Shërbimet sekrete të vendeve perëndimore kanë siguruar të dhëna të sakta sipas të cilave, vendi i vogël ballkanik, Shqipëria, është duke zhvilluar në fshehtësi teknologjinë e telegrafit dhe po përvetëson me shpejtësi alfabetin mors.
Gojët e Liga mësojnë se agjencitë e spiunazhit anglo-amerikan dhe vendeve të tjera të BE-së, kanë dhënë alarmin se shqiptarët janë vetëm 10 vjet larg realizimit të lidhjes telegrafike në gjithë territorin e vendit.
“Nëse industria telegrafike e Shqipërisë realizon kapacitetet e komunikimit në distancë, atëherë ka shumë mundësi që vetëm me shtypjen ritmike e të përcaktuar qartë alfabetikisht të një tasti, ata të arrijnë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë; Europën po e po”, ka deklaruar pardje i shqetësuar zëdhënësi i CIA-s Riçard Kaburn, “Shqipëria është vërtet vend i NATO-s dhe teknikisht jemi aleatë. Por ky zhvillim i shfrenuar dhe i pakontrolluar teknologjik po vë në dyshim ekuilibrat globalë, që i kemi arritur me kaq mundim”.
Informacionet delikate mbi super-zhvillimin teknologjik shqiptar kanë mbërritur edhe në zyrën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e sanksioneve të rënda ndaj kësaj daljeje nga shinat të Shqipërisë.
Ndërsa Pentagoni ka njoftuar dyshimet se Shqipëria po tenton të lidhet telegrafisht edhe me Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, i ka dërguar qeverisë shqiptare një letër, ku i kërkon ndërprerjen urgjente të programit kontrovers të komunikacioneve telegrafike. Gojët e Liga mësojnë se deri tani, kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se Shqipëria do ta përdorë telegrafin vetëm për synime paqësore.
***
Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike, edhe pse lajme si këto janë me zarar.

Mooos, me radioamatorizmin Edi Rama dashka ti vere flaken botes! O Dita, investigoni pak se pervec poste-telegrafit, qeveria ka zhvillu dhe teknologjine e pullumbave postiera!!!!
Ban ki Mun i ka dhene ultimatum Shqiperise te ndalohen kerkimet
Por Edi Rama i pergjighet :.. A c’me ha Mun
Kete pergjigje Ban ki Mun e ka marre per ndonje afere qe mund te kete bere ndonje nga familja e tij me shkencetaret shqiptare , ndaj dhe nuk i trazoi urat me tuyje …
raportin agjensia :.. ‘Mioshani mut kot ‘ lol qe esht agjensia me dhjere ne bot
GPJET E LIGA NE DITA E KANE “HALE NE SY” SHQYPNINE ENVERISTE TE EDI RAMES DHE AKTOR RIKARD LARJA QE MBETI ME TELEFONIN E TIJ BALLE PERBALLE ME ARMIKUN IMAGJINAR PER 50 VJET ME RADHE DHE QE TANI 25 VJET ME PAS NUK PO E GJEN DOT SE NGA I VJEN E KEQJA DHE KANE MBETUR NE VEND NUMERO DUKE LEVDUAR DHE I KENDUAR PAPUSHIM ENVERIT DHE PARTISE SE PUNES.
prandaj:
Ka shume gjasa qe GOET E LIGA ne gazeten DITA te perhapin lajmin se Shqypnia enveriste e Edi Rames ka filluar t’i jape mend amerikoneve te paditur se cilin President te zgjedhin dhe se jane populli qe kane shpikur dhe perfeksionuar edhe BICIKLETEN me nje rrotaxhile me kunj tek BYTHA komuniste per t’i mesuar Botes qe te kurseje LEKAT e popullit si nikoqiri i Partise se Punes Enver Hoxha
sepse:
Sic eshte edhe llafi i mbetur nga Koha e Qepes
SHQYPTARET EDHE BAR HANE, POR NUK DOREZOHEN TEK ARMIKU
Jo vetem te pellumbave edhe te lepujve kembeshpejte
Dita, kam nje rixha: Merreni seriozisht te Gojet e liga kete tipin me nofken Intelektual. Kushedi cfare dereziu do jete, ndonje inferior kompleksik qe ka nevoje t’i kujtoje vetes se eshte “intelektual”. Me siguri ndonje ish punonjes PTT-je