Shqipëria i bashkohet për herë të parë Ministerialit të Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji, i mbajtur në Lituani, nën kujdesin e Sekretarit Amerikan për Energjinë, Rick Perry. Në këtë Ministerial, ku merrnin pjesë 24 shtete të Europës Qendrore dhe Lindore, ishte e pranishme edhe Ditte Juul Jørgensen, Drejtoresha e Përgjithshme e Energjisë pranë Komisionit Europian, ndërkohë që Qeveria Shqiptare përfaqësohej nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Siguria energjetike, diversifikimi i burimeve të energjisë si dhe rritja e bashkëpunimit mes vendeve, ishin në qendër të diskutimeve që u mbajtën gjatë këtij Ministeriali.
Duke ju referuar vendeve pjesëmarrëse si dhe tryezave të forumeve të zhvilluara gjatë Ministerialit, ministrja Balluku bëri të ditur se tashmë kërkohet që gazi dhe burimet e tjera të rinovueshme të jenë në qendër të prodhimit të energjisë.
Ajo u shpreh: “Shqipëria u ftua për herë të parë që të jetë pjesë e Ministrerialit të Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji. Nën kujdesin e sekretarit të shtetit Rick Perry, u zhvillua në Lituani një nga takimet më të rëndësishme të ministrave përsa i përket sigurisë energjetike, diversifikimit të burimeve dhe sigurisht bashkëpunimit në të gjitha këto zona kur kërkohet sot që gazi natyror, ai I lengshem LNG, por edhe burimet e rinovueshme të jenë në qendër të prodhimit të energjisë”.
Edhe pse Shqipëria është një vend i cili prodhon 100% energji të rinovueshme, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e vuri theksin tek rëndësia e krijimit të qëndrueshmërisë së prodhimit të energjisë për të plotësuar nevojat e tregut pa ju drejtuar importit në të ardhmen.
Balluku tha: “Shqipëria, ashtu siç çdo herë, prezantoi strategjinë tonë të diversifikimit të burimeve të energjisë së rinovueshme. Ne jemi një nga vendet kampion që sot prodhojmë 100 % energji të rinovueshme, megjithatë ajo çfarë është e rëndësishme, ne sot po krijojmë qëndrueshmërinë e prodhimit të energjisë për të plotësuar nevojat e tregut pa ju drejtuar importit në të ardhmen. Në panelet teknike të zhvilluara gjatë Ministreialit, u prekën shumë çështje të rëndësishme si siguria energjetike ashtu edhe vazhdimësia e bashkëpunimit midis të gjitha vendeve sigurisht nën partneritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Gjatë Ministerialit, ministrja Balluku zhvilloi edhe një takim të veçantë me nënsekretarët e Departamentit Amerikan të Energjisë, Steven Winberg dhe Theodore Garrish, ku u diskutua për projekte konkrete në funksion të zhvillimit të sektorit energjetik dhe diversifikimit të burimeve të energjisë që prodhon vendi ynë.
Ministeriali i Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji u cilësua nga të gjithë vendet pjesëmarrëse si një mundësi më shumë për të thelluar bashkëpunimin mes të gjitha vendeve sa i takon sektorit energjetik.
e.ll./dita

Ministrja e infrastruktures…..??
Doli me shume buje live ne te gjitha televizionet para disa kohesh te kthesat e Laknasit rruges per Rinas. Pra, do rregullonte disi rrugen
Si perfundim , e beri me keq se ç ‘ ishte , me shume makina po perplasen.
Thjesht harxhoj ca lek nga taksat e popullit.