Sipas një harte të re, e cila është përpiluar duke marrë në konsideratë të dhënat e kostove të jetesës në të gjithë botën, tregon Shqipërinë si një ndër vendet më të lira. Ajo renditet krahas rajonit: Maqedonisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë dhe shteteve të tjera të Europës Lindore si Bjellorusia, Rumania dhe Ukrahina.
A keni menduar ndonjëherë se ku janë vendet më të shtrenjta në botë? Sipas të dhënave të marra nga shumë tregues konsumi dhe çmimesh për 2018, MoveHub përmes një hartë botërore tregon se cilat shtete kanë kosto më të lartë jetese për këtë vit.

Evropa dominonte listën me më të shtrenjtët, duke nisur me Zvicrën, Islandën, Norvegjinë dhe Danimarkën, të gjitha në 10 vendet e para. Siç mund ta shikoni ka shtete të shtrenjta për të jetuar në gati çdo kontinent, megjithëse përqëndrimi më i rëndësishëm është qartësisht në Evropë.
Për fat të mirë, disa prej kostove më të shtrenjta të jetesës në botë janë gjetur në vende që mezi janë të dukshme në një hartë botërore. Azia Juglindore duket mjaft e lirë derisa të vështroni Hong Kong-un dhe Singapor-in.
Ka një ndarje mjaft të dallueshme kur bëhet fjalë për kostot e jetesës në Evropë. Ndërsa shtetet lindore janë të pikturuara me ngjyrë të gjelbër të ndritshme, ndër të cilat edhe Shqipëria në Ballkan, vendet e Evropës Perëndimore kanë atë ngjyrë rozë-portokalli, që tregon kosto të larta. Kjo është e drejtë: nëse doni pushime të lira në Evropë, sipas MoveHub, atëherë duhet të shkoni në Ballkan dhe më gjerë. Vendi më i përballueshëm i Evropës është Ukraina, e cila renditet e 113-ta në renditjen botërore, e ndjekur nga Kosova në 109 dhe Moldavi në 101. Në anën tjetër të spektrit, nuk është çudi që Zvicra është vendi më i shtrenjtë në Evropë, duke u renditur si vendi i dytë më i preferuar në botë për të jetuar.
Jeta në vendin e çokollatës, djathit dhe maleve duket qartë me një kosto mjaft të lartë. Një studim i kohëve të fundit nga Expat Insider nga viti 2017 tregon Zvicrën si një nga vendet më armiqësore në botë, kështu që ndoshta është më mirë të jesh vend i lirë dhe i gëzuar./Monitor
s.a/dita

hahahahahahahahaha
Ornela e Nikos kerkon te beje ekuiliber qe mos etikotohet si Monitor 55. Medemek nuk boton vetem lajme qe nxijne realitetin
hahahahahahahahahahahahahahahaha
Kjo tregon se i ndjek komentet qe bejme ne ke DITA.
ah Gazetaria shqiptare po le nam: para as nje dite lexojme se toka ne shqiperi eshte ma shtrente se n’evrope,etjethj;;;
Sigurisht se per nje rroge te huaj shqiperia eshte lire, po sa vjet duhet te punoje nje shqiptar per nje banese?
Futja pordhes kot
buka ne allbani = 0.4 euro
buka ne itali =1.4 euro
te krahasosh keto e te mburresh qe jemi me te lire
eshte futja pordhes kot fare
NE VEMENDJE TE REDAKSISE SE GAZETES:. MOS KUJTONI SE VETEM JU MUNDE TE BENI LLOGARI PER TE NXJERRE SHQIPERINE NDER VENDET ME TE LIRA NE BOTE, KJO ESHTE BROCKULL,GENJESHTER,SHANTAZH. SHQIPERIA ESHTE NJE NGA VENDET ME TE SHTERJTA NE BOTE. PO TE KRAHASOSH NJE SKONTRINE TE NJE SUPER MARKETI NE ITALI APO GJERMANI DO TE SHKONI QE SHUMICA E ARTIKUJVE USHQIMOR POR EDHE INDUSTRIAL KANE CMIME TE PERAFERTA OSE EDHE ME TE LARTA NE SHQIPERI PA LLOGARITUR PAGAT QE VERSIONIN TUAJ E HEDHIN TOTALISHT POSHTE DUKE E KTHYER SHQIPERINE NJE NDER VENDET ME TE SHTRENJETA. NDRYSHE NGA RUMANIA E CILA NE TE SHUMTEN E RASTEVE RUAJNE CMIMET E PARA 30 VITEVE, DHE PAGAT KANE NJE RRITJE TE NDJESHME.
Per te huajt e perendimit shqiperia eshte e lire ne cmime duke filluar nga qerate e shtepive dhe shumica e ushqimeve. Nafta mishi dhe djathi mund te jete baraz me perendimin.