Gazeta angleze “The Telegraph” ka përzgjedhur Shqipërinë si një ndër 20 destinacionet më tërheqëse për t’u vizituar në 2015.
“The Telegraph”, e cilëson Shqipërinë si një vend me bukuri dhe histori magjepsëse, duke e rekomanduar atë, si ndër top 20 vendet që duhet vizituar gjatë vitit të ardhshëm.
“E shtrirë përgjatë Adriatikut me një histori magjepsëse dhe me pak udhëtarë kureshtarë, 2015 është momenti i duhur për ta vizituar Shqipërinë” thotë gazetarja e “The Telegraph”, Caroline Shearing pas një vizite në Shqipëri, dhe që i ka lënë mbresa të veçanta dhe e ka bërë që ti hedh ato në shkrimin e saj.

E kemi venden te bukur,me nje klime te mrekullushme,po na e kan veshtiros politikanet hajdute,arrogant,te korruptuar,te pa shpirt etj. Nuk dua te rradhis epitete qe nuk i them dot. Dikur kam qen dhe un optimiste per vendin tim,por kto shpresa u shuan me kte sjellje te pushtetareve te papergjegjshem,shkrut muhabeti,kapitalizem shum i eger ktu ne Shqiperi. Njerzit e kan menjem vetem me hik.