Shqipëria është ndër vendet që realizon shpenzime të ulëta ushtarake. Sipas të dhënave të SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute) për vitin 2015, Shqipëria llogariti shpenzime në 41 dollarë për frymë.
Kjo është një ndër shifrat më të ulëta në rajonin e Ballkanit (përjashtim bën Kosova me 27 USD/banorë), por edhe në Europë e më tej, edhe pse është një vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Sipas të dhënave, Maqedonia llogariti shpenzime ushtarake për frymë në vitin 2015 në 51 USD; Mali i Zi në 104 USD/banorë, ndërsa Greqia në 457 USD/banorë e Italia në 390 USD/banorë.
Ndër vendet europiane me nivelin më të lartë të shpenzimeve ushtarake për banorë renditet Norvegjia me 1,147 USD/banorë.
Ndërsa Franca llogariti për vitin 2015 shpenzime ushtarake në 783 USD banorë, Gjermania e kishte këtë shifër në 477.
Këto vlera tregojnë shifrën e parave të shpenzuara për çdo banorë (përfshi këtu edhe fëmijët) dhe nuk marrin në konsideratë fuqinë.
I njëjti burim tregon edhe përqindjen që zënë këto shpenzime në raport me PBB-në, ku për Shqipërinë kjo shifër ishte 1.14% për vitin 2015.
Në SHBA, shpenzimet ushtarake për vitin 2015 në raport me
PBB-në ishin 3.3%, në Kinë në 1.9% dhe në Japoni në rreth 1%./MONITOR

Llogarit shitjen e armatimeve gjoja te vjetra dhe sharrimin per skrap,Shqiperia ze vendin e pare ne bote.Do ti kerkoni ato tanke,mortaja dhe topa,qe shitet per skrap,por nuk do ti gjeni.Edhe per eleminimin e armatimit mjafton qe Sali Berishe dhe Arben Imami te kalben ne burg.Turqia ne 1915 me topat e sulltanit shpartalloi floten Angleze,Franceze,Australjane,Greke bashke,qe lane 600 mije ushtare ne Canak kala dhe bota habitet dhe sot si ndodhi kjo?Kete lloj fitore nuk e arriti as Gjermania ne zbarkimin e aleateve ne Normandi ne 1944!!!!Shitni,shitni se greku me ato 2000 tanke kineze,qe ja shitet me cmim skrapi do ju sulmoje!Or plehra!