Shqipëria përzgjidhet si vendi mikpritës i takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen

Dita

Shqipëria do të jetë sërish në qendër të vëmendjes së gjithë botës besimtare, si vendi i paqes dhe i vëllazërisë fetare. Disa muaj pas vizitës së Papa Françeskut, Shqipëria  është përzgjedhur si vendi mikpritës i takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, i cili do të mbahet në Tiranë në datat 6, 7 dhe 8 shtator 2015.

Ky aktivitet i rëndësishëm vjen në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të Luftës së Fundit në Ballkan dhe organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.

“Më vjen mirë që jemi pjekur si komb për t’ia transmetuar këtë realitet edhe atyre që, sot në botë, janë duke vuajtur ndasitë nga më të vështirat që njerëzimi ka patur. Ajo që po ndodh me ISIS apo në vende të tjera të botës, dëshmon në fakt se nuk janë dallimet fetare apo dallimet e besimit ato që shkaktojnë një konflikt, por janë diferencat midis një grupi njerëzish që vijnë nga fe më të ndryshme, por që besojnë tek paqa, tek virtyti te respekti, te harmonia, dhe një grupi njerëzisht që pavarsisht besimit besojnë në një infrastrukturë dhe filozofi e dhunës për të imponuar një mendim a sistem të caktuar”, tha minsitri i Mirëqenies Sociale Eriom  Veliaj në prezantimin e kësaj inisiatve.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë udhëheqës fetarë dhe personalitete të tjera botërore.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *