Shqipëria përparon me 15 vende përsa i përket pagesës së taksave

Dita

Shqipëria është renditur në vendin e 131 në botë përsa i përket pagesës së taksave. Në një raport të “Paying Taxes 2015” (Pagesa e Taksave 20015), i hartuar nga Banka Botërore dhe IFC, Shqipëria në rajon lë pas vetëm Serbinë, pasi vende si Kosova, Maqedonia, Greqia, Kroacia e Bullgaria ofrojnë më shumë lehtësira për të paguar taksat.

Në Shqipëri niveli i taksave që paguhen është 30.7%, kurse në Kosovë është 63%. Në Serbi është 38.6% Niveli i taksave që paguhen në Malin e Zi, 22.3%, në Kanada është 21%, në Itali është 65.4%.

Maqedonia renditet në vendin e 7-të, Kroacia e 36, Greqia në vendin 59, Kosova e 63-ta, Bullgaria e 89-ta, Mali i Zi në vendin e 98 dhe Serbia e 165-ta. Në renditje, Gjermania zë vendin e 68-të, Italia renditet e 141-të, Franca e 95-ta, Kanadaja e 9-ta, Belgjika e 81-ta.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *