Shqipëria, ndër vendet më raciste të botës

redaktor

Ndërsa SHBA, Britania dhe Brazili janë ndër vendet më tolerante të botës, nuk është e rekomandueshme që të zhvendosesh për të jetuar në Indi, Hong Kong apo edhe Shqipëri, nëse ngjyra e lëkurës nuk është e njëjtë me atë të banorëve vendas.

Arsyeja është e thjeshtë. Vendi i dytë më i populluar i botës dhe shteti nën sovranitetin formal të Kinës, janë ndër më racistët në botë.

Ndonëse një shkallë më poshtë, Shqipëria gjithashtu figuron në “listën e kuqe”, të atyre vendeve ku është racizmi është një fenomen ndër më të përhapurit.

Ishte një studim i “Washington Post”, i përqendruar në 80 vende, ai që nxorri në dritë këto rezultate.

E përdishmja amerikane, duke realizuar një numër telefonatash të rastësishme në secilin shtet, pyeste personat se cilët nuk do të dëshironte të kishte fqinj pranë shtëpisë së tyre dhe në Indi, Jordani, Hong Kong e Bangladesh, nga listame disa mundësi, më shumë se gjysma thanë se nuk do të dëshironin një person të një race tjetër, transmeton TCH.

Vendet arabe, si Egjipti, Irani e Arabia Saudite apo me një ndienjë të fuqishme përkatësie kombëtare, si Korea e Jugut, Shqipëria e Vietnami, vinin më pas në listë, me 30-40% të të anketuarve që nuk i duan për fqinj personat e një race tjetër.

Në këtë grup vendesh përfshihej edhe vendi ynë.

Franca, si një shtet multikulturor, bie në sy për faktin se mbi 20% e të anketuarve u shprehën se nuk do të dëshironin për fqinj një person të një etnie tjetër.

Vendet më mirë të pozicionuara, ku nga anketimi i kryer me telefonata u evidentua shprehja më e vogël e racizmit, ishin SHBA, Kanada, Brazili, Argjentina, Britania e Madhe, Suedia, Norvegjia apo Australia.

Share This Article
2 Comments
  • e si qenka franca shtet multietnik?? ajo eshte nje shtet thellesisht kombetar.franca nuk njeh asnje kombesi te huaj ne france.
    sa per shqiperine ajo parajsa per te qene i huaj. se po ishte ndryshe nuk do dilnin lloj-lloj pakicash te padegjuara ne shqiperi vetem per shkak se po te jesh i huaj trajtohesh me mire. ne te gjithe boten pakicat rezervohen te shrehin identetin e tyre dhe tentojne te anojne nga shumica. vetem ne shqiperi shumica kerkon te behet pakice. keshtu qe keto jane perralla me mbret. c’rracizem ka ne shqiperi kur kryetari i kishes ortodokse shqiptare eshte grek!

    • Delfi,o adhelfi,ore i vrare,po pikerisht ti,bre lako qenke nga ata me racistet e kërriçosur te kesaj skote,hordhie,qe ke zene vend nga skerkat e Anadollit.Çdo fjale qe ke nxire,te zbulon lakuriq racizmin tend dhe,fatkeqesisht,edhe te mbi 80% te bashkë(mendimtareve apo qenieve me bisht).Tyt,farë e shpëlare…më fal,doja të thoja shpellare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *