Shqipëria, vendi me aksidentet më të larta hekurudhore në botë?!

entela

Paraditen e sotme është raportuar se  treni i pasagjerëve në Bradashesh të Elbasanit ka përplasur një vajzë 12 vjeç teksa po kthehej nga shkolla.

Ajo ndodhet aktualisht e shtruar në spital dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, të dielën që lamë një vajzë 23 vjeç është përplasur nga treni i linjës Durrës-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Tuneli i Rrashbullit”. Një ditë më pas u mësua se, për shkak të përplasjes së fortë 23-vjeçarja ka humbur njërën këmbë.

Po çfarë ndodh me aksidentet hekurudhore në Shqipëri?

Numri i popullsisë që përdorë trenin si mjet transporti është shumë i ulët, gati i pa përfillshëm.

Mjafton të dimë se, për të udhëtuar sot nga Tirana drejt Durrësit me tren ka vetëm një orar ditor: në 06:20 të mëngjesit. Largimi i stacionit të trenit nga qendra e Tiranës në Kashar dhe gjendja mjerane e hekurudhës shqiptare kanë bërë që pasagjerët të numërohen me gishta, në atë që duhet të ishte linja kryesore për transportin e udhëtarëve me tren.

24 aksidente në 2016 dhe 9 në 2017-n

Trenat në vendin tonë ecin me një shpejtësi prej 5-10 kilometra në orë por ky fakt nuk e shmang dot mundësinë e aksidenteve që në vitin 2017 ishin nëntë në total.

Në raportin e hartuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë nga Drejtoria e Inpektimit bëhet një përmbledhje e situatës së hekurudhës gjatë vitit të kaluar, gjendjes së traseve, linjat funksionale dhe jo funksionale.

Lidhur me aksidentet raporti nënvizon se krahasuar me vitin 2016 kemi një rënie të numrit të aksidenteve të cilat regjistronin 24 të tillë. Dhe arsyet e uljes së këtij numri nuk duket të jetë parimisht ndonjë përmirësim i dukshëm i situatës së hekurudhës por fakti që numri i trenave që qarkullojnë është ulur.

Nga shifrat dhe nga raportimet në lidhje me aksidentet hekurudhore, duhet të jemi vendi i parë në botë me numrin më të lartë të tyre. Edhe nuk i përdorim trenat dhe na vrasin! Çudi! e.resuli/dita

Momente nga raportimet të ndryshme në media në lidhje me aksidentet hekurudhore
Momente nga raportimet të ndryshme në media në lidhje me aksidentet hekurudhore

Share This Article
4 Comments
  • E cuditeshme por e vertete, ne nuk kemi hekurudha por kemi aksidente hekurudhore.
    Trenin duhet t’a marresh per “dore” qe te eci, pra me shpejtesine e ecjes se nje kembesori

  • Prisini,se nuke keni pare gje akoma,Kure e djeshmja dhe e sotmja do t'u mbetet nje ender dhe e nesermja e afert nga bange e akuzes ne burgun e Recit,ne nje fund te turpshem dhe pa kthim. says:

    Jemi i vetmi shtet ne bote qe hoqem stacionin e trenit nga unaza e pare e Tiranes dhe kjo fale indiferences intelektuale qe ne Shqiperi der me sot vazhdon psikologjine e servilizmit”cfare me duhet mua”.Turp,marri dhe bashkefajesi sebashku.Cudia,kure e gjithe bota stacionet e trenit dhe metrose i dergon afer qendres dhe ku ka levizje me te madhe njerezish,ne e degojne ne fshat dhe mundesish me shpejtesine e breshkes,kjo nga padija,jo por nga pangopesisa per leke te piset dhe ligesia qe Tirana zyrtare ka patur ne dite e vite deri me sot.Ne marri e shkuar marrise e veshur me ligesi nga fuqia e pushteteve.Mjat eshte MJAFT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *