Njeriu-kangur
Kur i thoni dikujt “kafshë” nuk besoj se keni në mendje një foto si kjo. Është e kundërta e “kafshës” që ne kemi në mendje. Është fotoja e një vajze të shpërngulur nga zjarret në Australi. Ajo përpiqet të ushqejë kafshën e saj shtëpiake (Australi – kangur, Shqipëri – mace, Indonezi – majmun) të traumatizuar nga drama e madhe e zjarreve që kanë përfshirë kontinentin e Australisë. Kjo pamje, më sjell ndër mend macet që digjnim që të vegjël.
Njeriu-çakall
Nuk e di se çfarë na bënte të vegjël që të lyenim macet me benzinë e t’u vinim flakën. Thonë se fëmijët duke luajtur pregatiten për botën që i pret. Ndoshta, ajo ishte bota që na priste. Një botë, ku ai që ka mundësi të vrasë një gjë e bën, pa asnjë arsye. Ai që ka mundësi të djegë, djeg. Fëmijët që u rritën duke djegur mace, janë sot ministra, drejtorë, pronarë, mafiozë, gazetarë. Pra, janë ata që po i vënë flakën Shqipërisë. Nëse dikush kishte pritshmëri më të mëdha ndaj tyre, e ka pasur gabim.
Fëmija në foto, që i vogël, duket se po mësohet jo vetëm me dashurinë ndaj një qenieje tjetër, por dhe që të kujdeset për të. A nuk është kjo që kërkoni nga qeveritarët tanë? Të jenë të përgjegjshëm për detyrën që kanë e të kujdesen për ata që u kanë besuar jo vetëm votën, por të ardhmen dhe jetën e tyre. Nëse shpresoni që gjërat do bëhen më mirë, kam frikë se do zhgënjehemi. Sot, shqiptari stërvit pit-bullë.
Njeriu-pitbull
Moda e pit-bullit flet qartë për egërsinë dhe stilin mafioz me të cilin po rriten brezat sot. Them pit-bull, por e kam fjalën për qen race, kryesisht trupmëdhenj, dhe sidomos me tipare egërsie. Jo rrallë, djemtë me pit-bull argëtohen duke ua sulur atë qenve të tjerë. Pit-bulli është statusi që djaloshi shqiptar kërkon të bëhet: gjakatar. E njëjta gjë si me macet në benzinë, veçse tani, “punësojmë” një kafshë tjetër që ta bëjë për ne. Ne vetë jemi njerëzit-ujq. Jo ujqit romatikë të filmave, por ujqit socialë, që shqyejnë njeri-tjetrin, derisa të ngelen vetëm mes shkretëtirës.
Tarta T’Arta – nga e hëna në të premte në DITA Print
Z Cukali me duket i ekzagjeruar opinioni yt per shqiptaret.Nuke jemi ndryshe nga te tejeret por kemi kaluar periudha te veshtira si komb dhe si popull.Nuk jane popujte perqark nesh me te mire.
Une per vete mund te jem me i vjeter se ti zCukali por as kam dashur te djeg mace as kam pare femije te moshes time te djegin mace. Bile me ka ardhur keq kur pashe dike te godase me sopate nje qen , kam qene rreth 12-13 vjec kur e kam pare ate skene dhe i jam lutur personit qe te mos e vrase qenin ai e la me aq dhe une e mora qenin ne shtepi u kujdesa duke e ngrohur prane nje zjarri dhe e ushqeva per nje jave, megjithate ai qen vdiq (ngordhi i thoshim ne athere), me ka ardhur shume keq e kujtoj nganjehere kur kujtoje femijerine e veshtire time..Shembuj te tille mund te kete plote besoj.M
Kjo e fundit e njeriut pit bull ishte shume e goditur. Mania e te rrinjeve per te mbajtur pit-bull eshte nje mani kriminale. Qeni pit-bull po te shikoni ne internet klasifikohet si nje qen kriminel i eger dhe i rrezikshme per njerezit e tjere pasi i sulmon ata pa ndonje shkak.
Eshte nje kategori qensh qe ne disa vende te botes ndalohet me ligj qe te jene prezent.
Nje nga keta qen eshte pit-bulli.
Qeveria duhet te nxjerre nje ligj qe te kategorizoje qente e rrezilshme per femijet dhe njerezit dhe ti ndaloje ata.
Jemi kthyer ne nje kamp perqendrimi ,ku vazhdojme te tregojme me gisht tjetrin …uuuu po e hane dhe ate …por harrojme qe do na vij radha te gjitheve ..shume e thjesht ,jemi mbyllur brenda ktij sistemi .Kto 23 vjet e ktej i edukuam me sllonet e xhamave te zinj ,harruam qe aty shikohesh ne pasqyre dhe fillon bindesh qe kemi fytyren te zeze dhe shpirtin te zi .I edukuam qe
duhet te jesh i forte dhe jo i mire ,i edukuam te eger dhe jo kembngules ,me pak fjale i edukuam qe EDUKATA ESHTE DOBESI !
Kjo eshte fatekeqesia …nga macet e djegura pritem edukim …dhe sigurisht erdhi klasa e pit bulleve .Nuk kish cfare te vinte tjeter .Babai dukej me i forte ne baze te sa xhama te erret kish dhe jo ne sa te bardhe e kishte …zemren .Zemra na duhet si organ qe duhet te rrahi me fot kur shikojme shume 500 euro.Jo kur dhurojme 1 euro te duart e palara te Lulit te vocerr .
Ky diskutim do zgjatej pafundesisht .Dikur lexova nje artikull te vlefshem nga nje pene e zgjuar .”A eshte Shqiperia gati ? Duhet te vahdoje jehona e atyre artikujve ….ne jemi dhe te mesuar me pergjigjen “Gjithmone gati”!
Jo kesaj here nuk e shkruaj nga cinizmi , kjo duhet te ndodhi vertet !
Gjithashtu brezat e rinj ,qe pas pak do na zvendesojne …me sakt do na dhunojne …sepse secili ka ate qe meriton ,duhet te fillojne te edukohen qe syte mos te jene enderrimtare vetem per xhamat e rinj me te zinj se nata ,mos te enderrojne feshferimen e letrave …sepse leku leter ngelet .Enderrimin e syve duhet ta trasformojme ne …nejse jo ne ” gjithmone gati ”
por NE MUNDIM ,NE NDRYSHOJME JO GJITHE BOTEN E MADHE ,POR NE ATE TE VOGLEN QE MUA ME RRETHON !
Ti edukojne qe duke filluar nga letra ,mos ta hedhin pertoke …sepse ne ate mjedis do rriten
nje ne 4 nena eshte me tumor …nga ajo letra pertoke .
Sigurisht nuk i edukojne konventat e parise me shprehjen “te ecim me shpejt ” as diploma e Mziut …demet ose perparimet sociale llogariten me perafersisht 5 vjecare …ne jemi 22 vjet mbrapa dhe po i le ato te bunkerit ….
LERENI TE VDESE KTE VEND !
PIT BULLI EKZEKUTOHET NE CDO SHOQERI CIVILE !
Tema në vetvete, është e goditur!
Por nuk mendoj se fenomeni është made-in Albania! Fenomeni është i përbotshëm, por kushtet në të cilat zhvillohet ndryshojnë nga njeri vend në tjetrin. Mënyra se si funksionon sistemi, ndryshon nga njeri vend në tjetrin. Dhe këtu ne kemi mënyrën tonë made-in Albania.
Është shumë e freskët dhuna dhe egërsia e fenomeneve politike, që shkatërruan shumë vlera njerëzore shqiptare. Urrejtja që populli kishte grumbulluar kundrejt padrejtësive shoqërore në një rregjim totalitar, diku dhe dikur do zbrazej. Pas viteve 90′, kur gjysma e popullsisë shqiptare …”mori rrugët për Janinë”, siç thotë dhe kënga, pasuan shumë ngjarje tragjike, të cilat kur i analizon sot, mund të ishin evituar, në kushte të tjera.
Politika shqiptare shumë e dhunshme dhe tejet ekstremiste, solli në skenën shqiptare fenomene të tilla si piramidat, që u bënë vdekjeprurëse për shumë familje shqiptare. Hapja e depove dhe armatosja e popullit përforcoi këtë egërsi dhe ekstrem mbijetese. Njerëzit kishin vetëm një dëshirë, të zhdukeshin nga sytë këmbët për ti shpëtuar ferrit shqiptar!
U duk sikur u hapën “portat e xhunglës” dhe njerëzit ishin të detyruar të hanin njeri-tjetrin, se ndryshe nuk do mbijetonin! Të gjitha këto ne sot i përmbledhim në gjysëm faqe të shkruar, por në psikollogjinë e njeriut kjo është një jetë e tërë.
Këtu shtrohet pyetja a ka faj vetëm politika apo është dhe vetë temperamenti dhe predispozita e popullit tonë për të prodhuar dhe riprodhuar ngjarje të tilla vetshkatërruese? Mbase kjo është një temë për psikoanalistët, por do thoja se rol jo të vogël kanë luajtur dhe modelet që na janë ofruar nga qeverisjet tona. Natyrisht, ne vetë i kemi zgjedhur, por kemi zgjedhur midis atyre që na janë ofruar për tu zgjedhur. Pra laj-thaj, ne ato modele politikanësh kishim prodhuar.
Politikanë pit-bull, që lindën prej modeleve pit-bull. Ky model çoi në shoqërinë e re shqiptare pit-bull që lindi, rriti, edukoi një rini pit-bull. Pra ka 23 vjet që janë hapur “portat e xhunglës” shqiptare dhe akoma shqiptarët vazhdojnë të hanë njeri-tjetrin sipas modelit pit-bull.
A do ketë një fund ky model?! Këtë do na e tregojë si gjithmonë vetëm KOHA!
Ndërkohë, ne shqiptarët që u lindëm në një rregjim totalitar, jemi dëshmitarë të dy epokave, para dhe pas totalitare. Çfarë vëmë re ne? Që shumë vlera edukative që ne i kishim dhe ua kemi transmetuar dhe fëmijëve tanë, sot konsiderohen siç- thotë dhe komentuesi më lart, si DOBËSI!…
Për të vazhduar llogjikën se në këtë “xhungël pit-bullësh”, i humbur nuk është vetëm ai që e hanë të tjerët, por edhe ai që bën sehir, do sillja një rrëfim të një artisti amerikan, që shkoi nga Amerika për të bërë jetën e bohemit në Francë. Ishte ulur në një kafene pranë dritares dhe po pinte kafe. Një moment kaloi një qen dhe lëshoi mu..in mu përpara hyrjes së lokalit. Artistit menjëherë i shkrepi në kokë që do rrinte aty deri sa të kalonte dikush dhe ta shkelte. Ndenji me orë të tëra, por gjithmonë mu.i ishte aty i pashkelur. Po i vinte plasja që shfaqja nuk po fillonte për të. Një moment lokali u zbraz dhe pronari i lokalit bashkë me të shoqen, e ftuan amerikanin të hanin bukën që ata e kishin gatuar vetë. Hëngrën bukën, shijuan djathrat franceze, pinë dhe verën dhe erdhi koha për tu larguar nga lokali. Ishte i kënaqur nga biseda me të zotët e kafenesë, shumë mikpritës dhe njerëz me humor. Veshi xhupin dhe me një shprehje kënaqësie në fytyrë hapi derën e lokalit dhe …këmba i hasi në një masë të butë që nuk ishte gjë tjetër veçse “peshqeshi” që kishte lëshuar qeni para derës së lokalit. Amerikani filloi të qeshte me të madhe, mu..i ngjitur pas këpucës së tij, i kujtoi se atë që dëshironte t’ia shikonte të tjerëve, fati ia kishte rezervuar atij….