Me lindjet që bien dhe njerëzit që ikin, popullsia e Shqipërisë po vijon tkurrjen në mënyrë dramatike. Të dhënat e INSTAT për tremujorin e parë tregojnë se shtesa e popullsisë ishte më e ulëta të paktën në pesë tremujorët e fundit, duke qenë afër zeros.
Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2019 rezulton 5.986, duke shënuar një rënie prej 10,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Numri i vdekjeve për tremujorin e pare 2019 rezulton 5.949, duke shënuar një rënie prej 5,7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.
Gjatë tremujorit të parë 2019, numri i lindjeve tejkalon me 37 numrin e vdekjeve. Në të njëjtin tremujori të një viti më parë, shtesa e popullsisë ishte rreth 400 persona.
Në tremujorin e parë 2019, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënoi vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 562 numrin e vdekjeve.
Në tremujorin e parë 2019, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në tetë qarqe. Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 191 numrin e lindjeve.
Lindjet
Numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.985 lindje, të cilat shënojnë rënie me 9,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2018. Numri më i ulët I lindjeve, për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 97 lindje, duke reflektuar një rënie prej 21,8 %, në krahasim me tremujorin e parë 2018.
Nga 12 qarqe të vendit, 9 prej tyre pësuan rënie të numrit të lindjeve, në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Rëniet më të mëdha në përqindje të lindjeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan në qarkun e Gjirokastrës me 21,8 % dhe qarkun e Shkodrës me 19,4 %. Një rritje në përqindje të lindjeve u regjistrua në qarqet Dibër me 16,1 %, Korçë me 1,3 % dhe Kukës me 0,4 %.
Vdekjet
Numri më i ulët i vdekjeve për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 134 vdekje, me një rënie prej 11,3 %, në krahasim me tremujorin e parë 2018. Numri më i lartë i vdekjeve për tremujorin e parë 2019, regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.423 vdekje, me një rënie prej 4,9 %, në krahasim me tremujorin e parë 2018.
Nga 12 qarqe të vendit, 11 prej tyre pësuan rënie të numrit të vdekjeve në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënojnë qarku i Kukësit, me 11,3 % dhe qarku i Elbasanit, me 10,6 %. Rritje në përqindje të vdekjeve, u regjistrua në qarkun Berat, me 0,3 %.
v.l/ Dita


Gjirokastritet paskan nevoje per can meshkuj se vete nuk PO meshojne fare.
E lane dybekun pa tundur. Ja tundim NE Po deshen.
Ky nuk eshte vetem problem Shqiptar,eshte nje fenomen qe ka prekur shume kohe perpara dhe europen,eshte nje ide sot mes te rinjve europiane,pse duhet te sjellim ne jete femije qe te rriten ne kete bote mizerabel qe jetojme,e quajne mekat sjelljen ne jete te nje femije ne kete kohe qe jetojme.Po te shikojme dhe indeksin e lindjeve ne Shqiperi lindjet jane ne rrethet ku eshte e perqendruar popullsia e ardhur nga zonat rurale me te prapambetura te vendit,ne zona te ndryshme te Tiranes Durresit etj.
Po i thoni Ornela Liperit te pjelle.
Dy jane arsyet e mospjelljes ne Shqiperi.
1-Arsyet ekonomike
2- arsyet fiziollogjike
Arsyet ekonomike jane me determinueset.Me pare ne Shqiperi dhe Kosove punonte burri,ndersa gruaja rrinte ne shtepi dhe rriste femijet..Kjo deri ne vitet 70.
Pas viteve 70 punonin te dy dhe femijet i mbanin vjerrat.gjyshet,Ato cerdhet dhe kopshtet kene qene per qytetare qe pillnin 1-2 kalamaj,por jo per popullsine masive ne fshatra qe perbenin 80% te popullsise dhe pillnin nga 7-8 kalamaj.
Sot edhe kur jane te punesuar bashkeshortet kane pretendime profesionale,konkurenca eshte e eger,rrijne gjithe diten ne pune.Pas pune kane angazhime serioze shoqerore,biznesi,politike,,kafene,lokale,Ne shtepi nuk i presin me vjerrat gjyshet,qe nuk jane me AMVISA SHTEPIE QE MERREN ME GATIME,ME FEMIJET,por jane ca surrat lyera me boje qe kane edhe ato jeten e tyre te dites dhe te nates.Kush do ti mbaje femijet?
Arsyeja tjeter eshte arsyeja fiziollogjike.
Femrat e sotme e fillojne seksin shume heret,.Derisa martohen kane deshtuar nga 5-6 here dhe aparati riprodhues eshte shkaterruar.Pra,JANE SHTERPA.
Meshkujt jane castruar nga droga dhe semundjet veneriane dhe jane bere IMPOTENTE.
Mos i shihni si gangstera koketullaca me vetura,me pisqolla,se keta kapadainj ne fakt jane EUNUKE,jane te tredhur,prandaj bejne guf si kaposha deti.kot.
Cfare do shtohet popullsia me keta Eunuke,qe mbushin lokalet e shtrenjta me zinxhire floriri?
Nga fitorja ne fitorje, me partine dhe shoket edver e
lalidhjer ne krye.
Haken po marrin shqipetaret, keshtu sillen, ate gjejne.
rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik
Enverit i hengsh mune ti.
Halla s’kemi pare gje?