dhe gjermanëve, dhe jo në mënyrë të vazhdueshme, kundër njëri-tjetrit. Në një raport të pabotuar të shërbimit britanik SOE, gjatë Luftës së Dytë Botërore, parregullsitë e luftës shqiptare përshkruheshin në këtë mënyrë: Shqiptari punonte arën e tij, paguante taksat dhe, nëse shtypej shumë ose kërcënohej me shërbimin ushtarak, merrte pushkën dhe strehohej në zona ku tanket italiane nuk mund të shkonin dhe këmbësoria nuk kishte arsye për ta ndjekur.

Pas luftës, Shqipëria pati periudhën e saj ruse, 1950-1962, një të tillë, por të distancuar socialisht me Kinën, kohë gjatë së cilës ushtria u pajis me një sasi të madhe pajisjesh ushtarake kineze, deri në trazirat e pranverës “demokratike”, me 1990. Gjatë kësaj periudhe marrëzie, ekonomia e vendit u shkatërrua për përgatitjen e mbrojtjes ndaj një sulmi nga “pjesa tjetër e botës”, i cili nuk ndodhi kurrë. Inefiçenca e Ushtrisë Shqiptare, në mënyre interesante ishte favorizuese për reformat, ajo krijoi kushtet që ushtria të pranonte dhe ndiente nevojën e rinovimit. Problemet kryesore ishin se qeveria jo vetëm që ishte e vendosur të hidhte poshtë çdo gjë nga e kaluara, pavarësisht se ato mund të aplikoheshin përsëri, por gjithashtu dështoi në pajisjen e ushtrisë me një mjedis intelektual, ku ajo do të rritej. Gjithashtu, në vend që të përpiqej të ulte defiçencën e ushtrisë, qeveria u mbështet totalisht në asistencën e jashtme, dhe në këtë këndvështrim keqinterpretoi shkallën e ndihmës që SHBA, Gjermania dhe vendet e tjera ishin përgatitur t’i ofronin Ushtrisë Shqiptare. Reformimi u pengua më tej nga pushimi në masë i ushtarakëve të “infektuar” nga komunizmi. Ata që u emëruan në vend të tyre kishin pak ose aspak nivel komandimi apo eksperience. Duke komentuar këtë fenomen, brenda tipareve të jetes shqiptare, një ish-ministër i Mbrojtjes thekson: Ne të gjithe jemi komunistë dhe tani shumë oficerë, që nuk do të kishin pasur asnjë vështirësi për t’iu përshtatur pluralizmit të rendit të ri politik dhe që do të kishin qenë ndihmës në shtyrjen e Shqipërisë përpara drejt demokracisë, janë shkarkuar. Ndoshta regjimi i ri demokratik është më i mirë se i mëparshmi, por për kushtet shqiptare ai është i ngjashëm me tragjeditë e Shekspirit. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për nevojat e popullit. Tani jemi të paaftë të konsolidohemi. Periudha e Hoxhës, pavarësisht nga pamja e saj, krijoi tradita klasore të përshkuara nga një luftë e mundshme. Ardhja e demokracisë ishte thjesht faza finale e këtij konflikti social. Nëse duam të përballojmë sfidat politike dhe ekonomike që shtrihen para nesh, konsolidimi është thelbësor. Duhet të mesohemi të jetojmë si një i vetëm. Duke vazhduar, ministri shtoi se: ka pasur përherë një tendencë në Shqipëri për të kopjuar thjesht atë që na vihet para, në fillim kopjuam rusët, pastaj kinezët. Kështu i dhamë fund harxhimit të sasive të mëdha dhe të panevojshme monetare për mbrojtjen e Shqipërisë. Tani jemi kthyer nga amerikanët, por askush nuk merr mundimin të pyesë se çfarë ka të aplikueshme mënyra amerikane për Shqipërinë. Fakti që bashkëpunojmë është thjesht një reagim mekanik. Duke u përpjekur të shpjegonte pse ushtarët në Ushtrinë Shqiptare ndihen të abuzuar, ministri nënvizoi se situata që ekzistonte në Ushtrinë Shqiptare në 1996, jepte një prizëm të shkëlqyer, përmes të cilit shihej karakteri iluzionar i demokracisë shqiptare, duke shtuar se: Në të shkuarën dhe të sotmen, jeta në ushtri ka qenë e ashpër. Në fakt, është “risk” të jesh në ushtri. Megjithatë, ushtria është një mjet i shkëlqyer për të parë mbi gjendjen e përgjithshme të ekonomisë sonë, meqënëse kushtet në ushtri, veçanërisht ndikimi i tyre mbi ushtarët, janë një pasqyrim i të gjitha esencave bazë që neve na mungojnë dhe që ju, në vendet e zhvilluara, i keni të garantuara. Në Shqipëri ushtria nuk është as profesioniste, as profesion dhe nuk ka për të qenë e tillë, derisa kushtet të përmiresohen dhe ushtarët të jenë krenarë që mbrojnë vendin. Sot historia vetëm tallet me ta.

 

Konkluzione. Imazhi i shpëtimtarit, i ekspozuar nga “besimtarët e vërtetë” të PD, se vetëm ata e kuptojnë rrugën drejt demokracisë së vërtetë, çon drejt një vendosmërie të pakufizuar, për të fituar pushtet me çdo mënyrë dhe te një përçmim aspak i kamufluar për parimet më thelbësore të demokracisë, çka përfshinte edhe shkatërrimin e ushtrisë. Ushtria Shqiptare mbetet institucioni i vetëm që shtrihet përtej kufijve të ndarjes etnike apo gjeografike. Është një imperativ, që ushtria duhet të jetë një e vetme dhe e bashkuar. Fakti që në momentet aktuale ka pak ose aspak perspektiva për t’u sulmuar Shqipëria, i jep qeverisë shqiptare kohë për të ndërmarrë reformat e duhura. Është e kuptueshme, që të supozohet se buxheti shqiptar i mbrojtjes do të vazhdojë të jetë i pamjaftueshëm për të ndërmarrë programe serioze modernizimi. Ka edhe nga ata që supozojnë se nëse synimi i Perëndimit është stabiliteti rajonal, atëhere një ushtri shqiptare joefektive, – në kuptimin që nuk mund të veprojë jashtë kufijve të saj – është në interesin e rajonit. Shqiptarët duhet të presupozojnë, në lidhje me faktin e mësipërm, se asnjë vend nuk do t’i jepte Shqipërisë mundësi ofensive të tejkaluara. Por, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe ca më pak ato në Maqedoni, një Shqipëri stabël është në interesin e rajonit. Shkalla në të cilën ushtria është një pasqyrim i shoqërisë shqiptare, sugjeron që riorganizimi i Ushtrisë Shqiptare ka një rëndësi madhore. Një Shqipëri e pastabilizuar nuk mund të kontribuojë në stabilitetin europian. Zgjidhja e vetme është rintegrimi i ushtrisë me popullsinë dhe njëkohësisht krijimi i një forme mbrojtjeje, që do ta bënte çdo lloj “aventure” kundër Shqipërisë, të konsiderohej si e papranueshme. Duke pasur në konsideratë terrenin shqiptar, pozicionet mbrojtëse që nuk mungojnë dhe pajisjet që zotërohen, si dhe mungesën e alternativave, nocioni që mban fijet e luftës guerile është veçse një formë ndihmëse beteje.

Një oficer shqiptar, gjatë një bisede rreth përshtatjes së një paraqitjeje të tipit NATO, me inteligjencë theksoi se “Enver Hoxha mund të ishte çdo gjë, por jo budalla”. Nuk mund të thuhet se Ushtria Shqiptare duhet të organizohet në mënyrë strikte sipas nocioneve konvencionale. Organizimi i njësive të Ushtrisë Shqiptare duhet të jetë pasqyrim i terrenit, kërcënimit dhe misionit. Ushtria Shqiptare do të vazhdojë edhe për ca kohë të jetë e vogël dhe e pajisur keq. Mbijetesa e saj do të rritet në mënyrë të dukshme, nëse drejtuesit do të rivendosin lidhjet e saj me popullsinë dhe do t’i rezistojnë idesë për një kopjim të thjeshtë të organizmave konvencionale të tipit të NATO-s. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se elementi më i rëndësishëm i çdo force të armatosur, veçanërisht i atyre të një “natyre të çrregullt”, është ushtari i thjeshtë. Nga ushtarët e sotëm vijnë rezervistët e nesërm, por me kusht që qeveria t’u sigurojë një standard të pranueshëm ushqimi, strehimi, veshëmbathjeje dhe pagash. Në Shqipëri fakti që efektivisht nuk ka trupa rezerviste, përqafon rolin e oficerëve që shfrytezohen nga të njëjtat defekte si rekrutët dhe të cilët, gjatë regjimit të Berishës e shihnin karrierën e tyre si subjekt të tekave të civilëve që qëndronin sipër tyre. Ishte një këshillë e vazhdueshme e keshilltarit amerikan të Mbrojtjes, deri në largimin e detyruar në dhjetor 1996, për të lenë të gjitha të tjerat mënjanë – pajimin, ruajtjen e paqes, integrimin në NATO etj. – dhe për t’u përqëndruar mbi kujdesin për atë që ekzistonte, si dhe ringritjen e moralit të ushtrisë. Përfundimisht, ata që duan të ndihmojnë Shqipërinë, përfshirë shqiptarët dhe miqtë e tyre, duhet ta fillojnë nga njohja e veçorive shqiptare. E vërteta është që asnjë vend i vogël i botës nuk ka pasur marrëdhënie të llojit të veçantë me tri fuqitë më të mëdha botërore të shekullit të 20-të. Të gjitha superfuqitë, duke filluar nga BS, Kina dhe pastaj SHBA, u lidhen me Shqipërinë në një mënyrë të veçantë, si me asnjë vend tjetër të ngjashëm me të. Të gjitha me radhe, BRSS, Kina, SHBA, u përpoqën ta pikturonin Shqipërinë e vogël sipas imazhit të saj, por duhet shtuar, me bashkëpunimin entuziast të Shqipërisë, duke pasur gjatë këtij procesi vullnet të mire të paprecedent, dhe në rastin e Kinës, burime të paprecedent. Ajo që kurrë nuk u mor në konsideratë nga tri superfuqitë dhe vetë Shqipëria, ishte fakti se ata dështuan të merrnin parasysh nevojat dhe kushtet shqiptare, si rrjedhojë dështuan ta shpëtonin Shqipërinë nga fati i keq. Megjithëse Shqipëria është pjesë e Europës, është e vështirë të imagjinohet se Europa do ta ndihmojë Shqipërinë, pa qenë vetë një njësi kontinentale e formuar mirë. Deri atëherë Shqipëria do të mbetet, në rastin më fatlum, e fragmentuar dhe e pakoordinuar. Nëse Shqipëria dëshiron ta marrë veten dhe të jetë në gjendje të kontribuojë edhe njëherë për sigurinë e rajonit, çka është në interes të Europës, SHBA dhe botës, angazhimi aktiv i SHBA është kritik. Kjo, megjithatë, nuk mund të bëhet pa miratimin në nivelet më të larta të udhëheqjes shqiptare. Për më tepër, Shqipëria dhe SHBA duhet të nxjerrin mësime nga e kaluara, dhe në fund Shqipëria do të marrë në dorë drejtimin për gjetjen e zgjidhjeve, të përshtatura me kushtet e saj, ndërsa SHBA-të duhet të ndihmojnë Shqipërinë, e cila të ndihmojë vetveten.

 

*Ish këshilltar ushtarak amerikan pranë ministrisë shqiptare të Mbrojtjes në fillim vitet ‘90

Share This Article
10 Comments
  • Po more zoteri,por ushtaraket e sotem e shohin me syte e tyre se sa MIZORISHT jemi trajtuar ne ushtaraket e nxjerre ne rezerve nga reforma aq sa per 3 vjet(96-98) nuk na dhane asnje qindarke per buke thate,ndersa per 23 vjet rresht na kane dhene vetem 50% te pensionit qe na takon me ligjet ne fuqi!
    Ne se akuzoni Enver Hoxhen per LUFTE KLASASH,gaboheni!
    Ju e perdorni kete tog fjalesh per propagande fashiste se edhe me ne ushtaraket ne rezerve po LUFTE KLASASH keni bere!
    Asnje fjale nuk kane thene organizmat e NATO-s per trajtimin tone kriminal!
    Si mund te lesh mijra ushtarake,qe kane sherbyer 25-35 vjet ne ushtri ne kushte te veshtira te sherbimit dhe terrenit PA asnje lek PER USHQIM,PA strehim,PA ASNJE MBESHTETJE APO KREDI FINANCIARE PER T’U PERSHTATUR NE JETEN CIVILE??
    SHUMICA E JONE ISHIM TE RINJ,ME FEMIJTE E VEGJEL QE JO VETEM DUHET T’I USHQENIM ,POR EDHE T’I SHKOLLONIM!
    Ju na keni trajtuar si armiq ZOTERINJ AMERIKANE,PRANDAJ KENI HESHTUR KUR BERISHA NDRYSHONTE LIGJET E SIGURIMNEVE SHOQERORE PER USHTARAKET,CDO VIT DUKE ULUR VAZHDIMISHT PENSIONET TONA!
    Turpi ju mbulofte edhe juve!

  • Zoti Denny Lane!
    Kete qe ju e keni pare me syte tuaj te ndodhte me ushtrine shqiptare ne 97-ten,ua kam thene une me pare,nje ushtarak i perzene nga ushtria si mijra te tjere te seleksionuar ne menyre kriminale,qe ne 10 korrik 1995 ne nje artikull tek gazeta “ZERI I POPULLIT” me titull te madh:
    -“KU PO E CONI USHTRINE ,ZOTI PRESIDENT”!
    Dhe po t’i riktheheni ketij shkrimi do te lexoni se kam akuzuar direkt armikun e ushtrise dhe Shqiperise Sali Berishen se, po me CONTE USHTRINE DREJT ASGJESIMIT!
    Ndersa i shkreti ish minister i Mbrojtjes S.Zhulali,ne mbrojtje te padronit te tij nga akuza ime i dha nje interviste Radio Tiranes,qe u ritransmetua ne te gjitha emisionet e lajmeve gjithe diten e 10 korrikut 1995,ku pranonte se ne ate shkrim UNE E BEJA BERISHEN TRADHETAR!
    Dhe ne fakt ashtu ndodhi ne 97-ten:TRADHETARI SALI BERISHA E SHKATERROI USHTRINE DHE SHTETIN SHQIPTAR!
    Por sahanlepiresit qe mbajti Berisha ne ushtri,jo vetem nuk mund ta ndalonin tragjedine e 97-tes,se ishin mbajtur ne ushtri jo per zotesi e trimeri,por per t’i sherbyer qellimeve kriminale te Berishes!
    Ata pranuan dhe lejuan me pas edhe tragjedine e Gerdecit!
    Por deri me sot ASNJE ANALIZE POLITIKE,USHTARAKE DHE SOCIALE nuk eshte bere per ASGJESIMIN E USHTRISE DHE PASOJAT E SAJ TRAGJIKE PER FATET E MBARE POPULLIT SHQIPTAR!

    • Korigjim:Kerkoj ndjese per nje gabim te bere per daten e sakte te shkrimit tim:Ai shkrim eshte botuar ne gazeten “Zeri i popullit” ne 10 korrik 1992!

  • Shhkaterrimi i Ushtrise Shqiptare ishte veper e Sali Berishes, i cili vazhdon ta shkaterroje deri ne fund Shqiperine.

  • Te gjithve na kujtohen thirrjet e drejtuesve kryesor te PS ne marsin e 97 te sheshi Ali Demi Tirane dhe te sheshi pamvarsia ne Vlore ne krye te demostratave ishin shoket NAMIK DOKLE SKENDER GJINUSHI PASKAL MILO REXHEP MEJDANI etj qe benin thirrje me kto fjale:O DJEM RREMBENI PUSHKET JA VDEKJE JA LIRI.Dhe nen drejtimin e shokve te ish komunistve erdhi ajo pasoj qe edhe sot po e ndiejm.Per merita R Mejdani e zgjodhen president.

  • Analiza e z.Denny Lane eshte e sakte per periudhen Zhulaliane e Berishjane, por jo e sakt per periudhen socialiste, gje qe tregon se ky zoteri ka mendimet e shprehura te atyre oficerave dhe civileve qe gjeti ne Ministrin e drejtuar nga Zhulali persa i perket ushtrise se para vitit 1990. Nuk mund te gejeje nje ushtri tjeter ne bote si ushtria popullore e lidhur me popullin dhe ku ushtri e popull ishin njesoj. Sali Berisha dhe tropojanet e dibranet qe e moren ne dore ushtrine me ca sahanlepires te tjre te 1001 flamureve shkaterruan jo vetem ushtrine, por gjithe shtetin dhe kombin shqiptar. Por edhe sot e gjithe diten kemi ate ushtri qe la viti 1997, me ne krye nje psikopate femer dhe kryeminister nje te papargjegjshem, ndersa president nje njeri qe i punon vetem gjysma e trurit, e minister te brendshem vellane e kryetarit te bashkise se Tiranes, femije kopshti. Lum ne!

  • E KE GABIM ZOTI LULO.USHTRIA SHQIPTARE NE KOHEN E REGJIMIT ENVERIAN ISHTE PUSHKATUAR DHE U VARROS PERFUNDIMISHT ME 1974.MBAS KETIJ VITI DHE FJALES TE CMENDUR TE ENVER HOXHES SE “KU E CONI USHTRINE JU SHOKE OFICERE?!”DHE SE “NE USHTRI NUK KA USHTARE TE KEQINJ,POR OFICERE TE KEQINJ”USHTRIA MORI PERFUNDIMISHT RRUGET E M…IT.USHTARET VIDHNIN BATANIJET DHE I SHISNIN NE PAZAR,IKNIN PA LEJE DHE NE OFICERET E MJERE MERRNIM FSHATRAT ME RRADHE DHE GJITHE QYTETET E VENDIT DHE U LUTESHIM USHTAREVE”AMAN,O SHOKU USHTAR,HAJDE NE REPART,SE NA KE VENE PARA PERGJEGJESISE”DHE USHTARET PERGJIGJESHIN SE “IKNI SE VIJME VETE”.E PERSERI NE UDHET DREJT MALEVE.CFARE STERVITJE BEHEJ NE USHTRI?NUK E MBAN MEND TI ZOTI LULO QE NE OFICERAT I CANIM TABELAT ME GOZHDE NGAQE ORJENTIMI I ENVER HOXHES ISHTE QE QITJET TEREALIZOHESHIN 100 PERQIND DHE 50 PERQIND SHKELQYESHEM.GENJENTE ENVERI PER “SUKSEST E SOCIALIZMIT”GENJENIM NE SE JEMI “NJE USHTRI QE I JAPIM PLUMBIN NE BALLE IMPERALIZMIT DHE REVIZIONIZMIT,ETJ”.DHE CFARE USHTRIE ISHIM NE QE VINIM NGA USHTRIA KOMUNISTE E TREGOI ZANI CAUSHI QE VURI PERPARA ME KRIMINELET E TJERE NJE USHTRI TE TERE.CFARE NUK ISHTE I PERGATITUR KOMANDANTI I FLD-se NE VLORE E SAZAN?!I SERRES TUAJ KA QENE.AI E NDIHMOI ZANIN DHE BASHKE ME ATE E DOGJI USHTRINE DHE SHQIPERINE DHE KESHTU NDODHI NE GJITHE SHQIPERINE.A NUK U VUNE NE KRYE TE “KOMITETEVE TE SHPETIMIT”BANDITET E KOMUNIZMIT?!QE NGA XHEVAT KOCIA DHE DERI TEK AGIM KOZHITA QE SHEFQET HAJDINI I MORI LEKE PER TA BERE KOMANDAT DIVIZIONI PA ARSIMIN E DUHUR.PER CFARE USHTRIE FLET TI LADI KU “KOKAT”E USHTRISE NUK DININ TE QEPNIN QAFORET.KISHTE USHTRIA OFICERE TE AFTE,POR ATA ISHIN DEGDISUR MALEVE E KODRAVE DHE KISHIN FRIKE TE FLISNIN SE KISHIN NGA NJE KLECKE NE BIOGRAFI.KISHTE DHE SHUME GJENERALE QE U BENE MBAS RENIES TE KOMUNIZMIT QE KISHIN AFTESI TE SHKELQYERA,POR QE U LIRUAN NGA USHTRIA PER BINDJE POLITIKE.DHE PER MUA KJO ISHTE E GABUAR.NE USHTRI MBETEN KOMUNISTET ME TE PAAFTE,ME HIPOKRITET,ME FINOKET DHE ME TE DEGJENERUARIT.DHE ATA E CUAN USHTRINE NE KAPITULLIM TE PLOTE.KJO ESHTE E VERTETA ZOTI LULO.

    • Eh,more Mirdash Agolli,qe edhe pasi u plake,KOQE GOMARI mbete!
      Enver Hoxha ka qene dhe mbeti per jete ORGANIZATORI DHE UDHEHEQESI I USHTRISE POPULLORE qe i merrte GJAK NE VETULL te gjithe armiqve te Shqiperise!
      Keto prrallat me mbret qe tregon ti o koqe kandari rastesisht ka edhe ne nje familje e jo me ne nje ushtri gjigande!
      Asnjehere nuk na ka ndodhur ne reapartet tona,qe ushtaret te vidhnin batanijet apo qe t’i luteshim ature sic derdellit ti,o krric gomari!
      Ne se do ishte e tille ushtria,te paret qe do ta merrnin vesh do ishte CIA dhe keshtu NATO do te kishte sulmuar me kohe!
      Por kjo nuk ndodhi kurre e nuk mund te ndodhte se asgje nuk ishte e vertete!
      Ti e ke pare ushtrine me syte e ARMIKUT TE SHQIPERISE,prandaj ia fut si KAU-PELES!
      Jo me kot edhge u denove,o SHARLATAN me burg,por sic duket ke patur nevoje per LITARIN PAS QAFE!
      Ti mund te kesh mashtruar ne ate kohe me ato gozhdet qe prallis,se ke qene i pa afte te stervitesh ushtaret dhe nga frika e ndeshkimit ke shpuar tabelat me goxhde!
      Pra MASHTRUES ke qene atehere dhe MASKARA je edhe sot!
      Beji te fala varrezave,o Mirdash Agolli se aty e ke vendin!

  • Bravo Mirdashi,se e paske merituar tamam denimin qe te dhane atehere!
    Doemos qe dordolece te veshur ushtarake si ty keshtu e vleresojne ushtrine popullore,ndersa Fuqite e Medha e dine me mire kete pune se NUK GUXUAN TE NA SULMOJNE SE E DININ SE CFARE I PRISTE!
    Tani qe nuk ka ushtri fare dhe njerezit plehra si ty u duhet te sigurojne buken e gojes duke share kohen e LAVDISHME ku njeriu ishte njeri e jo si sot qe QENTE E RRUGES VLERESOHEN me shume se njerezit!
    Te fala truve te kokes kur t’i takosh!

    • Une sherbeva ne ushtri mbi 30 vjet dhe nuk kam qene i denuar apo cmobilizuar nga ushtria asnje dite.Sherbeva ne armen eaviacionit si teknik avioni dhe e mbylla jeten ushtarake si gazetar me graden madhore,nenkolonel.JU mbase jini capaculet e partise se Enverit qe u mori nga brazdat e arave dhe u veshi uniformen kinize te atyre viteve.Une mbas perfundimit te Akademise se Forcave Ushtarake Ajrore per teknik avioni sherbeva ne repartet ndihmse te armes se aviacionit.Me kalimin e viteve perfundova studimet e larta per gjuhe letersi.Vetem kur partise tuaj i rane dhembet u emerova ne rangje te larta te sociologjise ne ushtri.Me pas sherbeva gazetar ne ushtri me graden nenkolonel.Ushtrine e nkoh me themel ne aspektin organizativ dhe luftarak.Kush ishte ushtria shqiptare ju themm te lexoni librin tim qe eshte ne proces botimi.titulli i librit eshte,-‘USHTRIA DHE REVOLUCIONI BOLSHEVIK I -97”.UNE NUK JU FYEJ JUVE,PERKUNDRAZI U THEM QE JINI INJORANTET E ISH PPSH.PO JU QUAJ INJORANTE NGAQE FLISNI KOT.UNE NUK KAM QENE NE BURG ASNJEHERE.JETOVA ME BINDJET E KULTUREN TIME.JU JINI PLEHRA QE U HODHI POSHTE EDHE SOFRA JUAJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *