Shqipëria mes flakëve dhe tërmetit, regjistrohen dy lëkundje në mesnatë

DITA Online

Sikur të mos mjaftojnë flakët që kanë mbërthyer Shqipërinë, vendi ka pësuar edhe dy tronditje.

Kështu, gjatë natës janë regjistruar dy lëkundje tërmeti.

Instituti i Gjeoshkencave raporton se tërmeti i parë është regjistruar në Qukës, 5 kilometër nga Përrenjasi me magnitudë 2.4 dhe në thellësi 3 kilometër.

Tërmeti është regjistruar në orën 01:42.

Rreth një orë më vonë, saktësisht në orën 02:36 një tjetër tërmet është regjistruar në Elbasan.

Sipas specialistëve, ai është regjistruar me një thellësi 16 km dhe ka pasur magnitudë 2.5.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *