Shqipëria, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

redaktor

Drejtoresha e AKT-së, Brikena Arapaj, theksoi se gjatë ditëve të panairit është parë një interesim i gjerë për trashëgiminë tonë kulturore, për aventurën, për camping, rafting, ndryshe nga vitet e tjera, ku promocioni ka qenë i fokusuar vetëm në bregdetin shqiptar

 

Zhvillimi i sektorit të turizmit dhe gjithçka ofron Shqipëria, ishin kryefjalë e prezantimit në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin të Gjermanisë. Shqipëria u prezantua në këtë Panair, nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, nën logon: “Albania, Europe’s Last Secret” (Shqipëria, Sekreti i Fundi i Europës). Në këtë panair të hapur nga datat 6 deri 9 mars morën pjesë 188 vende të botës dhe 10.086 ekspozues. Në stendën tonë prezantuan oferat e tyre rreth 14 operatoprë turistikë vendas. Interesi i vizitorëve ishte i lartë. Gjatë këtij panairi, stenda e Shqipërisë u vizitua nga Dirk Niebel, ministër i Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit i Gjermanisë. Në takimin që zhvilloi me drejtoreshëm e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Znj. Brikena Arapaj, u fol për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, mbi interesimin e operatoreve gjermanë për vendin tonë, si dhe një sërë elementësh të tjerë përsa i takon pjesmarrjes së Shqipërisë në Panairin e Turizmit në Berlin. Delegacioni i Shqipërisë në Berlin, drejtohej nga Ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Bumçi. Ai bëri para gazetarëve një prezantim të Shqipërisë si një destinacion me një trashëgimi të pasur kulturore dhe botërore të mbrojtura nga UNESCO, duke përmendur Butrintin, Gjirokastrën, Beratin, si dhe parqet arkeologjike. Ai e cilësoi Gjermaninë si shtetin më të rëndësishëm në Europë dhe si eksportuesin më të madh të turistëve dhe Italinë si një vend fqinj  ku jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh. Drejtoresha e AKT-së, Brikena Arapaj, theksoi se gjatë ditëve të panairit është parë një interesim i gjerë për trashëgiminë tonë kulturore, për aventurën, për camping, rafting, ndryshe nga vitet e tjera, ku promocioni ka qenë i fokusuar vetëm në bregdetin shqiptar. “Kjo na bën mjaft të lumur e të kënaqur, sepse AKT ka nisur moton e re të saj, Shqipëria vend turistik përgjatë gjithë vitit dhe kjo na ndihmon shumë në vazhdimin e promocionit tonë gjatë të gjitha stinëve”, ka deklaruar ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *