Shqipëria mund 2–0 Luksemburgun

Dita

Kombëtarja u rikthye te fitorja. Shqipëria mundi Luksemburgun me rezultatin 2 – 0 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Josy Barthel” të mbështetur nga tifozë të shumtë.

Trajneri De Biasi e nisi me një formacion eksperimental. Kuqezinjtë u treguan kërkues që në fillim duke patur disa raste shënimi, por pa sukses. Portieri Jonathan Joubert ndali disa goditje, ndërsa lojtarët vendas iu afruan rrallë portës së Etrit Berishës.

Luksemburgu luajti të gjithë pjesën e dytë me 10 futbollistë, pasi në fundin e së parës Joubert u ndëshkua me karton të kuq. Shqipëria ishte edhe pas pushimit u shfaq po e njëjta dhe me ndryshimet e bëra nga Gianni De Biasi sulmi kuqezi u kthye më i rrezikshëm.

Sadiku realizoi golin e avantazhit në minutën e 63’ pak pasi hyri në fushë. Pak minuta më vonë Sokol Cikalleshi shënoi përsëri për Shqipërinë.

Në këtë sfidë debutoi edhe Milot Rashica, i cili u aktivizua në pjesën e dytë. Kombëtarja do të ketë edhe një fazë përgatitore pas 2 muajsh para se Shqipëria të debutojë në Euro 2016.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *