Pemët janë një faktor i rëndësishëm në mjedisin e një vendi. Në Shqipëri pyjet zënë rreth 28% të sipërfaqes. Telegraph ka ndërtuar hartën e vendeve më të pyllëzuar dhe më pak të pyllëzuara bazuar në të dhënat e fundit që ka Banka Botërore dhe Organizata e Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara.
Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria ka përqindjen më të ulët pyjeve në raport me sipërfaqen e vendit.
Në Serbi sipërfaqja e pyjeve përllogaritet rreth 31% e totalit të vendit. Më pas renditet Maqedonia me 40% të sipërfaqes dhe Bosnja me 43%. Vendi me sipërfaqen më të madhe të pyjeve në raport me sipërfaqen është Mali i Zi, ku 61% e sipërfaqes së vendit përllogaritet të jenë pyje.
Në artikullin e Telegraph shkruhet se në pjesën më të madhe të shteteve sipërfaqja e pyllëzuar është reduktuar në tre vitet e fundit. Në vitin 1993 rreth 31.8% e sipërfaqes së globit ishte e mbuluar nga pyjet, në 2016-n ky raport është rreth 30.8%. Trendi i pakësimit të pyjeve ka vijuar edhe përgjatë këtyre viteve.
Vendet më të pyllëzuara
Aspak surprizë, vendet përqindjen më të lartë të pyjeve në raport me sipërfaqen janë ishujt tropikalë të Amerikës së Jugut, Karaibeve, Afrikës, Azisë Juglindore dhe Paqësorit, me Surinam, Mikronezinë, Palau, Gabon, Guajana, Samoa Amerikane dhe Ishujt Solomon.
Vendet e veriut Europës Veriore, gjithashtu kanë një përqindje të lartë të sipërfaqes së tyre të mbuluara nga pyjet si Finlanda (73.1 për qind sipërfaqe pyjore) në vendin e 11-të, Suedia (68.9 për qind) në vendin e 16-të, por edhe Japonia (68.5 për qind) në vendin e18-të.
Një e treta e Shteteve të Bashkuara klasifikohet si pyje, ndërsa në Britani sipërfaqja e pyllëzuar është 13 për qind.
Vendet më pak të mbushura me pemë
Ka pesë vende ku nuk do të gjeni pyje, sipas përkufizimit të Bankës Botërore si Nauru, San Marino, Katari, Grenlandë dhe Gjibraltar – ndërsa në 12 vende të tjera ka më pak se një për qind të sipërfaqes.
Disa nga vendet me pakësimin më të shpejtë të zonave pyjore që nga viti 1990 janë parë në ato vende ku pyjet janë më të përhapura. Brazili, për shembull, ka shkurtuar reduktuar sipërfaqen pyjore nga 65.4 për qind në 58.9 për qind. Mbulimi i pyjeve në Kolumbi ka rënë nga 58.1 për qind në 52.7 për qind.
v.l. Dita

Cudi se lali Dhjeri mbeti duke mbjelle peme. Po mbjell edhe ne taracat e pallateve se trojet i ka te zena nga betoni 🙂
info analiqire,
informohu se sa hektar pyje kishte Shqiperia ne 1991 dhe sa ka sot. Kur ka filluar prerja e tyre dhe ne cilat qeveri eshte bere masakra me e madhe ku nuk jane kursyer as ullinjte dhe arrat?
Sa here te lexoj ty me sjell ne mendje nje komentues te gazetes Lapsi me emrin ari.
Ja dhe Dashit ia paska mbjelle nje peme ne bithe lali Dhjeri prandaj qy kercen perpjete sa here i permendet lali.
Dasho !
ne nje shkrim te vitit 2015 Julian Beqiri thoshte “se sipërfaqja e mbuluar me pyje e vendit është ulur në 26% nga 33% që ishte para 10 viteve'”. dmth ne 2005. Dihet qe ne fillim te tranzicionit ishte 36%.
Kerkesa tende ehte e drejte duhen shifra reale e zyrtare, per te njohur fenomenin dhe pergjegjesite politike te lejimit. Vetem atehere mund te nxirren perfundimet se edhe sot e kesaj dite pa Saliun po ulet kjo perqindje
Ne nje nga pyjet e djegur e te prere nga bandat e Saliut e gjithe vandalet qe ai krijoi, duhet marre vete druzhe Saliu e ngulur ne nje prej tyre si dordolec per te trembur grabitesit.
Po kemi dhe normen me te larte te kancerit.
Sistemi i diktatures te bente qingj.
Nuk te lente te rjepje e te digjje pyllin.Ai sistem cfrytezonte te ardhurat nga druret e pyjeve duke i zevendesua prerjet.Kujtoj kodrat e rrencit qe fillojne nga vendvarrimi i herojve te shkodres e deri ne thellesi qe nuk te kap syni.Dikur ishin me shkurre dellinjash.Sistemi i diktatures e mbushi me pisha dhe kish deshire ti shikonte syri.Rruga mbas ktheses se forte qe kaloje uren e kirit afer fabrikes se tullave e deri tek uzina e hidrocentraleve ndertue ne pronen e Shuk Radojes ndjeje aromen pishave.
Sot fal demokracizezes.E ka rrue perja gjithe vendin e te duket sikur i ka ra qerosa.