Atletët që përfaqësuan Shqipërinë në kampionatin e unifikuar të arteve marciale në “Marina di Carrara” (Itali), u kthyen.
Në këtë kampionat merrnin pjesë mbi 5000 pjesëmarrës nga 149 vende.
Atletët luftuan dhe nderuan flamurin shqiptar. Për disiplinën e karatesë përgjegjës ishte trajneri Enver Cakiqi dhe mjeshtër Tozaj, ndërsa për kickboxing mjeshtër Giorgio Baldo dhe mjeshtër Adi Gjoka.
Ky aktivitet u zhvillua në datat 25 deri në 29 tetor. Këtë muaj do të zhvillohet një tjetër event i rëndësishëm, i cili njëkohësisht do të jetë edhe një takim i gjithë përfaqësuesve të vendeve ballkanike.

