Shqipëria, punë e ngatërruar

redaktor

Në zyrat e shtetit që quhet Rilindje më befason fakti i fotografisë së Ismail Qemalit.
Rastësisht u ndodha në këto zyra dhe pashe me vëmendje fotografinë. Madhështore, gjithë dritë e transparencë, me sy të shkruar e mjekër të bardhë. Urdhëroni, foli nëpunësi i Rilindjes. Unë po hutohesha me fotografinë.

Për këtë fotografi, fola më në fund, janë bërë shumë debate, e unë s’kam ardhur për të por për një problem. Urdhëroni, foli përsëri nëpunësi.
Unë dola nga tema: Shumë të madh e të bukur e keni I.Qemalin, a ja zbatoni porositë? Mundohemi, foli ai, por se arrijmë dot. Mundohemi, është një fjale goje por Qemali ju shikon, – fola shumë serioz. Qenke alegorik, foli nëpunësi.

Jo se në presidencë kemi një president që quhet Bujar Nishani, dhe sipas një rregulli ai duhet të jetë në fotografi, – fola unë.

“Ju për fotografine keni ardhur apo për presidentin?”, më tha. Për të dyja, i fola serioz, se ka njerëz që akoma nuk e dinë kush është president. Por do vij një herë tjetër se ju s’po më sqaroni për presidentin. “Punë e ngatërruar”, foli nëpunësi. Ku e kisha dëgjuar? Te Kadareja…

 

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *