Shqipëria negociata për ndeshje miqësore me Italinë

Dita

Shqipëria mund të luajë miqesoren e 18 nentorit, kundër Italisë, 4 herë kampione bote. Megjithëse asgjë nuk është përfundimtare, por në nivel negociatash, ka shumë gjasa që një përballje e tillë, të realizohet.

Gjithçka ka nisur pas një bisede, mes dy trajnerëve Konte dhe De Biazi, të cilët ndodheshin në një takim trajnerësh, organizuar nga FIFA dhe UEFA në Shvn Petërburg të Rusisë.

Gjatë bisedës mes dy teknikëve është diskutuar mundësia e miqësores, që në rast se do të realizohet, do të zhvillohet në Itali. Kjo do të jetë hera e parë, që Shqipëria do të ndeshet kundër Italisë, në nivel ekipesh kombëtare. FSHF, konfirmon se kanë nisur negociatat dhe në ditët në vazhdim do të ketë zhvillime të reja./E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *