Gjatë takimit të zhvilluar më datë 15 janar, ku Serbia mori kryesimin e OSBEsë për mandatin dyvjeçar, ambasadori i Shqipërisë në OSBE, Spiro Koçi dhe ambasadori i SHBAve Daniel Bear kanë kërkuar nga shteti serb që të pranojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.
Pala serbe në këtë mbledhje përfaqësohej nga zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili sipas burimeve ka deklaruar se prioritet i mandatit të Beogradit do të jetë Ballkani Perëndimor. Daçiç ka thënë se “Serbia do të përpiqet të intensifikojë bashkëpunimin rajonal dhe të shtyjë përpara procesin e pajtimit në rajon”. Por, për çështjen e Kosovës, diplomati serb është shprehur se anëtarësimi i Kosovës nuk mund të arrihet për shkak të vendosjes së vetos, raporton “Panorama”.
Ambasadori Koçi është shprehur: “Pranimi i Kosovës në Organizatë dhe pjesëmarrja e saj në diskutimet në Këshillin e Përhershëm të OSBEsë, nga njëra anë do të rriste efikasitetin e veprimit të Organizatës në Kosovë – ku OSBE ka Misionin e saj më të madh në terren – dhe në të gjithë rajonin, por edhe do të pasuronte dialogun ndërmjet nesh”.

po perplasja ku eshte more idioter me diploma kubikesh dhe plehu??//
?