Nga Kujtim Mateli
Dy autorë, bashkëshortët Luftulla dhe Liliana Peza, pas një pune të gjatë hulumtuese arritën të nxjerrin para lexuesit një nga librat më të rëndësishëm të këtyre viteve të fundit, që hedh dritë mbi popujt që kanë banuar në hapësirën e Ballkanit dhe Anadollit“Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe familja pellazgjike e gjuhëve”. Ky libër është një histori e shkurtër e këtyre popujve, mbështetur në burimet historike, arkeologjike dhe gjuhësore.
Popujt që kanë banuar hapësirën ballkanike dhe që merren në fokus të këtij studimi janë quajtur ilirë dhe dardanë, epirotë dhe maqedonë, thrakë dhe dakë, si dhepellazgët hyjnorë që kishin në territorin e tyre faltoren më të famshme të të gjitha kohrave, atë të Dodonës. Autorët e kanë shtrirë studimin e tyredhe te popujt që banonin hapësirën e Anadollit siç janë: hititët dhe luvianët, karianët dhe lidianët, frigianët dhe likianët. Të gjithë këta popuj, një pjesë e të cilëve nuk ekzistojnë më, kanë qenë pranë njëri-tjetrit dhe në marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin. Autorët e këtij libri studimor me vlera të veçanta mundohen t`u japin përgjigje disa pyetjeve të vështira si: cila është marrëdhënia e këtyre gjuhëve midis tyre? Cilat dëshmi gjuhësore i lidhin midis tyre? Janë ato si pjesë e një trungu të përbashkët popujsh apo secili popull kishte njëgjuhë të veçantë?
Për të marrë një përgjigje shkencore, autorët marrin në analizë gjuhët e lashta që fliteshin në hapësirën e Lindjes së Afërt dhe atë të Mesdheut dhe bëjnë objekt të këtij studimi sanskritishten dhe gjuhën shumere, gjuhën etruske, hebreje dhe atë të sardëve të lashtë. Nuk mbeten jashtë analizës as gjuha koptike dhe herioglifet egjiptiane. Midis gjuhëve të popujve që përmendëm më lart, autorët gjejnë lidhje apo dëshmi gjuhësore që këto gjuhëkanë njera me tjetrën dhe më pas me gjuhën shqipe. Ky është një sukse i madh, sepse për herë të parë vërtetohet shkencërisht, që gjuhët e lashta të Ballkanit dhe të Anadollit të jenë shumë të afërta njera me tjetrën dhe me gjuhën shqipe, sepse fjalët e tyre janë të përbashkëta.
Pse ndodh kjo afërsi? Autorët Peza e shpjegojnë këtë me faktin se të gjitha gjuhët e lashta të Ballkanit, Anadollit dhe Mesdheut janë të afërta njera me tjetrën dhe me gjuhën shqipe, sepse të gjitha kanë origjinë të përbashkët nga gjuha më e lashtë pellazge. Mbështetur me dëshmi gjuhësore provohet se pellazgjishtja jeton tek gjuha e sotme shqipe.
Për të provuar serozitetin e autorëve në këtë studim veçojmë Iliadën e Homerit, në përkthimin e saj në gjuhët kryesore të botës. Për të qenë sa më të saktë, autorëti janë drejtuar botimit që mbahet si më i afërt me originalin: “Omer Opera in five volumes, Oksford University Press, 1920”. Kanë përkthyer pjesë nga Iliada dhe vërejnë se përkthimi mëi saktë mund t`i bëhet nga gjuha shqipe. Në këtëlibër studimor sillen dëshmi të shumta të autorëve botërorë që janë marrë me veprat e Homerit, ku mund të veçojmë: “Pokorny, J. Proto-Indo-European Etym. Dictonary, p. 600” ku duke folur për Iliadën shkruan: “Iliada e Homeritështë përkthim i Ilidës Ilire. Përkthimi grek ka lënë shumë fjalë ilire të Iliadës Ilire të pandryshuara. Nuk ka dyshim që “doron” hapësira e dorës, është formuar nga fjala dorë me prapashtesën ilire on, për pasojëIliada u përhap në gjuhët e Ballkanit nga ilirët”.
Përfundimi që nxjerr Pokorny, J. se Iliada e ka ruajtur fjalën ilire doron është shumë i drejtë. Fjala ilire doron që gjendet në Iliadë, e ruan në shqipen e sotme fjalën dorë prej nga doli fjala doron që tregonte pëllëmbën e dorës. Në shqipen e sotme fjala doron nuk është pjesë e leksikut të saj, ajo është zëvendësuar nga fjala pëllëmbë, por shqipja ruan fjalën e parme dorë, çfarë vërteton se kjo poemëështë shkruar në gjuhën shqipe. Teza e Pokorny, J se “Iliada u përhap në gjuhët e Ballkanit nga ilirët” ështënjë përfundim shumëi drejtë.
Të dy autorët, Luftulla dhe Liliana Peza,të thelluar në tezën e tyre se Iliada e Homerit është shkruar në pellazgjisht,kanësjellë të përshtatur në shqip disa pjesë nga këngët e kësaj poeme.
Të një rëndësie të veçantë janë në këtë libër mbishkrimet e vjetra të quajtura paragreke apo dhe parahelene dhe që studiuesit me famë botërore i kanë grupuar ato si mbishkrime parahelene. Të tillëjanë mbishkrimi i Vinkës, mbishkrimi Tartarias, kultura Turdasdhe pllaka Disipilio, mijëvjeçari i VI para erës sonë, Shkrimi Linear B, gjuha e Mikenës; Stela e Lemnit e shekullit IX-VIII para erës sonë; Mbishkrimi Dipylon i Athinës i shekullit VIII para erës sonë; Mbishkrimi i Korinthit; Kupa e Nestorit, shtatorja e bronzit në Theba e viteve 700-675 para erës sonë; Mbishkrimi i Kretës; mbishkrimi i Prais-1 dhe Mbishkrimi Dreri-1. Të një rëndësie të veçantë janë substraktet paragreke në gjuhën greke si dhe substrakti paralatin në gjuhën latine dhe gjuhët që rrjedhin prej saj. Po kështu dhe zbërthimi i alfabetit pellazg dhe shfrytëzimi i dëshmive që vijnë nga arkeologjia.
Problem i madh sot që diskutohet gjerësisht në gjuhësinë moderne është gjetja e gjuhës Proto-Indo-Europiane ose Para-Indo-Europiane siç e quajnë autorët, e gjuhës së parë nga kanë ardhur të gjitha gjuhët e familjes IE dhe të vetë europianëve. Deri tani problemi nuk ka gjetur zgjidhje, por është arritur në përfundimin se gjuha më e vjetër e shkruar e familjes IE është gjuha hitite. Nga kjo gjuhë më e lashtë, sipas shumë autorëve të huaj më pas ndahen dy degë: dega e gjuhës hitite dhe dega e gjuhëve të tjera IE. Por bashkëshortët Peza në libër vertetojnë se gjuha hitite dhe gjuhët e tjera të lashta të Anadollit, Ballkanit dhe më gjerë e kanë origjinën tek gjuha më e lashtë pellazge. Prandaj autorët Peza vërtetojnë që gjuha e lashtë pellazge përbën gjuhën Proto (Para)-Indo-Europiane. Gjuha pellazge ka qenë gjuha më e parë, më e vjetër, nga e cila janë shquar disa dialektet e saj, i Vinkës, Turdas, Mikenës, Lemnit etj. dhe gjuhët e lashta të Ballkanit, Anadollit dhe të Mesdheut. Të gjitha këto gjuhë shumë të afërta njera me tjetrën kanë ndikuar në formimin e gjuhëve të tjera IE. Kështu autorët japin skemën e re të lindjes dhe zhvillimit të gjuhëve, duke i grupuar ato në Familjen Pellazgjike të gjuhëve. Kjo ka rëndësi të madhe shkencore.
Libri “Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe familja pellazgjike e gjuhëve”, që ka për autorë dy studiuesit e përkushtuar Luftulla dhe Liliana Peza,është një burim i rëndësishëm informacioni, i mbështetur kryesisht mbi autorët e antikitetit. Ky libër duhet të jetë në tryezën e çdo lexuesi që interesohet për kulturën dhe historinë e popujve që kanë banuar trojet ballkanike dhe ato të Anadollit, por dhe për studiuesit që kërkojnë të thellojnë punimet e tyre shkencore në lidhje me lashtësinë e trojeve tona.
Luftulla e Liljana te lexojne gjuhetaret shqiptare me ne krye E.Cabej dhe historianet shqiptare (pa llogaritur te huajt) qe kane provuar e shkruar qe ILIRET U CFAQEN NE BALLKAN 1000 VJET PAS ZHDUKJES SE PELLASGEVE dhe qe AKOMA NUK ESHTE PROVUAR QE SHQIPTARET RJEDHIN NGA ILIRET .Provoni njehere kete te fundit ,pastaj shkruani hartime per kohet me te vjetra .Mos kujtoni se vetem ju lexoni se cfare eshte shkruar per vepren e Grekut Homer etj.etj.etj. Megjithate une po ju bej nje pyetje per nje kohe jo shume te larget : pse u la perdorimi “alban” dhe “Albani” per popullsine dhe teritorin dhe u desh mjaft kohe qe per kete popullsi ne kete kohe te mevoneshme te lindete emri “Shqiptar ” e te hiqej emri I meparshem ?Mos valle emri “Alban” nuk I permbushte kushtet qe te perfaqesonte kete popullsi ? Ne Kohen e Homerit gjuha greke kishte 1milione fjale te para ,dhe para Homerit kemi nje grup te madh krijuesish(nuk I permend emrat),pasi kryeveprat e Homerit nuk u krijuan ne truall bosh .Ndersa sot ,3000 vjet pas Homerit ,gjuha shqipe ka rreth 50000 fjale nga te cilat me shume se gjysma jane te huaja(shih fjalorin e fjaleve te huaja te shqipes) .Dhe ju me shkruani hartime .
Fillesat e gjuhes greke jane gjetur rreth viteve 750 p.e.s.,pra 350 vjet pas iliades.
Mire e ke vene emrin o Alban Hamzai! Nuk besoj se eshte rastesi: E perfaqeson bukur emrin e Hamzait te Albaneve!
Flet injorancira qe burojne nga padija jote o i mjere! Me thuaj nje autor te Botes qe e quan Homerin grek! Nje te vetem autor me gjej (e jo hatues si puna jote) e pastaj llomotit idiotesite e tua!
More Alban ,ti i referohesh Çabejt dhe njëkoësish e injoron Çabejn,që është nga të shumtët që ka arritur në konkluzionin se Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve.Kujtim Përmeti,popujt e lindjes si Ititët nuk u zhdukën,por u shkrinë me popujt e tjerë të lindjes…
O Alban,Pellazget nuke u zhduen por u konvertuan ne Ilire,helene etj popuj qe sot gjallerojne ne Europe e bote.Mjaft me, me propoganden boshe nacionaliste grekofone.Dhe se fundi per kulture e dije,para se ti thuhet Ballkan gadishulit tone,ketije gadishulli i thuhej ILLYRI dhe e gjitha jo ngase ishin iliret qe jtonin aty dhe askush tjeter.Te thenen me te beren e ndane mes nje det i tere;thote populli.
Nuk kane faj keta plera Çabejane ,fajin eka Akademia qe e mban akoma kryepleren ne krye dhe nuk e vendos ne vendin e duhur qe quhet HALE.Dhe keta simpatizante ti lene te kenaqen me eren e hales
Alban Hamzai, mos i mballos Cabeut te madh pallavrat e tua,se do te denohesh per cpifje.
Une e kam studiuar me imtesi Cabeun dhe ne asnje rresht te vepres se ti nuk ka shkruar se Iliret u cfaqen ne Ballkan 1000 vjet pas zhdukjes se Pellasgeve dhe Akoma nuk eshte provuar qe shqiptaret rrjedhin nga Iliret.
Perkundrazi,E gjithe vepra e Cabeut verteton shkencerisht qe shqiptaret rrjedhin nga Iliret.Verteton qe Iliret dhe Epirotet ishin nje Etnikon i perbashket,qe flitnin te njejten gjuhe ne dialekte te ndryshme,kishin armatim te njejtit tip,kishin veshje dhe etnografi te perbashket.Si popull jo grek,as Iliret,as Epirotet nuk i pranonin ne Lojrat olimpike Panhelene.
Ajo qe sot mbetet per t`u vertetuar eshte HYPOTEZA,se greket e sotem rrjedhin nga Helenet e Lashte.Studiuesit serioze kane vertetuar qe greket e sotem nuk kane te bejne fare me Helenet(Falmejareri,Hahn,Jokli),por jane shqiptare,vllahe,sllave,qe prifterinjte e manastireve u ndryshuan gjuhen ne shek.XIX.
Qirjo Alban Hamzai,
a ke tru ne koke kur thua se gjuha greke ne kohen e Homerit kishte 1 milion fjale kur sot gjuhet me te pasura ne bote kane rreth 70.000 fjale!!!!!?
Nje gje eshte tashme e qarte qe greket jane populli me megalloman ne Bote.
Megalloman – Llapaqen, fjale qe vjen nga gjuha greke.
…Dhe, duhet theksuar gjithësesi se Shqiptarët janë populli më autokton në Evropë, ose në dy kontinente: Evropë-Azi, para grekëve dhe romakëve dhe çdokujt ishin dhe jetonin shqiptarët iliro-thrakase e madje në rrjedha historike edhe barku apo rraca iliro-dardaneme gjuhën e tyre tipike që e dallonin nga fiset dhe popujt tjerë, sidomos në Gadishullin e Ballkanit. Përveç disa njerëz ekstremistë në Ballkan që e vendosin në diskutim këtë,mbeten pa referenca të argumentuara ose për gjuhën si nga aspekti i komunikimit me ilirishten e lashtë dhe dilemat për gjuhën e caktuar që u takon shqiptarëve si popull. Nuk do mend, Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe pellazgëve. Shqiptarët kanë qenë popull kristiano-ortodoks para se të vinin osmanët. Burimet historike janë të plota që tregojnë një autoktoni të shqiptarëve si nga aspekti i rrënjës njashtu edhe nga aspekti i ghuhës dhe komunikimit në shekuj… Bile, as grekët nuk mund të jeshin pasardhësit e helenëve antikë. Helenët janë të lidhur me shqiptarët. Në epokën e luftës së Trojës, ne na është thënë se luftojnë trojanët me grekët. Shohim burime historike dhe nuk përmendet kurrë termi grek, por autorët përmendin fise ilire dhe nga ana e akejve dhe popull pellazg, aty nuk përmenden grekë. Po Kali i Trojës dhe Elena? Janë pellazgë! Dhe, nëse e studjojmë këtë nga aspekti i gjuhës dhe asaj që sqarron Eqrem Çabeu rreth shqipes së vjetër, atëherë del qartë dhe eshte e kuptueshme se e folmja ka qënë shipja me trung ilirishten, e që ka vende edhe në fshatra shqiptare në Ukrasinë apo kontinentin e Azisë, në vende të caktuara në kohëra historike dhe hapësirë, gjuha jonë ruhet me një xhelozi të rrallë, nëse bri saj ngjeshim edhe çështjen e traditës, kulturës dhe folklorit, veseve e dokeve si fenomene, del sheshasi se vazhdon tradita mijëvjeçare e cila burimet i ka nga ilirët dhe ilirishtja. Nëse këtu kemi parasyshë edhe termet që përdor Homeri,janë tipike shqipe dhe i takojnë gjuhës sonë të lashtë me të vërtetën apsolite dhe relative, gjë që duhet të hapen shtigje studjuese e shkencore nga studjues dhe gjuhtarë shqiptarë, për të mirën dhe interesin e kombit dhe të gjuhëssonë gjer në të folurit të letrarishtes së unjisuar…! (N.Ç.)