Shqipëria nuk është më ajo e 1913-s

redaktor

Z.Venizellos shpalli qe ceshtja e Çamerise nuk ekziston dhe problemin e pasurive te cameve ne Greqi e ktheu ne ceshtje te individeve dhe per kete na e tregoi rrugen drejt gjykatës. Ne ceshtjen tjeter edhe me te mprehte, ate te heqjes se “ligjit” famëkeq grek te Luftes me Shqiperine, perdori dredhine greke te genjeshtres dhe fshehjes se fakteve. Homologu i tij djaloshar, pa u perdredhur fort me poza diplomatike me qendrimin dhe pohimet e te vertetave ne sy dhe miqesisht, i tregoi homologut të vjetër urtësinë e thënies së vjetër “Epur si muove!” (e megjithate globi rrotullohet, por problemet jane aty!). Dhe eshte per t’u shenuar kjo.

Por ja qe gazeta “Dita”, me qendrimin e saj intransigjent ne lidhje me te verteten dhe te drejtat e popullit te vet, i shfletoi arshivat dhe dokumentat zyrtare (ndryshe nga minisria e jashtme qe nuk e kish bere mire detyren e saj te shtepise per te pergatitur ministrin me fakte e dokumenta) dhe nxorri ne publik nje dokument zyrtar të akteve diplomatike shqiptaro-greke qe vertetonte zyrtarisht, se ministri grek hodhi nje genjeshter kur beri ate deklarate mbi vitin 1987. Kete e beri gazeta “Dita”, por do te kish qene e udhes qe kete fakt t’a kish bërë të ditur edhe ministri i jashtem i qeverise se re, homologut të tij.

Edhe nje ceshtje tjeter: pakti famëkeq detar i Berishës me Athinën ishin synimi kryesor i kesaj vizite diplomatike. Megjithëse Gjykata Kushtetuese e ka anulluar, Berisha u ka dhënë tashmë një kartë të fortë në dorë grekëve. Dhe Greqia do te jete per 6 muaj kryetare e rradhes se BE-se e roli i saj ne prag te vendimit te BE-se do te jete i rendesishem. Pa dyshim do luajnë lojën:  “Ose me jep detin ose s’ka hyrje ne BE!”.

Jo, more zoti minister. Shqiperia nuk eshte me ajo e 1913-tes kur me nje te rene te lapsit ne harte coptonit territorin shqiptar. Shqiperia ka qene e mbetet promotore e fqinjesise se mire dhe miqesise mes vendeve fqinje, por ka ardhur koha të qëndrojë me dinjitet dhe ballin lart në çështje të tilla.

 

Letër e nënshkruar

Bashkim Pitarka

ara� rs�n @R faktet, është pikërisht korniza dhe politika e zgjerimit ajo që ka funksionuar si duhet për transformimin e vendeve të Evropës Lindore, si Lituania, e cila kryeson Presidencën e BE-së dhe misione dhe operacione të ndryshme, dhe qytetarët dhe bizneset e tyre kanë më shumë zgjedhje dhe mundësi, kanë standard jetësor shumë më të lartë dhe konkurrueshmëri dhe ambient më të mirë për biznes. Prandaj, politika dhe korniza e zgjerimit është rrëfim i suksesit dhe do të funksionojë edhe në Ballkanin Perëndimor. Por për të arritur këtë, BE duhet të tregohet më praktike, më inovative dhe më kreative në zhvillimin, dizajnimin dhe aplikimin e zgjidhjeve që i përshtaten realiteteve, rrethanave dhe mentalitetit të Ballkanit Perëndimor.

 

Në radhë të parë, është përgjegjësi e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor që të tregojnë më shumë dëshirë dhe vullnet, të punojnë më shumë për të ndërmarrë reformat e nevojshme të cilat jo vetëm që do ta sjellin rajonin më afër BE-së por edhe do të zgjidhin problemet e përbashkëta që kanë këto vende, si mungesën e hapjes së vendeve të punës, tërheqjen e investimeve të huaja apo ndryshimin e reputacionit negativ të rajonit.

BE edhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë më ambicioze rreth procesit të transformimit dhe afateve kohore për anëtarësim, të cilat do të mund të ishin stimulues të mirë për qeveritë e rajonit që të arrijnë rezultate në reformat e tyre. Prandaj, një ndryshim fillestar do të ishte krijimi i një afati kohor për anëtarësim në mënyrë që ai të frymëzojë rajonin dhe qeveritë që të fokusohen më shumë në agjendën e reformës.

Ndarja strukturale e politikave të zgjerimit dhe fqinjësisë nga BE do të jetë hapi i dytë pozitiv dhe do të sjellte rezultate, përpjekje dhe fokusim më të madh. Zbatimi i kritereve të anëtarësimit në rajon kërkon fokusim dhe vëmendjen e plotë të Komisionerit dhe Drejtorisë për Zgjerim (DG) të Komisionit Evropian. Prandaj, në vend se të punojë dhe udhëtojë gjysmën e kohës në/për/me vendet e përfshira në politikën e fqinjësisë, Komisioneri dhe stafi/shërbimet e tij duhet të fokusohen plotësisht në vendet që janë pjesë e zgjerimit [të BE-së]. Komisioneri për Zgjerim, z. Shtefan Fyle, ka bërë punë të mirë. Megjithatë, agjenda shumë e ngjeshur e fqinjësisë, veçanërisht gjatë kryesimit të Presidencës së BE-së nga Lituania, i ka lënë në hije aktivitetet e zgjerimit. Ky ndryshim do të dërgojë sinjale se Ballkani Perëndimor është më shumë se proces teknik dhe krijimi i tregjeve për kompanitë e vendeve të BE-së. Do të tregojë se është zgjedhje gjeopolitike dhe strategjike për Evropën.

Përveç kësaj, BE duhet të rivlerësojë instrumentet e saj të ndihmës para-anëtarësimit. Ndarja e kësaj ndihme bëhet në atë mënyrë që madhësia e vendit e jo nevojat e vendeve aspiruese e përcaktojnë shkallën e përkrahjes. BE ka krijuar kritere të mira për kohezion dhe politika strukturale dhe këto mund të përdoren edhe për IPA. Mospërputhjet nuk duhet të jenë aq të larta saqë një vend kandidat për zgjerim me konkurrueshmëri ekonomike të ngjashme me shumicën e ekonomive të fuqishme të BE-së merr 25 herë më shumë ndihmë se sa një vend që ka nevojë tepër të madhe që të transformohet (rasti Turqi-Mali Zi) . Prandaj, ky ekuacion i ndarjes së IPA-s duhet të ndryshojë për të pasqyruar më mirë nevojat e vendeve aspiruese, në vecanti Kosovës.

Kryesimi i Presidencës së BE-së nga Greqia është i rëndësishëm dhe Athina ua ka borxh fqinjëve të vet ta përcaktojë zgjerimin si prioritet të lartë në agjendë. Nëse jo për shkak të parimit të solidaritetit, Greqia duhet ta bëj ketë për shkak të interesave ekonomike të saj. Gjatë kryesimit të presidencës së BE-së nga Greqia, do të mund të rregulloheshin dhe të arrihej pajtimi për ndryshimet strukturale të Komisionit, për afatet kohore të anëtarësimit dhe për ndarjen e IPA-s. Përveç kësaj, në gjysmën e parë të vitit 2014, Kosova do të përfundojë negociatat për MSA-në, Serbia mund të fillojë negociatat për anëtarësim, Shqipëria të marrë dhe shpresojmë se do të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Turqia dhe Bosnjë Hercegovina me gjasa do të arrijnë progres ndërsa Mali i Zi është duke ecur mirë.

Sfida dhe mundësia kryesore e Greqisë është që të pajtohet të zhbllokojë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë. Kjo kërkon guxim dhe fleksibilitet edhe nga udhëheqësit e Maqedonisë. SHBA-ja dhe Gjermania do të mund të ndihmojnë duke qenë pro-aktive dhe duke sanksionuar ketë proces në të njëjtën mënyrë siç vepruan për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja. BE-ja ka treguar solidaritet të konsiderueshëm ndaj Athinës gjatë dhe para krizës financiare, Greqia duhet të tregojë të njëjtin solidaritet ndaj Maqedonisë.

Për më tepër, BE-ja ndoshta dëshiron të mendojë se cili do të ishte sfondi më i përshtatshëm dhe më praktik për Komisionerin e ardhshëm për Zgjerim. Gjermania gjithmonë ka ofruar mbështetje për zgjerim dhe një Komisioner i ardhshëm nga ky vend do të ndihmonte në ketë çështje edhe në krijimin e disa lidhjeve të drejtpërdrejta me udhëheqësit më me ndikim të BE-së. Po ashtu edhe kandidatët nga Sllovenia ose Kroacia të cilët e kuptojnë mjaft mirë rajonin dhe të cilët kanë një të kaluar të ngjashme, do të ishin një zgjidhje e mençur. Komisioneri Neven Mimica ose ministrja e tanishme e jashtme e Kroacisë, Vesna Pusic, nëse  janë të interesuar, mund të jenë opsione të mira. Sllovenia mund të ofrojë kandidatë të mirë, duke përfshirë edhe ish-ministrin e jashtëm Samuel Zbogar.

Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje. Derisa vitet po kalojnë, ekziston nevoja për injektimin e më shumë energjive për të përshpejtuar dhe frymëzuar përparimin e rajonit drejt BE-së. ‘Perspektiva evropiane’ deri më tani ka funksionuar mirë, por ka ardhur koha për përcaktimin e afateve kohore për anëtarësim, për miratimin e politikave për arritjen e rezultateve efikase të cilat do të çojnë më shpejt drejt anëtarësimit. Me një planifikim më të mirë dhe me më shumë mbështetje, vendet e Ballkanit perëndimor, pak  a shumë në faza të njëjta, do të mund të anëtarësoheshin në BE së bashku, si grup, edhe për të lehtësuar të gjitha procedurat që duhet të zhvillojnë vendet anëtare si dhe institucionet e BE-së. Duhet të krijohet dhe mbahet një dinamikë që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së deri më 2021. Evropa do të jetë e kompletuar me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj, por të gjithë përgjegjësve, udhëheqësve dhe administratorëve u bëhet thirrje që ta bëjnë historinë, që të përmbyllin anëtarësimin e rajonit sa më herët që të jetë e mundur.

Shenoll Muharremi është Drejtor ekzekutiv në Development Group LLC – Prishtinë. Ai është ekspert për proceset e anëtarësimit në BE dhe zhvillim ekonomik. Z. Muharremi ka qenë shef i Agjencisë Kombëtare për Integrim Evropian dhe ka shërbyer në pozita të ndryshme të larta në cilësinë e ekspertit dhe këshilltarit të lartë për organizatat ndërkombëtare dhe qeverinë. Ai ka diplomuar në Universitetin e Sussex-it në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Universitetin Amerikan në Bullgari. Twitter:@ShenollM 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *