Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore për vitin 2019 e ka renditur Shqipërinë në vendin e 39, me kapacitet të dobët nëpër spitale dhe qendra shëndetësore. Indeksi i Sigurisë në Shëndet, përcaktohet në bazë të gjashtë kategorive kryesore si Parandalim, Shëndet, Ligje, Evidentim Sëmundje dhe Rrezik.
Sipas Indeksit duket se Shqipëria shënon 52.9 pikë, duke përcaktuar renditjen në vendin e 39-të nga 195 vende të monitoruara, ku vendi me numrin më të ulët tregon cilësinë më të dobët të shëndetësisë.
Shëndeti përcakton indikatorë si kapaciteti i spitaleve dhe qendrave shëndetësore, që paraqitet me pikë shumë të ulëta.
Parandalimi
Në këtë kategori Shqipëria ka shënuar 43.8 pikë nga 57 që është përcaktuar mesatarja botërore. Vlerësimi është bërë nga monitorimi i gjashtë indikatorëve, si rezistenca antimikrobike, siguria bio, imuniteti dhe përdorimi përgjegjshëm i shkencës dhe sëmundjet e kafshëve.
Ligjet
Vendi unë ka shënuar 53 pikë, nën mesataren botërore të përcaktuar që është 65 pikë. Për sa i përket indikatorit të financimit, Shqipëria renditet në vendin e 108. Ndërsa për angazhimin ndërkombëtar është renditur në vendin 81. Ndërsa, për marrëveshjet ndërkufitare për emergjencat e shëndetit publik është vlerësuar në vendin e parë në botë.
Evidentimi i sëmundjes
Në këtë kategori Shqipëria ka arritur pikët më të larta. Nga 25 që është mesatarja botërore Shqipëria ka mbledhur pikët 74.4 në bazë të monitorimit të indikatorëve të ndryshëm. Një problem në këtë pjesë mbetet sistemi i laboratorëve dhe vëzhgimi dhe raportimi në kohë reale për sëmundjet.
Rreziku
Në këtë kategori vendi ynë ka shënuar pikë të ulëta për sa i përket infrastrukturës së përshtatshme shëndetësore, duke u renditur në vendin e 124. Gjithashtu për sa i përket sigurisë dhe politikave të ndërmarra Shqipëria pozicionohet në venin e 88-të.
Në rang rajonal, vendi ynë renditet më lart se vendet e tjera. Shqipëria është në vendin e 41, ndjekur më pas nga Mali i Zi në vendin e 68, Bosnja Hercegovina me vendin e 79 dhe Maqedonia e Veriut në vendin 90.
Sipas raporti, vendi i cili mund të përballojë situatat e paparashikuara shëndetësore është SHBA-ja, e cila renditet në vend të parë. Më pas ndiqet nga vende të tjera si nga Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Australia dhe Kanadaja./ Si
l.h/ dita

Genjejne, Shqiperia ka dhiarin e Rexhepajt qe na ka prure sterilizimin nga bajgat e dhive ne Rexhepaj.
Nuk e dinim, na e mesoi.
Hoqem pincat dhe na pruri bisturite.
Lum si ne, e jazek i qofte Ukraines qe nuk na arrin dot
KJO QE THUHET DHE AMPLIFIKOHET ME KAQ FORCE
PREJ MEDIAVE TONA , NUK ESHTE ASPAK E
VERTETE . UNE JAM NJE QYTETAR I MOSHUAR ,
QE VUAJ PREJ 30 VJETESH NGA NJE SEMUNDJE
KRONIKE DHE I KAM HEQUR VETE NE KURIZ , TE
MIRAT DHE TE KEQIAT E E QEVERIVE QE JANE
NDERRUAR NE KETO TRE DEKADA . PER HIR TE
SE VERTETES , DUHET THENE SE GJENDJA
DHE TRAJTIMI SHENDETESOR , KA ARDHUR
VAZHDIMISHT NE PERMIRESIM , SIDOMOS NE
KETO VITET E FUNDIT . POR NUK MUND TE
KRAHASOHET KUUUURRE ME KOHEN KUR
QEVERISTE MONSTRA SERBE E VICIDOLIT , KUR
PENSIONISTET BLININ EDHE RECETAT , KURSE
MEDIAT TONA TERESISHT ANTIKOMBETARE DHE
ANTIPOPULLORE , AS ATEHERE DHE AS TANI NUK
FLASIN PER SHENDETESINE NE ATE PERIUDHE .
JO PA QELLIM , E LENE NE HARRESE ATE , PER TE
NA I REKOMANDUAR SI KOHE TE ” ARTE ” !
DO T`I LUTESHA MODERATORIT TE MOS M,E
CENSUROJE PER KETE TE VERTETE QE PO THEM .
ORE KE PIRE GJE SOT
TA THEM ME KENGE
APO ME VARGJE
QE JE DEBIL
KRONIK
A ke degjuar ndonje here , se cfar eshte dhe ku e si perdoret argumenti , apo di vec te shajsh e te perbaltesh ?!
E verteta eshte se, nga nje nga vendet me shendetesine me sigurte ne bote, jemi kthyer kokeposhte, me shendetesine me te pasigurte e te korruptuar ne bote.