Shqipëria rikonfirmon angazhimin në luftën kundër kancerit me mbështetje nga IAEA

Elton Tafaruci

Kanë kaluar gati 60 vjet që kur Shqipëria i dha udhë një marrëdhënieje tashmë të frytshme dhe produktive me IAEA-n (International Atomic Energy Agency, në shqip, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike).

Ekspertët e IAEA-s dhe homologët e tyre në Shqipëri kanë dalë mbanë që të zgjerojnë mbështetjen kombëtare qasje kombëtare për kujdesin ndaj pacientëve që vuajnë nga kanceri, duke përmirësuar produktivitetin dhe cilësinë e ajrit të impianteve, duke ndërtuar kapacitetet për mbrojtjen e mjedisit dhe duke krijuar infrastrukturën e nevojshme të sigurisë nga rrezatimi.

Me një sy në të ardhmen dhe mundësitë që ajo do të sjellë,  Artur Lama, Drejtori i Kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë, nënshkroi më 1 prill 2016, në emër të Ministrit të Shëndetësisë së Shqipërisë,  Ilir Beqaj, një amendament të katërt në Memorandumin para-ekzistues të Mirëkuptimit (MM) ndërmjet IAEA-së dhe Qeverisë së Shqipërisë. Amendamenti u nënshkrua edhe nga z. Martin Krause, Drejtor i Divizionit për Evropën.

Memorandumi u nënshkrua në mbështetje të përpjekjeve për të përmirësuar shërbimin e radioterapisë si dhe shërbimet e tjera të mjekësisë bërthamore në Spitalin “Nënë Tereza”, objekti i vetëm në atë kohë në sektorin publik të kujdesit ndaj kancerit, që i shërbente 2.9 milion banorëve të vendit.

Sipas projektit në vazhdim dhe amendamentit të katërt të Memorandumit, IAEA-ja nuk do të ndihmojë vetëm për fuqizimin e shërbimit të radioterapisë, atë të mjekësisë bërthamore dhe shërbimin e regjistrit të kancerit në Shqipëri, por do të ndihmojë gjithashtu për të siguruar prokurimin e një pajisjeje të quajtuar Akselerator Linear – e cila, përdoret zakonisht për trajtimin me rrezatim të jashtëm për pacientët që vuajnë nga kanceri – për spitalin “Nënë Tereza”. Ministria shqiptare e Shëndetësisë është angazhuar për të financuar 700,000 euro duke ndarë koston e për Akseleratorin e ri Linear.

Akselerator linear i ri do t’i bashkohen Akseleratorit tjetër të instaluar së fundi me kontributin e Qeveria e Austrisë në një shërbim krejt të ri brenda departamentit të shërbimit të radioterapisë në spitalin “Nënë Tereza”.

unnamed (1)

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *