Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton sot mbi projekt-rezolutën që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse, një masë që gjithsesi nuk ka gjasa të miratohet për shkak të vetos së Moskës, thanë burimet diplomatike të cituara nga VOA.
Projekt-rezoluta e ashpër, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetet tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon “veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore” për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Por ajo nuk ka të ngjarë të miratohet për shkak të së drejtës së vetos së Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit. Gjithsesi një zyrtar amerikan që nuk deshi të identifikohej tha se nga këndvështrimi i Uashingtonit, përdorimi i pritshëm i vetos nga ana e Moskës do të tregonte “izolimin” e Rusisë.
Zëvendës ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit për muajin shkurt, konfirmoi për AFP-në se votimi do të mbahet të premten.
Një votim për një dokument të ngjashëm pritet të pasojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku rezolutat nuk janë detyruese dhe ku 193 anëtarët e saj nuk kanë të drejtën e vetos.
Nëse miratohet, projekt-rezoluta do t’i kërkonte gjithashtu Rusisë që “të ndërpresë menjëherë përdorimin e forcës kundër Ukrainës” dhe “të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës t’i kthente brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, një anëtare jo e përhershme e këshillit, shpresojnë të mbledhin sa më shumë vota pro mes 15 vendeve anëtare.
j.l./ dita

Putini dhe Rusia shkel me kembe çdo ligj nderkombtar dhe conventa te firmosura nderkomtarisht dhe Keshilli Sigurimit dashka te pyese veton e Rusise! Me duket nje formalitet per te hequr bythen zvarre demokracia e sotme qe s’mbron asgje. Duhet ta miratoje pa Rusine dhe te kerkoje perjashtimin e Rusise nga Keshilli Sigurimit dhe OKB me shumica votash. Pastaj bota te beje bilancin qe kush eshte per sistemin e sotem dhe kush eshte per sistemin e Putinit. Ai me arme e keta me lutje, nuk shtyhet me.