Shqipëria shpëton 36 migrantë afganë në detin Egje

J L

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se 36 shtetas afganë u shpëtuan nga anija “Oriku” e Forcës sonë Detare, gjatë patrullimit në detin Egje.

Xhaçka thotë se tetë gra dhe nëntë burra u shpëtuan nga anija shqiptare “Oriku”.

Në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Kufijve (Frontex) u janë dorëzuar autoriteteve lokale.

Postimi i Olta Xhaçkës:

36 shtetas afganë u shpëtuan nga anija “Oriku” e Forcës sonë Detare gjatë patrullimit në detin Egje.

Ekuipazhi shqiptar pikasi gomonen ku gjendeshin 19 fëmijë, 8 gra e 9 burra dhe në bashkëpunim me Frontex ia dorëzuan autoriteteve lokale.

Krenare për detarët tanë!

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Kë të besosh e kë të mos besosh? Njona thotë se e shpëtoi një anije (peshkarexhë !?), gazepi me zile shkruan e shpëtoi Shqipëria (!?), kurse unë (po ja fus kot) them se duhet ta ketë shpëtuar Frontex.

    Pse do thoni ju?

    Se sipas gojëve të liga Frontex do e shtoje gradualisht prezencen e saj në afërsi të kufirit dhe brigjeve. Prisni prisni se shkeli parë gjë akoma…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *