Gjergji Mima
Ndeshjet e fundit në grupe, si në një kampionat Evropain, po ashtu edhe në një kampionat botëror janë luajtur gjithmonë në të njëtin orar që pas kampionatit botëror të viti 1982 në Spanjë prej një ndeshje të turpshme.
Në grupin 2 Algjeria, e cila debutonte në një fazë finale të botërorit, arriti të mposhte në ndeshjen e fundit në grup Kilin, që u eleminua. Por Gjermani dhe Austria ishin akoma në lojë për kualifikim. Një barazim, ose fitore e Austrisë do të dërgonte Austrinë dhe Algjerinë më tej.
Një fitore me mbi 3 gola do të dërgonte Gjermaninë dhe Algjerinë më tej. Por një fitore me 1 ose 2 gola e gjermanëve do të dërgonte Gjermaninë dhe Austrinë në fazën tjetër. Dhe fatkeqësisht për Algjerianët ndodhi pikërisht kjo e fundit, ku pas golit të gjermanëve, tëdy ekipet bënin vetëm pasime në mesin e fushës.
Tashmë 34 vjet më pas duket se një tjetër debutuese po vuan një tjetër konspiarcion nga të mëdhenjtë e Evropës.
Në fakt skema e kampionatit evropian, që atëhërë Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, propozoi me 24 skuadra, duket se kënaqi shumë prej shteteve të vogla, të cilat tashmë kishin më tepër shanse që të debutonin për herë të parë në një eveniment të tillë.
Aq më tepër propozimi i tij, kur pas fazës së grupeve skuadrat që do të kualifikoheshin për më tej, nuk do të ishin më vetëm 2 të parat, por edhe 4 të 3-at më të mira nga 6 grupe. Pra vetëm dy skuadra të 3-a ndëshkoheshin.
Një skemë që u duartrokit nga të gjithë, por që tashmë, pasi po shihet praktika duket se ka lënë vend, boshllëqe, për, le të themi ‘aleanca’, që disa skuadra bëjnë me njëra-tjerën në kurriz të disa të tjerave.
Duket se skema e re e këtij Evropiani çalon pikërisht në ndeshjet e fundit. Ndërsa deri tani ajo që ndodhte mes skuadrave të një grupi nuk ndikonte tek grupet e tjera, tashmë gjithçka ka ndryshur. Vendet e treta të çdo grupi konkurrojnë tashmë me njëra-tjetrën për kualifikim dhe kjo sjell rivalitet edhe midis tyre.
Pra skema çalon pikërisht në këtë pikë. Skuadra e tretë e grupit A (që në këtë Evropian është Shqipëria), ëhstë më e pafavorizuara nga të gjitha. Kjo pasi tashmë të gjitha kundërshtaret e saj e dinë sesa pikë ka grumbulluar kjo skuadër dhe ajo që është më e rëndësishme golavarazhin që ka kjo skuadër dhe në këtë mënyrë bëjnë edhe llogaritë e tyre.
Pse duhej që Gjermania të harxhonte energji për të kualifikuar Shqipërinë dhe jo Irlandën e Veriut? Pse duhej Çekia, pasi pësoi dy gola nda Turqisë dhe nuk mund ta merrte më fitoren, të luftonte për të kualifikuar Shqipërinë?
Pse duhet që Italia e kualifikuar tashmë e para në grup të luftojë për Shqipërinë? Edhe sikur këto ekipe mes tyre të mos kenë bërë ‘aleanca’, thjesht mosimpenjimi maksimal bën që Shqipëria të jetë e pafvorizuar.
Zgjidhja në këtë rast do të ishte që ndeshjet e fundit në të gjitha grupet të luheshin në të njëjtin orar, duke qenë se rezultatet ndikojnë edhe tek grupet e tjera. Ose zgjidhja tjetër alternative është që kampionati evropian të bëhet me 32 skuadra ashtu si kampionati botëror dhe në grupe të kualifkoheshin vetëm dy të parat.
Sigurisht kjo e dyta do të sillte një rënie të nivelit të ndeshjeve, të paktën në fazën e grupeve, por ama nuk do të kishte hapësira për ‘aleanca’ të ndryshme mes ekipeve.
Dhe më mirë një futboll me nivel pak më të ulët, por ama të jetë i pastër, sesa një futboll ku gjihnjë e pëson më i dobti.

Portugezët këta maskarenj qenkan kundër nesh. Nuk deshën që të dalim në 1/8 finale ne. Nuk humbën që nuk humbën.