Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të pajisen me sistemet më të mira raketore antitank ‘Javelin’. Ishte vetë kompania prodhuese e këtyre sistemeve Lockheed-Raytheon JV ku bëri të ditur se krahas Norvegjisë, Letonisë dhe Tajlandës do të prodhojnë “Javelin” edhe për Shqipërinë.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka konfirmuar një lajm të tillë. Nga Pogradeci, Peleshi tha për gazetarët se kjo është në kuadrin e modernizimit të FA. Ministri sqaroi se nuk ka kërcënim serioz dhe kërkoi që të mos bëhej panik, duke theksuar se jemi vend i NATO-s.
“Është në kuadrin e modernizimit të FA, rritjes së kapaciteteve tona, plotësimit të objektivave që Shqipëria ka në raport me NATO-n. Sistemi raketor antitank “Javelin” po prodhohet nga kompania amerikane, më e madhja në botë e industrisë ushtarake Lockheed Martin dhe ne kemi bërë porosinë tonë aty si pjesë e rrugëtimit tonë për forcimin e FA, modernizimit, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes territoriale të vendit tone.
Nuk është se ka ndonjë kërcënim konkret qe mos të krijojmë panik, ne jemi një vend në NATO, ne kemi zgjidhur çështjen e sigurisë kombëtare, jemi të mbrojtur, sepse na mbron neni 5 i traktatit të NATO-s, sipas të cilit hapësira e NATO-s është e paprekshme, por ne natyrisht do të vazhdojmë të ndjekim ritmin e NATO-s për t’u forcuar si pjesë e një aleance defensive”, u shpreh ministri Peleshi.
Ministri njoftoi gjithashtu se do të ketë edhe blerje të tjera apo donacione nga partneri strategjik i Shqipërisë, SHBA apo nga partnerë të tjerë në NATO.
I pyetur në lidhje me kërkesën për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO, ku Shqipëria është vend anëtar, Ministri i Mbrojtjes tha se vendi ynë do të përkrahë linjën e Aleancës.
“Ne jemi një aleat i vogël në NATO, por që gjithmonë jemi dhe do të jemi në linjë me partnerët tanë strategjikë, SHBA të cilët janë dhe orientuesit të linjës që ne përkrahim në raport me zhvillimet e NATO-s. Një nga politikat e NATO-s që ne e mbështesim është politika e “dyerve të hapura”, kështu që Suedia dhe Finlanda janë dy shtete sovrane të pavarura me standarde të larta politike apo ligjorë, por dhe standardeve ushtarake”, theksoi Peleshi.
a.m/dita

“Ne na mbron NATO”.
Mire po cdo vend i botes ka dhe nje plan D. Akemi ne nje te tille?
Po sikur te shperbehet NATO ndonjehere (sic dukej se donte Trumpi)?
Dhe ne politike nuk munte thuhet “Nuk mund te ndodhe kurre.
Atehere do te na thoni:E po ku ta dinim ne?
Po, ka nje plan pe leshi.
Z.Peleshi NATO te mbron ne se ti mbron veten. Ne se jeni i sigurt se te mbron Nato perse I bleni raketat kunder kujt sto?? Shqiperija e carmatosue me prioritet duhet te armatoset ma armet bashkohore
Eshte turp,dhe ska me te madh !
Tearmatoset shqiperia me 200 ushtare qe pa NATO smund te ngreje ase breker.Paguajne ato detyrimet TONA ne NATO dhe boll,shqiperia ska ushtri,dhe ushtria e saje eshte NATO qe nga baza Aviano ne Itali ,Sudha Greqi e gjetke.
Ke di luftojme ne,e kundra kujt…haaa kemi ushtrin ton qe na mbron…haaa
Mbillni dimate speca mbani lop e bageti per qumeshr,shqiperia ka koh qe eshte ushtarakisht ne duar te aletaeve ton.Qe mbrojne dhe per interesat e tyre Shqiperin me jo me shum se 900.000 mije banos te perhershem.Se si banor figuroje dhe une e femijt e mi qe kemi 32 vjet te aratisur
Ky njeri nuk ka lidhje me trurin e vet nuk ka nevoj per panik neve na mbron NATO ,derisa te ze zgjohet Nato,ja nga gjumi esht zhdukur Shqiperija,pse po blen pra raketa kur te mbron Nato ,dhe ku doti gjejsh ushtaret per ti perdore ata raketat kur populli ka ikur nga vendi dhe ska ushtri ,apo dota pyesni Vucicin per disa ushtare te afte ,Tigani ne zjar por peshku ne dete.
Patjeter, ashtu siç mbrojti ukrainen
Me armatime qe do blejme kemi nje liste te gjate qe ka ngelur vetem ne leter
“Ne na mbron nato”
Po jemi neve nato o te lafte muti shalet
Nqs antaret e natos kan kete parim tendin si do te mbrojne?
Don zoti nuk arrin tek ne, se ju jeni te paret
Kur na mbron nato , ti perçfar rri minister , shko ne shpi perse ben qef e mer tendera , nje çentraliste me mir , po filloj lufta , ti bej telefon sekretarit te natos dhe kaq , bashk me ty bejn qef e tallin bythen dhe 100 gjeneral te ushtris vdekur qe nuk egziston , minister karabush jeni vetem per te vjedhur aty dhe fasulet e mengjesit i vidhni .
Po a jemi dhe ne ne NATO zoti minister??
Cfar armatimesh kemi?
Cfar vendstrehimesh kemi?ju si weveri e keni mar mundimin te sensibilizoni papullin dhe qeverine te fillojne te bastrojne bunkeret qe ua la Enveri gati,dhe qe ne 30 vite asgje nuk eshte bere per mirmbajtjen e ketyre bunkereve??.kur nuk eshte vone per sensibilizim,jo cdo gje shkon vaj,kafsha eshte shum e rrezikshme kur eshte e plagosur..jemi ne dore te zotit,se te jete per ushtfine tone na ka mar lumi.
Zoti na shpetofte nga putin e kompani.
O Pelesh bytha dhe gjithe ata legena ministra mbrojtje qe kane kaluar,kush vend do futej ne lufte per nje shtet te korruptuar nga koka te kembet sic eshte shqiperia,, rrobt ku ti keni qe nga Majko Mediu imami kodheli xhacka dhe deri te ty
Me bast pazar i kerkuar nga amerika kokleshve shqiptare.
Do u bejn ca pazare Ratheyonit e boseve amerikane te mallrave ushtarake, e kemi detyrim se mbajn Kryeministrin ne karrige.
Ska problem i paguajm me borxhe nga FMN e BB nga femijet e femijve tane.