Mbyllja e tri ambasadave, reagon MPJ: Lajmi në media është i pavërtetë

anazapta

Ministria e Jashtme ka hedhur poshtë lajmet e botuara sot mbi mbylljen e mundshme të disa ambasadave të Shqipërisë në vendet e rajonit. Në një deklaratë për shtyp, MPJ thekson se nuk është marrë asnjë vendim për mbyllje të asnjë ambasadave.

“Ministria e Punëve të Jashtme dëshiron të informojë opinionin publik në lidhje më disa të pavërteta që po qarkullojnë në median e shkruar, mbi mbylljen e  mundshme të disa ambasadave të Republikës së Shqipërisë. Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka marrë asnjë vendim, që do të çonte në mbylljen e ambasadave të Republikës së Shqipërisë. Lutemi mediave që të jenë më korrekte me lajme të tilla, që nuk i shërbejnë informimit të saktë të publikut” thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Lajmi për mundësinë e mbylljes së tri ambasadave  në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinë u publikua sot në gazetën “Panorama”. Në shkrim thuhej se “Ministria e Punëve të Jashtme po përgatit draftin për mbylljen e tri ambasadave, në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinë”.

 

Share This Article
9 Comments
  • Interesat e atij 9% le ti mbroje shteti i Kosoves , per sa kohe te mos kerkoje ti bashkohet shtetit ame Shqiperise , duke mbajtur te ngritura ambasadat dhe duke i qendruar shume strikte kontrollit te kalimtarve nga Shqiperia njesoj si te ishin kalimtare serb . Ndaj edhe ne , qe s’na degjon e nuk na pyet kush , themi se shume mire bene qeveria jone , qe ne Sarajeven sllavo-turke e populluar dhe me serb , te mos kete ambasade te drejt perdrejte nga Shqiperia . Mire do ishte qe parat e kursyera te shkonin ne financimin e ndonje shkolle ku ruhet , ende gjuha shqipe .

  • se mos eshte hera e pare qe ia mbysin kot kta te gazetave. Kam njohur njeher nje gazetar, me iku tepeleku kokes, cfare idioti ishte. Ishte “gazetar politike” – keshtu i thosh vetes. Dava katundaresh qe duan te vjedhin ndonje cope nga hajduterite e pronareve te tyre qe ferkojne bythen perdite me politikanet medioker te atij vendi

    • o ti zoti Ben nga toronto. Mos i fut te gjithe ne nje thes. Nese kete lajmin e ka botuar nje gazete, nuk mund te akuzosh gjithe gazetaret. Ata qe e kane botuar le te mbajne pergjegjesi, jo te gjithe.
      Boll me kete pergjegjesine ne grup se dhe Saliu keshtu thote: E hodhem ne ere Gerdecin me gra e femije se ishte vendim kolegjial – thote

  • kta te Panorames se Irfanit duhet te bejn kujdes. Nevoja per Lulin e Bashkise nuk duhet ti coje ne genjeshtra

  • me than te drejten mire do bejne ti mbyllin ca nga kto ambasadat. Paguakme leke kot si qytetare qe te mbajme me para femijet e politikaneve qe bejne shkollat andej dhe duan te rrojne pa qera e pa shpenzime makine dhe nevoja te tjera.
    Eshte turp dhe shkerdhatesi katundi

  • me siguri ua ka dhene lajmin “bombe” gerd bogdani 🙂 si ate raportin e komisionit te jashtem per problemet e shqiptareve te rajonit

  • Edhe sikur te jete lajm i vertete, nuk keni pse te ulni koken, por koken duhet ta ulin Berisha me berishianet, qe e cuan sherbimin diplomatik, ne falimentim, duke strehuar bijte e tyre qe vazhdonin shkollat, neper ambasada, sikur keto te ishin hotele.
    Koken duhet ta uli Dizenjatorja, qe con ne sherbimin diplomatik, vajzen edhe dhendrin, qe con ne Milano vellain dhe plot kusherinj, qe sdinin se me cfare pune merrej nje diplomat.
    Berishianet e falimentuan shtetin dhe qeveria, duhet te coje te gjithe abuzuesit para drejtesise, Saliun te parin dhe te gjithe thithlopat, qe ja pine gjakun Shqiperise.
    Me mire te mbyllen disa ambasada, qe ambasadat kryesore, te kene dinjitetin qe u takon, jo te ndodhi si me ambasaden ne Uashington, qe skishin para per te paguar qirane.

  • Kombininacion tritoli nga brënda shqipërise me mashtrimin diplomatik pér tu acaruar me fqinjët! E doni autorin? Saliu dhe miqte e tij udbashë!

  • Gjysmat e ambasadave jane kot. Vetem bejne biznese private dhe arsimojne femijet si ajo e londres qe drejtohet nga nje malok dhe ka dhe gruan e staroves qe ka 7 vjet aty. Turp per qeverine rama qe po e le diplomacine me keq se ce gjeti. Te aferm te tyre po punesojne dhe miq e shoke. Tuuuuuuuurrrrrrrrrrrrrpppppppppppppppppppppp!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *