Shqipëria tronditet nga lëkundjet e tërmetit, panik te banorët

Leda Hysa

Lëkundje të forta tërmeti janë ndier në Memaliaj pasditen e sotme.

Tërmeti me magnitudë 3.5 ballë dhe me thellësi 10 kilometra, ishte me epiqendër 16 kilometra larg Memaliajt.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale, por qytetarët kanë përjetuar momente paniku pasi lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda.

Javët e fundit dhjetëra tërmete kanë lëkundur vendin, më të shumtat me epiqendër në Korçë, ku janë shkatërruar edhe disa shtëpi.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *