Tre vajza nga Shqipëria përfaqësojnë vendit në konkursin “Technovation Challenge”, që njihet si shtëpia e shumë kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë, Silicon Valley në San Francisko. Vajzat gjimnaziste Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, konkurojnë me aplikacionin e tyre të quajtur “GjejZâ” ose “gjej zërin”, një aplikacion që u vjen në ndihmë grave e vajzave të dhunuara.
“Technovation Challenge” fton çdo vit grupe vajzash nga e gjithë bota të vënë në përdorim aftësitë e tyre për të zgjidhur probleme të komunitetit ku ato jetojnë nëpërmjet teknologjisë. Tre vajzat, të cilat përfaqësohen si një grup i njohur me emrin “D3COders”, falë aplikacionit të tyre kanë arritur ta çojnë Shqipërinë për herë të parë në finale.
Pjesëmarrja e tyre në këtë aktivitetet realizohet falë Këndit Amerikan në Tiranë, një platformë e Ambasadës Amerikane për të realizuar projekte të ndryshme. “D3C0ders” bashkëpunojnë me Këndin Amerikan prej vitit 2016, kur ato ishin vetëm 12 vjeç. Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë me një nga përfaqësueset e grupit, Dea Rrozhanin.
b.b/dita

Shqiperia ne gare teknologjike !?!?
Hahahahaaha
Bravo cupkat tona !
Na bejne krenare ,me kete harritje te shkelqyer
Edhe kane gjetur nje fushe shume interesante
Urime urine dhe ne fitore
Urime e suksese vajzave, shembull i bukur i gjimnazisteve në Shqipërinë e Çiljetave
Bravo bravo bravo! Na beni krenare. Urime dhe shpresoj te vazhdoni ta ndiqni pasionin tuaj!
Do kene shpikur ndonje pompe apo model rezervuari te ri, per furnizimin e shqiptareve me uje te pijshem nga tarracat e pallateve.
A e di njeri ne ca shkolle, ca viti jane keto vajzat? Te bijat e kujt jane a berben lajm?
Shyqyr qe po lexojme nje lajm NORMAL nga ky vend!
Na mbyten vetem traplliqet e politikoqeve qe kemi…
Suksese grupit te gocave!
Ore mos u beni qesharake ne perkthim. GjejZa eshte shume me ndryshe se Gjej Zerin. Padiskutim qe eshte me e fuqishme, me kuptimplote, ajo eshte shprehje. Mund ti japesh kuptim mbase duke harxhuar nja dy rreshta a me shume, po jo ta perktheshsh fjale per fjale se ha hapet barkun