Pasojat e emigrimit masiv, raporti i BB: Ajo që në Evropë ndodhi për dekada, në Shqipëri po ndodh brenda vitit

Bora Basholli

Një skenar i Bankës Botërore mbi projeksionet e popullsisë së Shqipërisë në tri dekadat në vijim tregon se vendit po i vjen pleqëria në mënyrë jo të natyrshme.

Popullsia mbi 60 vjeç pritet të rritet shumë shpejt duke arritur sa 45% e popullsisë në moshë pune, 15-65 vjeç.

Ajo që për vende të zhvilluara të Evropës ka ndodhur për dekada, në Shqipëri po ndodh brenda vitit.

Në vitin 2018, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017, nga 26,0% në 25,4%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rritje nga 19,4% në 20,1% për të njëjtën periudhë.

Banka Botërore parashikon se deri në vitin 2050, pensionistët do të jenë sa gjysma e popullsisë në moshë pune. Por, duke qenë se jo e gjithë popullsia në moshë pune punon, me shumë gjasa, numri i pensionistëve do t’i afrohet numrit të personave që punojnë. Ky tranzicion demografik në të cilin është futur vendi, lajmëron vështirësi për skemën e pensioneve në një periudhë jo të largët.

Projeksionet e Bankës Botërore përfshijnë zhvillimet nga viti 1967 dhe parashikime deri më 2050. Raporti i varësisë ndaj të moshuarve në vitet 1970 ka qenë vetëm 8% dhe ka qëndruar në këto nivele deri në vitet 1990. Por me ndryshimin e regjimit komunist, popullsia e vendit u përfshi në tranzicion, me lëvizje të shumta të popullsisë brenda dhe jashtë vendit dhe mbi të gjitha, me rënie të numrit të lindjeve. Raporti i varësisë për moshat e vjetra arriti në mbi 20% vitin e kaluar, duke u rritur më shumë se parashikimet.

Në vitin 2011, kur u bë censi i fundit, varësia e të rinjve ndaj popullsisë në moshë pune ishte 30% dhe për të moshuarit 17%. Përqindja e fëmijëve do të ulet më tej (në 17% në vitin 2020, gjysma e përqindjes së vitit 1989) dhe ajo e të moshuarve do të trefishohet në 15% krahasuar me vitin 1989, shkruan Monitor.

Praktikat e vendeve të tjera që kanë kaluar tranzicione të ngjashme të popullsisë, kanë vërtetuar se konsumi udhëhiqet nga moshat e reja. Në kohën e “babyboomers” pas Luftës së Dytë Botërore, për fëmijët 0-14 vjeç në SHBA u shpenzuan 400 miliardë dollarë më shumë se për grupmoshat e tjera.

Ndryshimi i popullsisë në favor të moshave të vjetra nuk është lajm i mirë për kompanitë e teknologjisë që kanë konsumatorë pararojë të rinjtë.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Nuk eshte skenar i BB por nje parashikim i bazuar ne realitetin ne vazhdim. Popullsia mbi 60 vjec pritet te shtohet shume dhe per faktin e thjeshte se rinia si kurre me pare keta 28 vite tranzicioni synon largim nga Shqiperia, fale politikave deshtake ne ekonomi te qeverise Rama totalisht e deshtuar. Por me e keqja eshte se te rinjte e pa pune jane shumice. Ne 30-vjecaret e sotem zor se gjen qe kane vite pune ne libreze. Edhe 70 vjec ta shtysh moshen per pension, prap shumica e popullsise nuk ja del te plotesoje vitet e punes te duhura per pension. Dhe kjo eshte vertet fatale.

  • 4 femijte e mij deri ne fund te vitit ikin pergjithmone nga vendi,se deri tani u eshte nxire jeta.
    Ketu mungon shteti,zyrtaret e bashkise Tirane te trajtojne si kliente dhe kurre nuk te zgjedhin gje.
    Ketu nuk ke ku te ankohesh edhe per nje sqarim te vogel te drejtojne ne gjykate!
    Shqiperia nuk ka shtet,pavaresisht se kryeministri derdellit tere diten me mashtrime.
    Cerdhe,kopshte shteterore nuk ka ,por ne ato private Jane shtrenjt,per ujin paguajme 60 mije leke ne muaj,ndersa per dritat me pak 40 mije.
    Ku ndodh kjo ne bote?
    Harram i paci votat tona.
    E vodhet Shqiperine.
    As turku nuk e shkaterroi keshtu kete vend.
    Ketij kryeministri dallkauk i eshte bere mendja vetem tutizem,ndersa per popullin nuk pyet fare.

    • komentues, nuk eshte e vertete; shiko se çpo ndodh ne Europe ne te gjitha vendet; te dalesh ne rruge do te shikosh vetem pleq, te moshuar, sakate, humbamendesh, e lloj lloj handikapesh, ndersa te rinj fare pak. Eshte semundje e sistemit dhe e teknollogjise: e mbani mend kur puntoret angleze filluan te shkaterronin dhe prishnin makinerite se u zune vendin e punes?! Keshtu ka per te ndodhe: milardjeret do sundojne me dore te hekurt, ndersa njerzimi do te ngelet gjalles e sunduar duke i dhene sa te mbaje frymen e te mos ndihet se ja pret dhe ate. Prandaj, bota ka kohe qe ka menduar per superpasurine dhe jo njerine. KJo eshte filozofia e sotme duke lartesuar ekonomine e tregut dhe parane e duke injoruar veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *