Shqipëria merr dhe jep më pak ushqime e pije me Greqinë, rrit importet dhe eksportet e tyre nga Italia

DITA Online

 

Gjatë vitit 2017, Shqipëria rezulton se ka rritur masën e shkëmbimeve të produkteve ushqimore e pijeve nga Italia ndërsa ka ulur atë nga Greqia. Refruar të dhënave të Tregtisë së Jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se gjatë vitit 2017, Shqipëria ka importuar 305 milionë lekë më pak ushqime, pije e duhan nga Greqia, raporton portali SCAN.

Po ashtu, edhe sa i përket eksporteve rezulton se për këtë grup mallrash, Shqipëria ka eksportuar 350 milionë lekë më pak gjaët 2017, krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkohë me Italinë është shënuar një rritje e importeve me 622 milionë lekë më shumë se viti i kaluar. Sa i përket eksporteve, rritja me Italinë rezulton  320 milionë lekë më shumë.

Itali

Eksporte

2016 4 miliardë e 980 milionë lekë

2017 5.3 miliardë lekë

Ndryshimi=320 milionë lekë  më shumë

Importe

2016/ 12 miliardë e 941 milionë lekë

2017/13 miliardë e 563 milionë lekë

Ndryshimi= 622 milionë lekë më shumë

Greqia

Eksporte

2016/1 miliardë e 720 milionë lekë

2017 /1 miliardë e 370 milionë lekë

Ndryshimi=350 milionë lekë më pak

Importe

2016/10 miliardë e 818 milionë lekë

2017/10 miliardë e 513 milionë lekë

Ndryshimi=305 milionë lekë më pak

Share This Article
1 Comment
  • bravo!!
    asnjë lloj importi nuk duhet bërë me ta!!
    kundër nesh?
    shiti diku tjetër mallrat e tua!!
    e njëjta gjë duhet bërë dhe me sërbinë,kosova kryesisht!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *