SMS në DITA
Në 0689073730
Shqipëri moj evropiane
Që ke ngel’ pa President
Se rreshteri i Saliut
Asnjë ditë s’tu gjend prezent.
Na thoni kush e ka parë
Mos pushime bën në fshat?
Se një fjalë nuk ju dëgjua
Për ç’ndodhi në Lazarat.
Shteti detyrë mbaroi
Kriminelët u prangosën
Presim të vij radha juaj
Se kët’ vend keq e njollosët
Ti Nishan, nuk do harrohesh
Si mbrojtës i kusarisë
Një besnik shef i perversit
Në krye të Drejtësisë
Nderim e respekt për Policinë e Shtetit dhe kuadrot drejtuese të tyre. Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
