Nga datat 25 deri në 29 tetor do të zhvillohet në Itali, Marina di Carrara, kampionati i unifikuar i arteve marciale.
Në këtë event kaq të rëndësishëm të nivelit botëror, Shqipëria përfaqësohet nga atletët e saj.
Të rinjtë do të garojnë në disiplina MMA, kickboxing dhe karate.
Ata janë pjesë e skuadrës së binjakëzuar warriors al dhe gym glory, por në këtë organizim të rëndësishëm përfaqësuesit tanë do të luftojnë si ‘ekipi Albania’ për t’i bërë jehonë Shqipërisë.
Atletët do të shoqërohen nga presidenti i Federatës: mjeshtër Giorgio Baldo, përgjegjësi për kickboxing mjeshtër Adi Gjoka. Përgjegjësi për karatenë, mjeshtër Enver Cakiqi, përgjegjës për MMA, mjeshtër Leonard Varfi të gjithë trajnerë të këtyre atletëve të rinj-raporton Dita.
Në nëntor do të zhvillohet një tjetër event i rëndësishëm, i cili njëkohësisht do të jetë edhe një takim i gjithë përfaqësuesve të vendeve ballkanike.
Për Shqipërinë do të jetë mjeshtër Giorgio Baldo për të diskutuar në lidhje me organizimin e ardhshme sportive të atletëve ballkanas./e.r/Dita

