Shqipëria, Silvia Konti dhe Falkone

redaktor

Këto ditë, qytetarët e Shqipërisë po vuajnë pasojat e akteve kriminale nga më të mprehtat, parashikuar në Kodin Penal shqiptar. Përveç të tjerave, objekt kryesor analize, përgjegjësie dhe kritikash, në këto periudha, janë edhe drejtuesit kryesorë të strukturave të zgjedhura apo emëruara të luftës kundër krimit. Taksapaguesit dhe qytetarët me të drejtë kërkojnë zbulimin e tyre e sidomos parandalimin e tyre. Për këtë kanë votuar e paguajnë taksa, për policinë, Prokurorinë e SHISH-in. Struktura të cilat, përveç nivelit të ulët profesional, janë nën presionin shpesh herë të hapur të politikës për të mos kryer detyrat si në çdo vend demokratik. Në këtë kuadër mund të futim pa frikë edhe lavdërimet dhe vlerësimet deri në groteske që u bëhen drejtuesve kryesorë të këtyre strukturave pa filluar mirë detyrën dhe pa u parë hairin.

Në ditët e emërimit në postin e Kryeprokurores së Shqipërisë, Ina Rama u vlerësua nga Sali Berisha si Silvia Konti, një personazh i serialit të njohur italian mbi mafian, “Oktapodi”. Vlerësim që përputhet plotësisht me kulturën e atij që e përdori e që pas pak kohësh e anatemoi padrejtësisht me fjalë të atilla që u ndalohen të përdoren edhe nga personat që vuajnë dënimin për krime ordinere. Të gjithë, në atë kohë e vlerësuam Inën, për guximin e moshës dhe pranimin prej saj të detyrës. Por ajo, me veprimet e saj, nuk arriti të ngrihet më lart se niveli i telenovelave. E thënë kjo, po të analizojmë qëndrimin dhe veprimet e saj pas 21 janarit, qëndrimin e saj të frikësuar ndaj sulmeve të të implikuarve ndaj figurës së prokurorit të një shteti demokratik, ndaj moszbatimit të ligjit penal shqiptar. Qëndrime këto, të dobëta, që çuan në të ashtuquajturin moszbulim të këtij krimi të kryer hapur dhe ditën me shi. Po kështu, mosndëshkim të fajtorëve që pranuan hapur e me dashje, shkeljen e Kodit të Procedurës Penale të Shqipërisë. Të paktën duhet vetëm të kishte dhënë dorëheqjen, dorëheqje e cila do ta kishte shpëtuar, mbase edhe nga ndonjë përgjegjësi në kohën e tashme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi, në një nga daljet e fundit para shtypit, përveç të tjerave krahasoi veprimet terroriste të fundit ndaj Saimir Tahirit me atentatet ndaj Falkones dhe Borselinos.

Po. Këto veprime kanë disa elemente të përbashkëta në tendencë dhe në mjete, por ndryshon veprimtaria dhe produkti i objekteve të krimit.

Artan Didi, ish-kolegu dhe i njohuri im, është një nga personat më të përshtatshëm, për kohën që është emëruar Drejtor i Përgjithshëm në krye të Policisë Shqiptare. E them këtë jo vetëm nga njohja personale në detyrë, por për vetitë e tij, punëtor, i ndershëm, i guximshëm dhe me eksperiencë në një fushë të veprimtarisë policore. Për një njeri të tillë kishte nevojë Policia Shqiptare në vitin 2013, polici e inkriminuar, korruptuar, inkompetente, në gjendje të mjeruar, barrë për shtetasit e vet. Didi personalisht, gjatë kësaj kohe ka drejtuar shumë aksione të lavdërueshme që më parë as mund të mendoheshin. Por miqësisht dua t’i bëj me dije Artanit, që krahasimi që i bëri ministrit të tij nuk është fare i saktë. Lavdërimi i punës së ministrit nuk parashikohet në detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Drejtori i Përgjithshëm është një nga figurat më të vlerësuara që Kushtetuta dhe ligji i njeh detyra dhe autonomi të lartë. Edhe këto janë një pjesë e garanteve e që çon në forcimin e rendit të një shteti demokratik, duke e imunizuar nga ndërhyrjet negative të politikës, në një shtet të së drejtës.

Pse nuk ngjan plotësisht veprimtaria e Ministrit të Brendshëm shqiptar me atë të Xhovani Falkones? Këto veprimtari kanë të përbashkët luftën kundër krimit, ku Saimir Tahiri ka punuar me ngulm, ka mbështetur e realizuar shumë veprime të strukturës së policisë që janë si nata me ditën me të kaluarën. Edhe në sajë të punës së tij ka nisur të parandalohet shkatërrimi i plotë i Policisë Shqiptare dhe ka filluar frymëmarrja e saj. Ashtu si ministrat e tjerë të ekzekutivit aktual. Shqiptarët e njohin si të ri, punëtor dhe shumë aktiv, të guximshëm qoftë edhe në opozitë. Pjesëtar i një familje të thjeshtë e të ndershme që nuk meriton të shahet, apo për më tepër të bëhet objekt i krimit më të mprehtë. Por veprimtaria e Xhovani Falkones ndryshon nga ajo e Tahirit në një element shumë të rëndësishëm. Falkone, luftën dhe punën e tij, punë e cila çoi në Maksi-procesin e Palermos dhe shkatërrimin e mafies kryesore në glob, kishte si element kryesor hetimet e pasurive që rridhnin nga veprimtaritë mafioze. Hetime që u kryen nga grupe ekselente të Guardia di Financës.

Akuzat kryesore u mbështetën në hetimet pasurore, veprimet bankare, hetimet e tenderave dhe administrimin e pronës publike etj. Kjo fushë zinte kohën dhe veprimin kryesor të Falkones. Ishin këto hetime që e betonuan procesin dhe detyruan gjykatën italiane të japë vendimet e forta. Hetime të cilat policia aktuale shqiptare nën drejtimin e Ministrit nuk po i realizon ose as nuk i ka filluar. Ku kanë rrjedhur, ku janë, kush i ka miliardat e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike, vjedhjes së tenderave dhe privatizimin e aseteve publike dhe koncesioneve dhe produkteve kriminale të krimit të organizuar? Ato janë pasuri të Shqipërisë, që sot ka nevojë e që shumë e tyre është e tillë që paratë e mbledhura vitin e fundit në energji, janë si thërrime po të krahasohen. Po Prokuroria pse fshihet dhe nuk reagon? Pse të mos e pranojë hapur Ministri se i mungojnë kuadrot, oficer e teknikë për realizimin e këtyre hetimeve policore? Nuk është faji tij, por të paktën të fillohen hetimet policore sistematike ndaj provave që media nxjerr çdo ditë, e të mos justifikohet me gjykatat e Prokurorinë e korruptuar, pavarësisht nga vërtetësia e kësaj akuze, të kryejë detyrat në kuadrin e hetimit policor që i njeh ligji. Kështu që emri dhe puna e tij të mos mbahet mend e të kujtohet në të ardhmen nga shqiptarët si kujtohet puna e Flamur Nokës, Lulzim Bashës etj, në dikasterin e Ministrisë së Brendshme.

 

Share This Article
10 Comments
  • Fjale dhe prape fjale,emisione dhe prape emsione,artikuj dhe prape artikuj,komente dhe prape komente dhe prape te gjitha bashke! Te dashur shqiptare! Te gjithe e dime edhe me fakte qe,Berisha i ka “qire nenen” ketij vendi! C’fare duhet me qe, Berisha te thirret dhe te pyetet me pare, per gjithe keto akuza?!C’fare duhet bere qe Basha te thritet e te pyetet per rrugen e kombit,per shitjen e detit?! C’fare duhet te presim qe, presidenti te beje detyren,jo si militant i Berishes?! C’fare duhet te presim me qe, gojendyret ,ne parlament, te tregojne se populli eshte shume here me i kulturuar nga keta lapangjoze?!Eshte turp dhe na ben te mbyllim komputerin kur flet PD Berisha?! Na vjen turp qe jemi shqiptare me keta poltikane qe kemi?!Hapi i pare Berisha duhet shpene per tu pyetur per ato qe ka bere apo qe di?!Si mund te duroje ky popull blegerimat e Bashes apo Nishanit?! Ju lutem mos na ofendoni ne ket far feje?!

    • Kris, perse thua te gjithe e dine qe Berisha “i ka qire nenen” ketij vendi? Une psh jo vetem nuk e di por edhe mbasi e thua ti nuk e besoj. Eshte e vertete qe ka shume qe mendojne keshtu si puna jote, por edhe plot te tjere qe nuk mendojne keshtu. Prandaj sikur te mos marresh persiper me shume se c’te mba bitha eshte me mire, jo per gje po te behet komenti me i besueshem e kushedi te japin edhe ndonje cmim keta te DITES.

      • Vetem ti nuk e di por ke aresye. Ti edhe veten e quan torollak, krshtu qe nuk ke faj. Edhe vete mbeshtetesit e PDse e dine se kushte Sali Berisha por mbyllin syte per disa aresye. Keta ndahen ne kategori:
        – Ata qe kane frike nga Saliu se u ve tritolin apo u rrezon makinen. Jane frikacake por i kuptoj. Jo te gjithe jane trima dhe ndoshta kane frike per familjen.
        – Ata qe kane interesa ekonomike te lidhura me pushtetin e Berishes. Edhe keta i kuptoj. Politika eshte ceshtje interesash, qoftr individuale qofte kolektive.
        – Ata qe e quajne veten te perndjekur, te vertetet jane pak por ata nuk flasin. Flasin disa qe urrejne komunizmin pa e ditur pse, por kur vjen puna behen po me nje parti komuniste si PDja. Them pa e ditur pse sepse po ta njihnin komunizmin nuk do beheshin me PDne por me ndonje parti vertet te djathte.
        – Jane dhe nje kategori trapash qe nuk kane patur as kane ndonje perfitim individual apo kolektiv nga pushteti i Berishes por u pelqen pushteti i rruges, Shqiperia rrumpalle, dhe jeta ne kafene tere diten.

        Ti mor torollak ku hyn ketu? Ne cilen kategori ben pjese ti? Nga emri qe i ke vene vetes dukesh rrumpalle por nuk te njoh. Keshtu qe vere vete vten. Nga menyra si do komentosh do t’a kuptojme kujt kategorie i perket.

  • Besnik,
    Didi dhe Tahiri nuk mund te behen Falkone.Sa do qe te perpiqen me infrastrukturen qe kane mund te jene pak me heronj se njeriu me top si dhe te vendosin qe te ruajne kullen e barit qe te mos digjet.Pse?
    Qeveria rama vendosi me buxhet te te informatizoje me mjete moderne panairin e palacove te kombit (parlamentin) qe te vazhdoje te helmoje opinionin publik me sharje te te gjitha llojeve per te terhequr vemendjen nga ekonomia dhe nga abuzimet qe behen me taksat.
    Policise se shtetit ju shtuan police me opinga qe duhet te jene kembeshpejte dhe hundemprehte per te nuhatur krimin e rradhes.
    Llalles ,qeveria e sharlatan piktorit,ca e majte e shume e djathte i shtoi uje .Shkurtimi i fondeve te prokurorise tregon se rilindasit nuk e kane seriozisht luften kunder krimit .
    mos kryerja e reformave dhe mos miratimi i ligjeve qe detyrojne bashkepunimin e organeve te drejtesise me policine dhe Shikun e kanadezeve e le cdo gje te zgjidhet me pakte mirkuptimi.
    Ne shqiperi eshte harxhuar para e madhe per informatizimin e administrates por njerezit bredhin me certifikata deshmi se administrata nuk don te punoje ose rrjeti informatik nuk funksionon.
    pra qeveria e rilindjes eshte mire qe gropat qe zbulon apo vrimat qe hap ti zeje me ligje.
    Deri tani qeveritaret kane shenuar suksese ne Facebook .I rekomandoj miqesisht Rames mos i hapi vrima Facebookut se vajmedet cfare do te shohim.

  • Mos eshte i Peti Shambllit ky Besua?
    A ka degjuar ai per luften e klasave qe ushtroi Peti?

    Duket sikur kerkoni t’i jepni te drejte Sali Berishes, kur akuzon Edi Ramen
    se qeverisja e tij eshte e Pinjolleve te Bllokut…

  • Besniku ngre nja ceshtje te drejte, ose te pakten perpiqet te argumentoje se duhet bere me shume due dhene argumenta te sakta.

    Nje komentues pyet i biri i kujt eshte ky Besniku. Cdo te thote kjo? Ne se ky zoteri shkruan drejte e me preokupacion ne duhet te dijme me cdo kusht se i biri i kujt eshte e cfar biografie ka? E ne se eshte i biri i Peti Shambllit nuk ka re drejte te ngrej nje problem? Absurditet.

    Kjo nuk e le kete Shqiperi te shkrete te ece perpara.

  • A JE I SINQERTE ÇUNI I PETIT ?

    Nuk ishin vetem verifikimet financiare te mafias, ato qe sollen suksesin e Giovanni Falcone-s, ishte edhe njohja e psikologjise se mafiozit, “te penduarit”, nje grup teper i ngushte investiguesish te armes se karabiniereve dhe natyrisht FBI-ja amerikane.
    Ajo qe i mungonte Falcone-s dhe qe Didi e Tahiri, perfshire shefin e tyre “çun tirone” Edi Rama, ishte mendjemadhesia, arroganca, megallomania e “ku rafsha mos u vrafsha” e bufoneve cirkberes.
    Ke folur edhe me pare per DITA-n per nje tjeter gjeme shqiptaro-kanadezo-boshnjake, te quajtur Visho Ajazi, dhe me te drejte.

    Pyetja ime eshte sa ndershmeri shqiptaredashese ka ne keto nderhyrje te mirepritura edhe pse ndonje dyshim tip hakmarrje per pushimin nga puna si “keshilltar komisioni kuvebdor” qe te beri shkerdhata Topalli ne 2011-ten, nuk e menjanoj teresisht.

    Dikush pyeti me siper kush je? Ja ta perfeksionojme prejardhjen tende nga nje shenim ne ditarin e Haxhiut, Haxhi Kroit “biografit” te Enver Hoxhes:

    “07 Janar 1972 – Vajta bisedova me shokun Peti Shambli sekretar i KP rajonit Nr2 te kryeqytetit per shkrimtarin Vehbi Skenderi qe interesohet shoku Enver se cfare behet me te pas mases qe eshte marre para tre-kater vjetesh ku ai gaboi ne nje organizate partie te universitetit nese i ndjek partia apo jo ata qe perjashtohen cilat ishin gabimet u rehabilitua apo jo etj Kur u ktheva ne zyre bisedova me Vahidin dhe Sevon mbi interesimin e shokut Enver per Vehbiun Lexuam poemen e tij Vazhdim i nje bisede e cila na pelqen shume si veper e goditur me shprehje popullore qe nxjerrin bukur ne drite madheshtine e Partise qe si nje meme e dhimbsur kujdeset per anetaret e saj por njekohesisht edhe e rrepte dhe e papajtueshme me dobesite e te metat dhe u tregon rrugen anetareve per te dale nga qorrsokaket e per te luftuar mbeturinat e se kaluares ne ndergjegjen e tyre.”

  • Sikur ti kishte ngjare pak babait,Besniku do ishte shume i mire.Por si ka ngjare fare prandaj eshte hajdut i pacipe.Zvarranik gjithe jeten i kerkonte gjoba dhe miqeve te ngushte kur punonte ne policine financiare.Gjate kohes kur punonte te antikontrabanda ne polici,lajmeronte trafikantet qe perpara se te behej aksioniShkurt nje pleher.

  • ja ke fut kot o ti zt Shambli .
    nga sa lexoj qenke dhe pjese e strukturave ,ose ke qene
    pak rendesi ka .Policia e Shtetit ,te ky shteti i yne ,duhet shkeputur fare nga MB .
    Duhen fuqizuar dhe depolitizuar ne maksimum policia e shtetit .
    Tahirin po e kryqezoni kot fare .Ai eshte katandisur si polici i lagjes ,ku i duhet te merret
    qe nga gruaja qe e vret burri ,gardhi per token dhe deri te hanalistet …per keta te fundit dua te bej dhe nje paranteze …nqs jeni ne Shqiperi dhe beni nje xhiro me makine ,do shikoni cuditerishte me pak gamor se zakonisht .Mos u habisni ,jane punesuar te gjithe ne tv .
    Pellasin ne gjithe ekranet ,me dhe pa orar .
    Nqs MB shkeputet nga Policia ,do kete rezultat kapja bllokimi i trafikanteve dhe krimineleve
    pastaj MB ben ate sekuestrimin e pasurive ,lekeve te pista e ku di une me .
    Por ,nuk eshte kaq e thjeshte ,sepse keto jane rruge qe deri me sot te cojne te politika .
    Ne 15 vitet e fundit ,me gjej 1 vetem 1 emer i zbulimit te krimeve te bujshme dhe atyre pa buje ..si aksidentet teknologjike ,qe jane zbuluar .
    Prandaj duket sikur nuk bejne asgje ,ose shume here bejne cdo gje tjeter vec asaj per te cilen jane aty .
    Qendron dhe fakti qe Didi me ate deklaraten na gajasi te gjithve .
    Kjo nuk ul rrezikun per jeten e Tahirit sidoqofte .
    Dikujt i intereson qe keto struktura te ngelen si mase amorfe ,dhe po ja arrijne me sukses .
    Po kur nuk ke kopetenca ne dore dhe as ligjin , dukesh dhe i paafte .
    Sidoqofte ,ajo eshte ministria me problematike ne vendin tone ,dhe nqs Rama ecen ende me kete mendesi te berjes se shtetit ,do kujtohen thjesht per floket me xhel ,por kurrsesi nuk besoj se do krahasohen me Mulin e antenes apo do arrijne si vrasesi Basha .

    kur rruget e tyre kryqezohen me nje prekurori qe nuk ekziston ,me nje minister zh’drejtesie qe ka merak vetem te jete vete kr i gjykates ,i KLD ,dhe ish hekurkthyes i komunizmit
    nuk do kishte cfare te bente as Falcone dora vete .
    polic ,polic kemi ata qe kemi …ajo ngjarja e fundit ishte per ne gines
    kemi ende Mit’hat Hajvanin apo Hajvarin polic …ne dr te policise biles
    e dini ju kete ? verifikojeni ,se une e di me siguri !

  • Eshte pake e cuditeshme,dy artikuj ne te njeten dite po ne te njejetn gazete nga Zylo Mahmuti dhe nga Besnik Peti Shamblli.
    Pyetje e thjeshte,cfare kane te perbashkete keta dy njeres dhe cfare lidhjesh kane ne aktivitetin e tyre ne ish MPB.Shume mallakastriot te ndershem e njohin dhe i dine mire lidhjet dhe marrdheniet e tyre.Nuk besoj se eshte rastesi..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *