Shqipëria, vendi i pestë në Europë për burgjet e mbipopulluara

redaktor

Shqipëria në 2014 ka qënë vendi i pestë në Europë me burgje të mbipopulluara, duke pasur 120 të burgosur për 100 vende. Shifrat zyrtare vijnë nga statistikat vjetore penale të Këshillit të Europës.

Në të gjithë Europën mesataraja ka qënë 94 persona për 100 vende. Sipas këtyre të dhënave në 2013 kanë qënë 110 të burgosur për 100 vende.

Shqipëria, vijon raporti, ka qënë vendi me moshën më të re të të burgosurve, me një mesatare mes 26 dhe 33 vjeç. 51.9% e të burgosurve në Shqipëri i përkasin kësaj moshe.

Statistikat vërejnë më tej se Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë të burgosurve, që janë pas hekurave për vrasje, përfshirë edhe akuzën e tentativës për vrasje, plot 39.4 %. Ndërkohë në të gjithë Europën kjo përqindje është 12 %./tch

Share This Article
1 Comment
  • Shqiperia kur te zene vendin e pare ne k’te gare burgjesh,do jet demokraci e vertet.Ka shume jasht qe meritojne burgun po bejne tralala e te ndershmerit.Landa e pare gjindet me shumice ne Parlament dhe ne ish qeverite qe qeverisen ne kete cerekshekulli plot 25 vjet.
    Presim dekriminalizimin,rreformen ne drejtesi si dhe BKH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *