Shqipëria ka importuar ilaçe në vlerën e 24 miliardë lekëve gjatë vitit të kaluar, ose 184 milionë euro përafërsisht. Të dhënat e institutit të statistikave të përpunuara nga ‘Scan’ tregojnë qartë edhe epërsinë që disa vende kanë në listën e atyre nga të cilët ne i importojmë këto ilaçe.
Në vend të parë të listës, me pozita të padiskutuara në krahasim me të tjerët qëndron pikërisht Italia, me 3.4 miliardë lekë, ose 26 milionë euro importe gjatë 2017-ës.
Në vend të dytë ndërkohë qëndron Gjermania me 2.7 miliardë lekë importe në vendin tonë. Më pas vijon Zvicra me 2.5 miliardë lekë ilaçe të importuara në vendin tonë në një vit.
Tre vendet e para janë praktikisht peshat e rënda të industrisë farmaceutike jo vetëm në Europë por edhe në nivel global, pasi zënë një pjesë të mirë të tregut global, jo vetëm në sasi por edhe në cilësi.
Tre vendet e para të listës zënë kështu pak më shumë se 1/3 e importeve në vend, ose më saktë 35.8% të totalit. Lista më pas vijon me Turqinë dhe Slloveninë, të cilat me 2.1 dhe 2 miliardë lekë respektivisht mbyllin 5-shen e parë.
Në total janë plot 68 shtete të botës nga të cilat Shqipëri ka importuar produkte farmaceutike gjatë 2017-ës.
n.s. / dita

Ose jemi shume te semut,ose ministria e Shendetsise nuk punon si duhet…
Eshte interesante,ndoshte dhe e çuditshem.Shume e shume njerez,te rinje dhe te moshuar ankohen per dhimbje te shtylles kurrizore,çervikalet,shpatullat gje qe bje ne sy ne shume ankesa dhe vizta te mjeket.A nuk do te ishte nje thirrje per ministrine e shendetesise,qe te kujdesej per kete problem apo per nje studim?
Mos e vrisni veten o popull. Ilacet kimike vetem te vdesin ne heshtje. Kuptohet se ministria e shédetesie dhe shume mjek jane te pa afte. E mos u cudisni se edhe ne France ka me thas. Kerkoni qeverise te hapi dhe te zhvilloje mjeksine natyrale ose popullore, natyropate eshte nga me te mirat. Ne France keta mjeke kane shume sukses dhe jane te pasur. Po ju jap nje recete te qe ka dale si résultat i shume leximeve per gjendje gripale dhe perforcim. -1 luge kafe fara lin + fara nigelle (nga Moroku) + hithra ne puder. Te gjtha te perziera dhe te bera puder. Keto te treja + 1 luge mjalt i lini te rine 30’ pas perzierjes dhe e ndani ne dy here ne dite.