Shqipëria sot në heshtje zgjedhore

Bora Basholli

Kjo e shtunë është heshtje zgjedhore, pas mbylljes një ditë më parë të fushatës elektorale nga Partia Socialiste, drejtuese e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Opozita prej kohësh e ka përjashtuar veten nga pjesëmarrja në këto zgjedhje, ndërsa Presidenti i Republikës ka anuluar 30 qershorin si ditë zgjedhjesh dhe ka nxjerrë dekretin e ri për zgjedhjet më 13 tetor.

Sipas Kodit Zgjedhor (neni 77), 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar në fund të majit listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3.536.015 shtetas shqiptarë, nga të cilët 132.788 persona votojnë për herë të parë. Sipas MB lista e votuesve është e ndarë në 51% votues meshkuj dhe 49 votuese femra.

Nga 61 bashki, në 35 bashki prej tyre ka vetëm një kandidat në garë pa rival përballë.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Pse vetëm socialistët ? A nuk është Bindja Demokratike në garë ? A nuk ka parti të tjera për këshillet bashkiake ? Nesër nuk votojnë vetëm socialistët por votojnë shqiptarët që duan një Shqipëri pa dhunë, pa vrasje e pa Salih.

    • Ok .Gazetes Dites po i shpetojne keto qe thoni ju z.Glaukias.Po bene gabime kohet e fundit . Nuk i dihet si e kane hallin apo eshte qejfmbetje nga thumbat qe hedh K/M.
      Une e kam simpatizuar kete gazet dhe jane nje nga komentuesit me nje kohezgjatje te madhe . Jam pajtuar me shume artikuj e matriale te saj qe mendoje se kane ndihmuar popullit te orjentohet ne keto furtuna te politikes pa koke e kembe .Sigurishte qe ka me shume ane pozitive dhe nuk po degradon si shume gazeta qe sot per mua jane zhurmues te partive politke .Shpresoj se redaksija e gazetes Dita do te rikthehet ne ato vlera qe ka patur e ka .

  • Prit ere gazetar,se nuk do votojne vetem socialistet,
    Do votojme edhe ne ballistet,kuislinget,gjermanistet antisllavistet,qe urrejme shpellarin e bllokut enverist
    dhe rrugacerine demokratike.
    Prit ere gazetar sa te votoj kunder malokeve te shqupit,pastaj veri cfare titulli te duash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *