Shqipëria do të mund të ketë për herë të parë një strukturë moderne portuale për jahtet. Kompania londineze e jahteve Charterworld shkruan se së shpejti do të nisë ndërtimi i Porto Albania, projekti i parë i këtij lloji në Shqipëri i cili ka arritur të sigurojë dokumentet e nevojshme nga qeveria.
Ky do të jetë porti i parë ndërkombëtar i jahteve në Shqipëri që do të përmbushë standardet europiane për të strehuar rreth 720 anije me gjatësi deri në 75 metra.
Vendodhja e favorshme gjeografike do të rrisë ndjeshëm popullaritetin e saj, kundrejt konkurrentëve të drejtëpërdrejtë siç është Mali i Zi dhe Kroacia, por edhe destinacioneve turistike, si Greqia dhe Italia.
Porti është pjesë e një projekti të madh që do të përfshijë edhe ngritjen e strukturave akomoduese në tokë, si : hotele, rezidenca, vila, dyqane tregtare, por edhe restorante, kafene, fusha golfi, spa dhe facilitete të tjera sportive.
Ky është një investim që menaxhohet nga kompania zvicerane FINSEC Ltd Zug, në bashkëpunim me atë shqiptare FINSEC Port SHA Tirana. Charterworld shkruan se të dy kompanitë po punojnë për të krijuar një destinacion të veçantë në rajon.
Anëtari i bordit i kompanisë FINSEC, Peter Ruckstuhl thotë se: “ Porti i jahteve është faza e parë e planit tonë të investimeve. Parashikohet që të shtrihet në 170 hektarë dhe të ketë hacilitete, si : hotel, spa, fusha golfi, etj. që do të ndërtohen”.
Por, ekspertët e këtij sektori thonë se Shqipëria nuk ofron kushte për të zhvilluar turizmin luksoz të jahteve pasi nuk ka infrastrukturë mbështetëse në tokë, siç janë hotelet, resortet etj. Mali i Zi vlerësohet si një nga destinacionet më infrastrukturën më moderne të ankorimit të jahteve./monitor

Hajt do Zoti i madh! Shyqyr me ne fund nje lajm i mire!!!
Nje mrekulli!
Te kete dhe Atdheu yne nje gje te bukur, moderne dhe joshse per turistet me xhepin plot!
Se jemi vendi me i prapambetur krahasuar dhe me Malin e Zi e jo më me Kroacine e Greqine!…
Nje mrekulli!
Te kete dhe Atdheu yne nje gje te bukur, moderne dhe joshse per turistet me xhepin plot!
Se jemi vendi me i prapambetur krahasuar dhe me Malin e Zi e jo më me Kroacine e Greqine!…
Sa per infrastrukturen mbeshtetse, te mos kene merak se ate e ndertojne shqipot Naten, jo Diten….Per Hotele e lokale u thenç, te cilat i kane edhe sot me te mira e më me fantazi se Mali Zi, por çalon manipulimi i mbeturinave, kanaleve te zeza etj, qe te jene te gjitha ne harmoni…, ndoshta dhe nje ose dy aeroporte fe vegjel per avion çarter…Malazezt psh kane marre ekspert nga gjermanet!…Dhe u funksionon turizmi mrekulli dhe hajde te mendosh qe bregdeti malazez eshte ne shumice toke shqiptare, e dhuruar dhe rrembyer nga peshkaqenet!…
do Zoti e realizohet ky projkt
Hyni tek faqja:
http://www.portoalbania.com
http://www.javanews.al/industria-turistike-e-jahteve-shqiperia-ne-panairin-e-dyseldorfit/
Urime dhe suksese per ata shqipetare qe mendojne per atdheun dhe per ata te huaj qe e vleresojne vendin tone. Duhet durim per tu mare me qeverine dhe dikasteret shqipetare dhe aq me teper kur nderrohen partite ne pushtet ….. Bravo ju qofte per inisiativen dhe kembeguljen se eshte gjynah te shkojme neper bregdete te huaja kur bregdeti shqiptar eshte nder me te bukurit qe ekzistojne.