Shqipëria ka ngjitur menjëherë 16 shkallë në listën e FIFA-s duke u pozicionuar në vendin e 48-të. Gjithçka ka ardhur nga rezultatet e fundit ku veçohen fitorja 0-1 në Oslo kundër Norvegjisë për eliminatorët e Kupës së Botës “Brazil 2014”. Dhe fitorja në takimin miqësor të Tiranës 4-1 përballë Lituanisë. Të dyja këto fitore të kuqezinjve e kanë ngritur Shqipërinë përkrah emrave të njohur të futbollit botëror.
Në vitin 2011 Shqipëria u rendit e 50-të dhe në atë kohë drejtohej nga kroati Josip Kuzhe, por kjo është renditja më e mirë në historinë e kombëtares shqiptare të futbollit.
Zvicra që bën pjesë në grupin tonë eleminator, renditet e 15-të, ndërsa Norvegjia në vendin e 30-të dhe Sllovenia renditet në vendin e 55-të. Islanda në vendin e 73-të dhe Qipro në vendin e 123-të. Në rast se Shqipëria fiton edhe ndaj Norvegjisë në Tiranë në muajin qershor, atëherë kombëtarja kuqezi mund të vendosë një tjetër rekord në renditjen e FIFA-s.