Shqipëria po degjenerohet nga vagabondët

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Përshëndetje z. Thano! Më bëri përshtypje artikulli i z. Stefani, “Përbindëshi” dhe më erdhi keq. Për mua Enver Hoxha mbetet një burrë shteti që e çliroi dhe e ndërtoi Shqipërinë që nga themelet, i ndriçoi fshatrat e qytetet me dritë elektrike, fabrika, uzina, shkolla. Bëri shtet ligjor që e njohu tërë bota, na garantoi ne popullit të varfër rend, punë e disiplinë. Ai ishte zot i kombit. Kurrë nuk krahasohet me këtë sistem fashist, vrasës, të pa moral. Sot shitet e shfrytëzohet njeriu si kafshë. Kurvlliku fizik dhe moral është sheshit, inteligjenca dhe rinia kanë emigruar. shqipëria po degjenerohet nga vagabondët e kriminelët e brendshëm e të jashtëm. Shqipëria është bërë plaçkë tregu e botës. Ai ishte Enver Hoxha, z. Stefani. Të fala nga Daj Sami.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *