Shqipëria miqësore luksi në stadiumin e Shkodrës?

Dita

Në ditën e hedhjes së shortit për Europianin trajneri De Biasi bisedoi personalisht me trajnerin turk Fatih Terim, si dhe drejtuesit e federatave rreth mundësisë për të zhvilluar një miqësore.

Duke qenë se nuk është marrë ende konfirmimi zyrtar nga federata turke, burime pranë FSHF-së për gazetën “Panorama Sport” bëjnë me dije se po zhvillohen bisedime që të jetë Kroacia kundërshtari i parë i kuqezinjve në mars.

Momentalisht është shtruar tapeti i fushës, si dhe ka nisur puna për vendosjen e mbulesës së tribunës qendrore dhe po ashtu edhe për fasadat e xhamit. Natyrisht që ka ende shumë punë, por brenda dy muajsh gjithçka mund të zgjidhet dhe stadiumi “Loro Boriçi” të inaugurohet në mars me një ndeshje të Kombëtares sonë.

Ky impiant pritet që të ketë një kapacitet rreth 17 000 vende, me një kosto të përafërt me 12 milionë euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *