Shqipëria përmirëson renditjen në UEFA

Dita

Shqipëria ka ngjitur 2 vende në renditjen e UEFA – s në dallim nga klasifikimi i muajit dhjetor.

Kombëtarja është vlerësuar për rezultatin e arritur ndaj Armenisë dhe tani ndodhet e 33 – ta menjëherë pas një përfaqësueseje me emër si Turqia.

Një rritje shpresëdhënëse duke parë që kemi lënë pas kundërshtarë direkt në kualifikueset e Euro 2016 si Serbia dhe Armenia.

Kombëtarja jonë ka rezultatin më të mirë mes ekipeve të Grupit I, pasi Portugalia është rritur vetëm me një pozicion dhe është e shtata, ndërsa Danimarka ka mbajtur vendin e 19.

Duke parë rritjen nga momenti i shortit të eliminatoreve të Europianit, Shqipëria ka ngjitur 7 vende.

Ky klasifikim bazohet në 3 aktivitetet e fundit Euro 2012, Kupa e Botës 2014 dhe Euro 2016. Në bazë të renditjes përfundimtare do të përcaktohet edhe vazo ku do të ndodhet Shqipëria në shortin e kualifikueseve të Kupës së Botës 2018 që do të hidhet më 25 korrik të këtij viti. Aktualisht jemi në vazon e katërt.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *